Pikëpamje | Politika

Letër e hapur për Donald Trump

Nga - 21.10.2016

Republikanët duhet të distancohen nga mbështetja e "kriminelëve të luftës "dhe të sqarojnë pikpamjen e tyre për luftërat jugosllave.

Javën e kaluar, Donald Trump me gjasë u akuzua gabimisht për ‘kërkim falje’ për ndërhyrjet e NATO-s që dy herë ndaluan vrasjen masive, që përfshinë krime të gjenocidit, të më shumë se 100,000 civilëve të pafajshëm në ish-Jugosllavi. Ky incident erdhi prej kundërshtimit të kahmotshëm të Z. Trump për ndërhyrjen e NATO në Kosovë, që me gjasë shpëtoi mijëra jetë. Për më tepër, është e pamundur që ta injorojmë rezervimin fyes të Z. Trump për të mos u distancuar nga njëri prej kriminelëve më famëkeq të atyre luftërave, Vojislav Seselj.

Si qytetarë amerikan që ikën nga ato luftëra, dhe si ish-përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, si autorë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe akademikë, të cilët merren me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe efektet e saj, për neve deklaratat e Z. Trump në lidhje me këto çështje janë thellësisht shqetësuese.

Z. Trump për të ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po të ishin aplikuar kur ne u larguam prej shtëpive tona, sigurisht se do të përfundonin me vdekjen tonë.

Në 1999, Z. Trump favorizoi një pushtim tokësor dhe okupim të pritshëm të Serbisë, në vend të bombardimeve me shënjestra të NATO, megjithëse nuk ishin të përsosura. Këtë verë, ai aludoi se si president ai nuk do të ndërhynte kur regjimet shtypëse i masakrojnë qytetarët e tyre. Është e rëndësishme të kujtojmë që boshnjakët (musliman) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe shqiptarët nga Kosova dhe kroatët u shënjestruan dhe u vranë sistematikisht gjatë luftërave në Ballkan. Për mbijetuesit që janë në mesin tonë dhe që janë muslimanë, deklaratat e Z. Trump për të ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po të ishin aplikuar kur ne u larguam prej shtëpive tona, sigurisht se do të përfundonin me vdekjen tonë.

Së fundmi, ai nuk e distancoi vetën nga Vojislav Seselj, që u padit për krime të luftës nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi. Gjatë Luftës në Bosnje, Seselj i mbushi me terror zemrat dhe mendjet e burrave, grave e fëmijëve gjatë pushtimeve të dhunshme të milicisë së tij nëpër fshatra, duke kryer fushatë të vrasjes, përdhunimit dhe torturës në Bosnjen lindore.

Sot Seselj është anëtar i parlamentit serb dhe me gjasë do të kandidojë për president të Serbisë në 2017. Në shtator, Seselj ‘mirëpriti’ Zëvendës Presidentin Joseph Biden në Beograd me një tubim politik mjaft të publikuar, në mbështetje të Z. Trump. Ai më herët u bëri thirrje serb-amerikanëve që të votojnë për Z. Trump. Platforma e tij vazhdon të jetë e fokusuar në retorikë të dhunshme, krijim të një “Serbie të Madhe’, ngadalësim të progresit të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe mbështetje të lidhje më të afërta me Rusinë. Ai në mnyrë rutinore i djeg flamujt e NATO-s në publik. Ai gjithashtu shfrytëzoi politikisht vrajsen e sponzoruar nga shteti në rastet e pazgjidhura të Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, tri vëllezër shqiptaro-amerikan nga Kosova që u vranë, dhe trupat e të cilëve u çuan në një varrezë masive në vitin 1999.

Si duket Vojislav Seselj e sheh Donald Trump si aleat në kauzën e tij. Z. Trump nuk ka bërë asgjë për t’u distancuar nga miratimi i Seselj.

Prandaj, presidenca e Donald Trump, e lidhur me ekstremistë të Ballkanit dhe Rusisë, nuk do t'i shërbente interesave të SHBA, dhe mund të shkaktojë krizë totale në një rajon të brishtë.

Pasi që Z. Trump kërkon një prej pozitave më të fuqishme në botë, ne po e përdorim këtë mundësi për t’i kujtuar ati që politikat e tij do të kishin qenë katastofike për gjithë Evropën juglindore. Shtetet e Bashkuara dhe NATO vepruan si fuqi e së mirës në këto ndërhyrje, edhe pse ndoshta me një vonesë tragjike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Edhe ma alarmuese për neve është se qëndrimi i Z. Trump për NATO përputhet me atë të Federatës Ruse, që kundërshton NATO-n dhe zgjërimin e saj në rajon, duke përfshirë Maqedoninë dhe Malin e Zi. Për ata në mesin tonë që i mbijetuan luftërave të tmerrshme të udhëhequra prej liderëve agresiv autokraitk, admirimi i shpallur i Z. Trump për Vladimir Putin është alarmues, dhënë angazhimin e shtuar të Putin me liderët e Serbisë dhe entitetin serb në Bosnje, që refuzojnë të marrin përgjegjësi për krimet e së kaluarës, përfshirë gjenocidin. Rusia në mënyrë aktive e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Shpërfillja e demonstruar e Putin për të drejtat e njeriut është e dallueshme qartë në masat e rrepta që merren ndaj shoqërisë civile në RUsi. Prandaj, presidenca e Donald Trump, e lidhur me ekstremistë të Ballkanit dhe Rusisë, nuk do t’i shërbente interesave të SHBA, dhe mund të shkaktojë krizë totale në një rajon të brishtë.

Prandaj, i bëjmë thirrje Donald Trump që të distancohet nga miratimi i Vojislav Seselj, dhe nga deklaratat e tij për ndërhyrjen e NATO në ish-Jugosllavi. Ai duhet të pranojë politika që kanë shpëtuar jetët e shumë njerëzve, dhe kanë parandaluar një katastrofë njerëzore.

Me sinqeritet,

Ajla Delkic, avokate boshnjako-amerikane e të drejtave të njeriut

Richard Lukaj, filantropist and dhe avokat i politikës publike

Tanya Domi, zëvendës profesoreshë, Columbia University; ish-zëdhënëse për Misionit të OSCE në Bosnje e Hercegovinë

Praveen Madiraju, avokat i të drejtave të njeriut

Amb. (ret.) Robert L. Barry, ish-kreu is Misionit të OSCE në Bosnje dhe Hercegovinë

Amb (ret.) Richard D. Kauzlarich, ish-Ambasadorë i SHBA në Bosnje dhe Hercegovinë, zëvendës profesor, Schar School of Policy and Government, George Mason University

Amb. (ret.) John K. Menzies ish-Ambasadorë i SHBA në Bosnje dhe Hercegovinë, ish-kreu i misionit në Kosovë

Amb. (ret.) ëilliam E. Ryerson, ish-Ambasador i SHBA në Shqipëri, 1991–1994.

Shaën M. Byrnes, oficer i lartë i Shërbimit të Jashtëm dhe kreu i Misionit Mbikëqyrës Diplomatik të SHBA në Kosovë (1998-99) dhe i Misionit Diplomatik të SHBA në Republikën e Malit të Zi (1999-2002)

Jim Hooper, këshilltar i pavarur dhe ish-oficer i Shërbimit të Jashtëm

James Zogby, president, Arab American Institute

Kurt Bassuener, themelues dhe bashkëpuntor i lartë, Democratization Policy Council

Ken Biberaj, avokat i politikës publike

Mirsad Hadzikadic, profesor, University of North Carolina at Charlotte

Valbona Karanxha, Ed.D. Neë Haven Public Schools, studjues i Yale University

David L. Phillips, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

Shinasi Rama, Ph.D. profesor klinik i marrëdhënieve ndërkombëtare NYU

Grid Rroji, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare NYU, redaktor për Bletashqiptare.com

Gerard Toal, Virginia Tech, National Capital Region

Samuel Totten, profesor emeritus, University of Arkansas, Fayetteville

Sarah ëagner, profesoreshë asociuar i antropologjisë, George ëashington University

Dr. Paul R. ëilliams, Rebecca I. Grazier profesoreshë e juridikut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, American University

Martin Shkreli, ish-kryetar i bordit për Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

Adisada Dudic, avokate, avokate e të drejtave të njeriut, mbijetuese e gjenocidit të Srebrenicës

Meto Koloski, avokat i të drejtave të njeriut maqedon-amerikan

Elmina Kulasic, avokate e të drejtave të njeriut

Steve Rukavina, aktivist kroato-amerikan

Klara Buda, ish-kreu i Departamentit Shqiptar të Radio France Internationale, Paris, mars 1999-2010

  • PËR AUTORIN/EN The Undersigned
  • Shënim Pikëpamjet e shkrimtarit/ës nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
  • Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO