Shkurt | Politika

Ambasadat “Quint” Qartësojnë Deklaratën e Diskutueshme

Nga - 01.12.2015

MB, Franca dhe Italia thonë se komentet nuk lidhen me bastisjen e opozitës.

Ambasadat “Quint” sot kanë mbrojtur një deklaratë të përbashkët që e lansuan gjatë fundjavës, pasi që është kritikuar shumë nga disa. Ka pasur shumë kritika në rrjete sociale ndaj kësaj deklarate të lansuar nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia të dielën (29 nëntor), në të cilën u lëvdua sjellja e Policisë së Kosovës gjatë veprimeve të diskutueshme të ditës së mëparshme.

Partia opozitare Vetëvendosje raportoi se dhjetëra qytetarë e aktivistë u lënduan, disa prej tyre keq, gjatë një bastisjeje të armatosur policore në selinë e tyre. Vetëvendosje pretendon se 61 njerëz u “morrën me forcë” nga zyret e tyre dhe se “mbi 150 qytetarë e aktivistë” janë arrestuar nga policia nëpërmjet veprimeve “të dhunshmë e brutale” gjatë asaj dite; policia zyrtarisht i raportoi 97 arrestime. Dita përfundoi me një gjendje të jashtëzakonshme de facto në rrugët e kryeqytetit, pasi që prania shumë e madhe e policisë speciale vendosën postblloqe dhe mbyllën shumë prej rrugëve rreth qendrës së qytetit.

Deklarata që u nënshkrua nga katër prej pesë ambasadave “Quint” – Gjermania nuk e nënshkroi, edhe pse më vonë postoi në Facebook se e “mbështet plotësisht” – solli polemika pasi u duk se bëri përpjekje të mëdha për ta lëvduar Policinë e Kosovës. Fjalia që krijoi më së shumti polemika ishte: “Jemi të lumtur që demonstratat kanë kaluar paqësisht dhe duam t’i lëvdojmë të gjithë që ishin të përfshirë, veçanërisht Policinë e Kosovës”.

Megjithatë kur u kontaktuan nga Kosovo 2.0 për qartësim, Ambasadorët e Britanisë dhe Italisë të dy thanë se lëvdatat ishin specifikisht në lidhje me sjelljen e policisë gjatë “manifestimit” anti-qeveritar të mbajtur më herët gjatë pasditës së shtunës, dhe nuk ishte në lidhje me veprimet e tyre më vonë në selinë e Vetëvendosje.

Ambasadori Britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se shqetësimet e ngritura nga Amnesty International rreth veprimeve të Policisë duhet të investigohen.

“Dy ngjarje ndodhën [të shtunën]”, tha Ambasadori britanez në Kosovë, Ruairi O’Connell, për Kosovo 2.0. “Protesta kaloi paqësisht dhe policia u përball me të shumë mirë. Arrestimi [i deputetit të opozitës Albin Kurti – synimi i bastisjes policore] është tjetër gjë”.

Ambasadori italian për Kosovë, Andreas Ferrarese, u pajtua me O’Connell, duke i thënë Kosovo 2.0: “Komenti për policinë ishte specifikisht në lidhje me policimin e manifestimit”.

Ambasadori britanez e përsëriti thirrjen e tij, që fillimisht e bëri dje në mbrëmje, për hetime mbi shqetësimet e shprehura nga Amnesty International për Kosovo 2.0, se u duk që është përdorur “forcë e tepërt” nga Policia e Kosovës gjatë veprimeve të së shtunës. “Nëse dikush akuzon, duhet të hetohet, kështu funksionon shteti normal”, tha ai.

Ambasadori i Italisë Andreas Ferrarese insistoi se komenti i së dielës nga “Quinti” ku lavdërohet Policia e Kosovës ishte specifikisht në raport me veprimet e tyre gjate protestës së opozitës të së shtunës.

Kur u pyet nëse ai mendon se janë të nevojshme hetimet, ambasadori italian tha: “Nëse ata [Policia e Kosovës} thonë që operuan sipas ligjit, nuk ka motiv që të mos jenë shumë të hapur me një organizatë kaq të respektuar… Transparenca është gjithmonë zgjidhja më e mirë”.

Ambasadorja franceze, Maryse Daviet, refuzoi të fut hundën në këtë çështje, duke deklaruar: “Nëse Amnesty do [të hap hetime mbi veprimet e Policisë së Kosovës], pse jo? Nuk më përket mua të them Amnesty duhet e Amnesty nuk duhet. Amnesty International është OJQ dhe shoqatë shumë e njohur e të drejtave të njeriut”.

Ambasadori i Italisë Andreas Ferrarese insistoi se komenti i së dielës nga “Quinti” ku lavdërohet Policia e Kosovës ishte specifikisht në raport me veprimet e tyre gjate protestës së opozitës të së shtunës.

Ambasadori i Italisë Andreas Ferrarese insistoi se komenti i së dielës nga “Quinti” ku lavdërohet Policia e Kosovës ishte specifikisht në raport me veprimet e tyre gjate protestës së opozitës të së shtunës.

Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet, insistoi se si “e huaj” në Kosovë, nuk është vendi i saj të thërret për një investigim rreth shqetësimeve të ngritura rreth Policisë së Kosovës nga Amnesty International.

Daviet insistoi se si “i huaj” në Kosovë, nuk i përkiste asaj t’u tregojë autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike se çfarë duhet të bëjnë e të mos bëjnë. Por ajo sugjeroi që nëse autoritetet mendojnë që nevojiten hetime, kjo punë mund të kryhet në mënyrë efektive nga Ombudspersoni. “Veprim i mirë mund të jetë edhe të pyetët Ombudspersoni”, tha Daviet për Kosovo 2.0. “Ombudspersoni është person shumë i respektuar, po mendoj është jopolitik… është i zgjedhur nga të gjithë”.

Kosovo 2.0 e kontaktoi zyrën e Ombudspersonit, që tha se është duke monitoruar ngjarjet, dhe është në proces të mbledhjes së fakteve e dëshmive, para se të lansojë një raport.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të lansuar mbrëmë, Zyra e BE në Kosovë, Përfaqësuesja Speciale e BE dhe Ambasadat e Zyret e Shteteve Anëtare të BE në Kosovë, u duk sikur e njohën rëndësinë e shqetësimeve të Amnesty International, mes tjerëve, për veprimet e Policisë së Kosovës. “Në ushtrim të funksionit të tyre, institucionet kanë obligim për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, shkroi aty.

Deklarata e përbashkët erdhi pas përçarjes së mëtejme në Kuvendin e Kosovës, që ka qenë i bllokuar me muaj tani si pjesë e ngërçit politik pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të diskutueshme nga qeveria në gusht. Opozita ka protestuar – brenda Kuvendit dhe në rrugë – kundër marrëveshjes me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE që po të miratohet do të themelojë një “Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe”, dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në një krizë të thellë demokratike në Kosovë, pesë deputetë të opozitës (duke përfshirë Albin Kurtin) tani janë arrestuar për rolet e supozuar të tyre në përdorimin e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, ndërsa qeveria i ka mbajtur tre seanca pa opozitë, pasi që opozitën e ka mbyllur jashtë.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO