Shkurt | Bisedë e Shkurtë

Bisedë e Shkurtë: Çka dëshirojmë të dijmë dhe si ta dijmë?

Nga - 08.12.2016

Të mërkurën, me 14 dhjetor, në 18:00, në Dit’ e Nat’.

Parashtrimi i pyetjeve dhe vendosja e presionit tek qeveritë dhe institucionet është diçka që shpeshë i lihet në dorë gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile; një shoqëri apatike është terren i përsosur për institucione korruptive, struktura të pushtetit jo efiqiente, dhe thënë shkurt, qeverisje të keqe.

Por çka ndodh kur qytetarët janë ata që bëjnë pyetje? Për çka dëshirojnë të dijnë ata?  Çka dëshirojnë të ndryshojnë? Sa janë të gatshëme institucionet për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve? Si munden liderët t’i përdorin propozimet e qytetarëve për më mirë? A kanë qytetarët e Kosovës mjete të mjaftueshme për të komunikuar me përfaqësuesit e tyre? A i komunikojnë si duhet vendimet dhe politikat zyrtarët për marrëdhënie me publikun? A i mbron dhe ndihmon ligji ata të cilët dëshirojnë të kenë qasje dhe të shpërndajnë informacione të interesit të lartë publik? Çka do të ndryshonte nëse politikanët do t’iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve në mënyrë transparente dhe publike?

Në bisedën e ardhëshme, Kosovo 2.0 dëshiron që të ndaj me ju përvojën dhe rezultetet e fushatës #PoDuMeDitë, fushatë e cila për qëllim kishte inkurajimin e qytetarëve që kërkesat dhe pyetjet e tyre ti bëjnë direkt tek përfaqësuesit politik dhe institucional pëmes rrjeteve sociale. Për më tepër, ne presim që të diskutojmë rreth transparëncës së institucioneve, qasjes në dokumente publike, sinjalizuesve, dhe më tepër.

Na u bashkoni të mërkurën, me 14 dhjetor, në 18:00, në Dit’ e Nat’, për një diskutim real, praktik, të hapur dhe pragmatik për të gjitha këto çështje. Për të na ndihmuar që të fillojmë dhe për të na dhënë më shumë informata për këto çështje, do të na bashkohen:

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë në Iniciativa për Progres (INPO).
Albulena Sadiku, zëvendës-drejtoreshë në BIRN Kosovo.
Arben Ahmeti, gazetar në Radio Dukagjini.

Këtë diskutim do ta moderojë gazetari i K2.0, Eraldin Fazliu.

Shfrytëzoni mundësinë që të merrni pjesë.K

Feature image: K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO