S`fundmi | Politika

Franca shtynë vendimin për ekstradimin e Haradinajt në Serbi

Nga - 12.01.2017

Ish- komandati i UÇK-së lirohet me kusht deri në shqyrtim të të gjitha provave.

Një gjykatë franceze ka vendosur që të mos ekstradojë Ramush Haradinajn në Serbi në këtë fazë, duke liruar me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, por duke ia mohuar të drejtën për të lëshuar Francën.

Hesapet e luftës do të mund të dërgojnë “Rambon” e Kosovës sërish në ring me armikun që i kishte shpallur luftë para pothuajse dy dekadave – Serbinë. Ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinut në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe lideri i Aleanacës për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund të ballafaqohet sërish në një proces gjyqësor për krime lufte me Serbinë, derisa do të jetë në pritje të një vendimin të ri të gjykatës për ekstradimin apo jo të tij.

Lajmin e ka konfirmuar për media nga Franca avokati i tij Arianit Koci.

Vendimi i pasditës së sotme në gjykatën e Colmar vjen tetë ditë pas arrestimit të tij në aeroportin e Mulhouse Freiburg të Baselit, ku u ndalua më 4 janar bazuar në një fletëarrest të Interpolit të vitit 2004, të inicuar nga Serbia.

Koci, ka sqaruar për Telegrafin se lirimi me kusht do të zgjas deri në vendimin e radhës të gjykatës sa i përket kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, meqë provat e reja që Serbia ka deponuar bashkë me kërkesën e djeshme duhet shqyrtuar.

“Kjo kërkesë do të shqyrtohet në një periudhë nga 18 deri në 40 ditë”, ka deklaruar ai.

Në fakt Haradinaj ishte gjykuar dy herë për akuzat e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi, gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, në Hagë si dhe ishte liruar nga të gjitha akuzat në vitin 2012.  

Serbia kishte deponuar 108 ankesa penale ndaj Haradinajt, e që kryesisht lidhen me akuzat për terrorizëm, krime lufte dhe vrasje të civilëve gjaytë viteve 1998-99 në Kosovë.

bazë të raportimeve Haradinaj ka qenë duke udhëtuar me pasaportë diplomatike në Francë, ndërsa ndalimi i tij është i dyti bazuar në fletëarrestin e lëshuar nga Serbia në Interpol në vitin 2004. Në vitin 2015 ai ishte ndaluar edhe në Slloveni ku kishte qëndruar për vetëm 2 ditë në ndalim dhe më pas ishte liruar.

Ndalimi i tij në Francë ka nxitur reagime të shumta si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri duke u cilësuar fletëarrestin ndaj tij krejtësisht politik. Haradinaj kishte udhëtuar në vitin 2016 në Francë gjatë kohës së kampionatit evorpian por nuk ishte ndaluar asokohe.

Kritika janë adresuar edhe ndaj deklaratës së zëdhënëses së BE-së për Veprime me Jashtë, Maja Kocijancic, e cila bëi thirrje që çështja e Haradinajt të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë, duke dëshmuar se çështja është e motivuar politikisht dhe jo krejtësisht juridike.

Rasti i Haradinajt ka nxitur një sërë reagimesh. Parlamenti i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme me 10 janar me gjuhë unifikimi për lirimin e tij të mënjëhershëm. Ndërsa brenda Kosovës dhe në disa qytete evropiane dhe amerikane u mbajtën protesta nga përfaqësesit e diasporës kosovare para ambasadave franceze.

Në anën tjetër, mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë tashmë duket të jenë edhe më të thelluara, ani pse të dyja palët që nga viti 2011 po marrin pjesë në dialogun e Brukselit në emër të qëllimit për normalizim marrëdhëniesh.K