Në thelb | Mali i Zi

Kultura e blogging ka shpërthyer në Ballkan

Nga - 29.06.2017

Rritje e shpejtë në numrin e përdoruesve të rrjeteve sociale në Mal të Zi.

Jelena Kaludjerovic iu deshën vetëm disa minuta për ta shkruar blogun e saj të parë. Me 10 vjet përvojë në fushën e marrdhënieve me publikun dhe marketingut, me 30 tetor 2015, ajo iu hap sferës së blogimit, duke treguar se çfarë e motivon atë në jetë. Prandaj e emëroi blogun e saj të parë ‘Pasion e Dashuri – simbolet e jetesës sime’.

“Dua t’u ndihmojë njerëzve”, thotë Jelena, duke e shpjeguar motivin e blogut të saj. “Dua t’ua zbukurojë ditët dhe t’i përdori përvojat e mia, për të cilat shkruaj për të qenë motivimi i tyre, në mënyrë që ata të bëjnë gjëra të dobishme – ta organizojnë kohën si duhet, të punojnë për vetën, të mësojnë, ta përmirësojnë vetën, të udhëtojnë, të qëndrojnë në hotele të mira. Dua gjithashtu ta theksoj rëndësinë e performimit të aktiviteteve fizike”.

Jelena i publikoi mbi dhjetëra blogje para se të bëhej përfaqësuesja zyrtare e Malit të Zi në projektin ‘Coca Bloggers Network Adria’, e që synon promovimin rajonal të kulturës shoqërisht të përgjegjshme të blogging – ut. Ajo thotë se pjesëmarrja e saj në këtë projekt e solli vëmendjen tek ajo dhe puna e saj, duke hapur kështu shumë mundësi brenda sektorit të turizmit.

Jelena Kaludjerovic e nisi blogun e saj në vitin 2015, pasi kishte punuar për një dekadë në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut. Foto: Jelena Kaludjerovic.

Tani e ka synim që ta bëjë blogun e saj më efektiv, sa i përket kostos. “Aktualisht jam duke e krijuar një strategji që do të më mundësojë që të bëjë para prej punës që po e bëjë, jo vetëm nëpërmjet bashkëpunimeve në bazë të kompenzimit”, thotë ajo. “Flas në përgjithësi, njerëzit në Mal të Zi nuk janë sa duhet të vetëdijshëm për atë se si, nëpërmjet një blogu të shkruar si duhet, mund të krijosh imazh të mirë në publik, e mund të shtohet niveli i ndërgjegjësimit të klientëve për një produkt apo shërbim – e kështu pastaj ndikohet edhe niveli i shitjeve. E shumë pak janë të vetëdijshëm madje se këto përpjekje paguhen”. Jelena tregon se si kolegët e saj nëpër botë i fitojnë prej 100 deri në 10,000 euro në muaj.

Duke jetuar ëndrrën e fëmijërisë

Blogerja profesionale amerikane, Nina Ragusi, ka fituar ndër vite të hyra prej blogging – ut. “Të jem e sinqertë, nuk kam pasur ide që bloggingu mund të bëhet tamam punë”, thotë ajo.

“Kur shkova në Tajlandë në 2011, për të dhënë mësim në gjuhën angleze, nisa ta shkruaja një ditar elektronik, në mënyrë që miqtë e familja të mund të lexonin për punët e mija. Papritmas më shkruanin pyetje njerëz krejtësisht të huaj, duke pyetur se si mund të jetojnë e punojnë jashtë vendit. Fillova të shkruaja për këtë dhe i transformova shkrimet e mija në një profesion, falë të cilit sot fitoj para”.

Në qershor, Nina e vizitoi Malin e Zi pasi u ftua nga Organizata Kombëtare e Turizmit për të promovuar këtë shtet të vogël online. Gjatë shtatë ditëve, ajo udhëtoi nëpër bregdetin malazias, në veri të vendit, dhe në liqenin Skadar. Përveç që i pati të mbuluara të gjitha shpenzimet, si akomodimi, ushqimi e transporti, Nina gjithashtu morri honorar përë këtë punë.

“Në fakt, aktualisht punoj më shumë se sa kur kisha punë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara”

Nina Ragusi

“Jam me fat që mund ta bëjë profesionalisht atë që e dua privatisht”, thotë ajo. “Nga një pikëpamje personale, jam duke jetuar ëndrrën e fëmijërisë – gjithmonë e kam pasë ëndërr me udhëtu botën’.

Megjithatë, jeta e blogerëve nuk është aq e lehtë sa mund të tingëllojë. Nina thotë se “kërkon shumë punë”.

“E vetëdijshme jam që njerëzit mendojnë se blogerët janë përherë nëpër pushime, por kjo është larg së vërtetës”, thotë ajo. “Në fakt, aktualisht punoj më shumë se sa kur kisha punë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara”.

Blogerët profesionist duhet të jenë dinamik, meqë kërkohet shumë më shumë se thjeshtë të ulesh e të shkruash kohë pas kohe. “Vazhdimisht përmirësohem, bëjë hulumtime çdo ditë, shkruaj dhe kthej letra elektronike e mesazhe që m’i dërgojnë përcjellësit e mi – jam edhe duke e studiuar fotografinë – pastaj kërkoj ofertat më të mira për transport dhe akomodim, regjistrohem për reklama të ndryshme, shkruaj blogje, merrem me llogaritë që i kam në rrjete sociale…”.

Nina Ragusi thotë se aktualisht është duke e jetuar ëndrrën e fëmijërisë duke udhëtuar nëpër botë për blogun e saj, por thotë se bloggingu nuk është gjithmonë aq lehtë sa tingëllon, edhe pse kënaqet në punën që bënë. Foto: Nina Ragusi.

Në ditë të sotit, blogjet nuk mund të mbijetojnë pa promovim në rrjete sociale. Këtë e dinë edhe Jelena e edhe Nina. Blogerja amerikane i ka më shumë se 50,000 përcjellës prej gjithë botës në Instagram. Ajo shpeshherë i pyet ata se cilin destinacion kanë dëshirë ta shohin duke e vizituar. Thotë edhe që së fundmi i janë rekomanduar Mali i Zi dhe Kroacia. Ajo është e bindur që blogu dhe postimet e saja në rrjete sociale do t’i sjellin turistë të rinj këtyre vendeve.

Edhe pse ka kanale të pafund nëpërmjet së cilave mund t’i dërgojmë mendimet e ndajmë qëndrimet në hapësiren kibernetike në ditë të sotmet, kanali më i njohur është ai i rrjeteve sociale. Mali i Zi është i pari në rajon sa i përket numrit të llogarive të Facebook në krahasim me numër të popullsisë – gati 400,000 malazias kanë llogari në Facebook.

Njëkohësisht, Instagrami sot është rrjeti që po rritet më së shpejti në Mal të Zi, me më shumë se 100,000 profile. Njëri prej tyre i përket Ignjat Kotlajes, banor i Plevlës i cili erdhi për të jetuar në Podgoricë, pasi kishte kaluar kohë në Beograd. Postimet, videot e drejtpërdrejta dhe materialet që i poston ai në Instagram ndiqen prej më shumë se 35,000 njerëzve.

Prania online e Ignatit nisi në Twitter, rrjet në të cilin ka gati po aq ndjekës. “Nisa ta përdori Twitter-in, kur ai e kaploi Ballkanin para nja shtatë viteve”, kujton ai. “Isha jashtë vendit me punë e gjatë kohës së lirë shkrova si një lloj kujtim-shënimi për udhëtimet e mija. Ky format i shkurtër me 140 shkronja më përshtatej, dhe kështu filloi gjithçka”.

Kur e mendon atë kohë, e pranon që nuk e kishte pritur që ta zhvillojë këtë ndikim që tani e kë nëpërmjet këtyre rrjeteve sociale.

Përpjekjet e Don Kishotit online

Për dallim nga shumë profileve të Instagramit, Ignjati nuk përdorë foto profesionale apo filterë, e as nuk mundohet të krijojë ndonjë realitet “të dukshëm”, siç e shohim shpeshherë në rrjete sociale.

“E kisha si një synim të pjesshëm për të shtuar nivelin e ndërgjegjësisë në mesin e atyre që i njoh e nuk i njoh rreth meje, duke përdorur gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme dhe metafora për të folur për disa probleme sociale dhe standarde që na skllavërojnë, dhe për shkak të të cilëve ne vuajmë; por nuk duhet të vuajmë, sepse jeta nuk është ajo gjë në veçanti dhe nuk varet prej saj”, thotë ai. “Megjithatë, ngadalë jam duke e lënë atë, sepse është punë e Sisifusit (metaforë për një mbret legjendar të Korintit i cili u dënua që ta tërheqë përherë një gur të rëndë deri në majë të një kodrës në ferr, e secilën herë ai gur rrokullisej përsëri deri poshtë). Tani e gjithë kjo shërben për të më ndihmuar që ta pushoj trurin tim dhe të qeshi me budallakitë e tjerëve”.

Ignjat Kotlaja i ka më shumë se 35,000 përcjellës në Instagram dhe ngjashëm edhe në Twitter. Foto: Ignat Kotlaja.

Edhe pse e ka zhvilluar një qasje më realksuese e pa synime, Ignjat ka fituar para prej pranisë së tij në rrjete sociale. Ai thotë se fitimi i tij do të kishte qenë shumë më i madh po të kishte më shumë kohë për t’ia përkushtuar, ose po të kishte qenë i gatshëm për të bërë kompromis e për të përfituar më shpesh prej të ardhurave të korporatave.

“Burimi kryesori i të hyrave në rrjete është nëpërmjet fushatave të përhershme promovimeve dhe aksioneve të kompanive të mëdha dhe brendeve nga Serbia”, thotë ai. “Këtë e kuptova kur më thirrën që të përfshihesha disa miq të mi që punonin me ekipe të dizajnit dhe marrëdhënieve me publikun. Më vonë fillova të punoja pak në fushatat e tyre, e prandaj është krijuar një rreth të cilin nuk është lehtë ta lësh”.

Historia e Omer Sarkicm e blogging nisi në mënyrë krejtësisht tjetër. Omer shkruan blogje politike për portalin PCNEN, një prej portaleve të parë në Mal të Zi. Rruga drejtë blogut të tij të parë nisi prej komentimit në bazë anonime në artikuj nën pseudonimin ‘Zipp’. Redaktorit i pëlqeu këndvështrimi i tij ndaj jetës malaziase, dhe kështu ai e ftoi që t’i shkruante mendimet e tij në një blog.

“Në fillim mendova se mund të kem ndikim e ta ndryshojë mendësinë e qytetarëve që i lexojnë artikujt e mi, dhe që të paktën mund të kem ndikim vetëm pak në procese. Një prej synimeve themelore ishte kundërshtimi i rishqyrtimit dhe ‘pikturimit’ të historisë, siç performohet prej shumicës së elitave politike në vendin dhe rajonin tim, prej historianëve, intelektualëve, gazetarëve dhe nacionalistëve të frustruar, të gjithë me motive të ndryshme”, thotë Zipp. “Unë mendoj që ishte përpjekje e pasuksesshme në stil të Don Kishtotit, por të paktën na mbetët një gjurmë e tij”.

Omer Sarkic fillimisht filloi me qëllim që t’i ndryshojë pikëpamjet e njerëzve me blogje politike, por tani e pranon që shkruan vetëm si formë katarsisi. Foto: Omer Sarkic.

Megjithatë, ai nuk është duke planifikuar që ta ndalë shkrimin, edhe pse njerëzit i presin me muaj publikimet e blogjeve të tij. “Do ta lë nëse nuk jam më i frymëzuar”, thotë ai. “Kam frikë që nuk do të harxhohet, por do të doja që të harxhohej. Për 30 vite kemi qenë në fillim të proceseve politike, gjërat nuk po përparojnë fare. Gjithnjë vazhdon i njejti degradim konstant ekonomik, qeveria e njejtë, opozita e njejtë. Në këtë lloj situate, me gjasë do të vazhdoj të lirohem duke shkruar blogje, në mënyrë që të mos luaj mendësh – nëse nuk kam luajtur ende”.

Gjithnjë më shumë njerëz të Malit të Zi, por edhe Ballkanit, po përdorin rrjete sociale për të ndërvepruar me botën. Po hapin tema të ndryshme – prej turizmit në politikë e në zbavitje – duke u munduar që ta shfaqin një pikturë tjetër të një rajoni që për një kohë të gjatë është njohur kryesisht për konflikte dhe mungesë harmonie.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO