Agonia e 10-vjetorit - Kosovo 2.0
Në thelb | Pavarësia

Agonia e 10-vjetorit

Rinia e mbyllur e Kosovës.

Nga - 16.02.2018

Që nga fillimi kur vendosa të punoja në temën e rinisë në Kosovë, e kisha bindjen se personazhet e përfshira në fotografitë do të ishin bashkëpunues dhe nuk do të ma ndalonin punën. Duke e marrë parasysh faktin se shumica e kosovarëve në moshën ndërmjet 15 dhe 25 vjet janë në pronësi të telefonave të mençur me qasje në internet dhe shumicën e kohës e kalojnë duke publikuar informata personale, për mua ishte e natyrshme se puna në këtë temë do të jetë e lehtë dhe e kapshme.

Para 10 vitesh kur Kosova u shpall shtet i pavarur, unë isha pjesë e dokumentimit të ngjarjeve të asaj dite. Atëbotë, të rinjtë e Kosovës ishin të mbushur me energji pozitive dhe mbanin shpresa për një të ardhme të ndritur, plot mirëqenie, dhe kishte ndjenjë bashkpunimi.

Gjatë kësaj dekade që nuk isha i pranishëm në Kosovë gjërat ndryshuan. E kuptova që asgjë nuk ishte më njësoj, as entuziazmi, as infrastruktura.

“Mos ma qit ftyrën në gazetë se kryt ta thej!”

Kjo fjali më përcolli thuajse në secilin rast. Reagimet ishin nga më të ndryshmet por gjithnjë agresive.

Si rrjedhojë, edhe puna e realizuar gjate këtyre dy javëve doli si e tillë, nga distanca dhe e bazuar vetëm në disa qytete.

Reagime të tilla nuk kisha as në raste ekstreme kur isha përballë pjesëtarëve të frontit Al Nusra në Siri, të cilëve u mjaftonte të më thoshin një herë se nuk dëshironin t’i fotografoja dhe pastaj më ftonin për të pirë çaj.

Me siguri një arsye e madhe për këtë frustrim është media dhe mospërfaqësimi i kësaj gjenerate në mënyrë të duhur. Ata, sot më shumë se kurrë, kanë qasje dhe e shohin jetën e moshatarëve të tyre nëpër botë. Ndihen europianë, por ka të tillë që nuk i kanë kaluar kufijtë e Ballkanit për aq kohë sa kanë jetuar. Gjuhët e huaja i flasin rrjedhshëm, por nuk kanë me kë t’i flasin ato. Kanë shije për muzikë, por nuk mund të shkojnë në koncertet e bendeve që u pëlqejnë.

Gjatë këtyre javëve vërejta se rinia e Kosovës nuk ka çfarë tjetër të bëjë, përpos të kalojë kohë nëpër kafene dhe me telefona të mençur. Si rrjedhojë e kësaj shkëputjeje me realitetin, edhe shoqërimi mes tyre duket i zbehtë dhe jokreativ.

E kuptova, fatkeqësisht, se jeta e tyre është kthyer në një agoni të vazhdueshme prej të cilës nuk mund të dalin.

Megjithatë, në mes të kësaj vrazhdësie, gjeta edhe të bukurën: Të rinj të etur për më shumë, ëndërrimtarë me sy të hapur, të zëshëm e me mendim të vetin edhe pse ndihen se nuk ka kush t’i dëgjojë.  

Me tĂ« ardhme tĂ« mjegulluar, por me shpresĂ« tĂ« qartĂ«. Â