Në thelb | Kulturë

Festivali kulturor që po e kundërshton nacionalizmin

Nga - 29.06.2017

Zëra prej edicionit të sivjetëm të “Mirëdita, dobar dan!”

“Shumë palidhje është [kur të urrejnë për atë që e bënë]”, pranon Jovana Prusina nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR). “Por e mira është që nuk ka shumë të tillë”.

Sivjet organizata e Prusinës e morri përsipër rolin e organizimit të edicionit të katërt të festivalit ‘Mirëdita, dobar dan!’ në Beograd, që u përcoll njëkohësisht edhe me disa protesta. “Sa herë që e sfidon versionin dominant të ngjarjeve, këto vijnë si pasojë”, konkludon ajo.

Festivali katër-ditor u themelua nga aktivisti i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, Miljenko Dereta, me synim që të lehtësohet procesi i pajtimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. ‘Nisma qytetare’ e Deretës u bë partner me OJQ-në kosovare “Integra”, e së bashku organizuan një festival i cili solli art e kulturë prej Kosovës në Serbi, dhe anasjelltas.

Edhe pse secili edicion i festivalit ka nxitur një lloj proteste, sivjet toni i tyre ishte shumë mëi ashpër, dhe u shoqërua me një furi mediale në tabloidet pro-qeveritare. Gazeta “Informer” e përshkroi këtë festival si “tradhëti” dhe “përdhunim të Serbisë në mes të Beogradit”, pjesërisht për shkak që Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës – shtet e pozitë të cilat nuk i njeh Serbia – pritej të merrte pjesë. Në fund Jahjagës iu mohua hyrja nga autoritetet serbe. Si rrjedhojë ajo u detyrua të mbajë fjalimin për dhunën seksuale gjatë kohës së luftës përmes videolinkut.

Në edicionin e sivjetëm të festivalit pati protesta, ku u përfshinë edhe anëtarë të grupit ‘Zavetnici’. Foto: Valmir Mehmetaj / K2.0.

Dy organizata të krahut të djathtë ekstrem i udhëhoqën protestat, grupi ekstremist pro-rus ‘Zavetnici’, dhe ‘Alternativa’. Protestuesit i shanë, pështyen dhe kërcënuan pjesëmarrësit e festivalit, akuzuan për krime lufte dhe shitje të organeve, dhe  kënduan këngë “Kosovo je srce Srbije” (Kosova është zemra e Serbisë). “Nuk mendoj që një përqindje e lartë e popullit serb kanë këso pikëpamje”, tha Prusina në lidhje me protestat. “Më duket se shumica [e serbëve] thjeshtë nuk dinë ose nuk janë të interesuar”.

Shtyllat e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” u themeluan mbi këtë supozim, që shumica e njerëzve “nuk e dijnë” ose “nuk janë të interesuar”, por nëse u ipet mundësi që ta shohin artin e kulturën e Kosovës, mund të krijohet mirëkuptim në mes të dy shteteve.

Anita Mitiç është drejtoreshë e YIHR dhe gjatë karrierës së saj i ka mbijetuar shumë fyerjeve, protestave e kërcënimeve, si rezultat i punës së saj. Pavarësisht përvojës që e ka, Mitiç nuk e priti reagimin që rezultoi. “Kur na pyetën se a duam ta marrim përsipër, ne thamë: ‘Pse jo? Është viti 2017! Politikanët po flasin, e lajmi më i madh ishte se kush çka po veshë në darkën e Brukselit!’”, shpjegon ajo. “Mendova që nuk është kushedi se çka. Më vonë e pash se sa gabim e kisha pasur!”

Nuk mund të mundohemi që ta shërojmë plagën e plumbit me fasha. Një herë duhet ta heqim plumbin, e tek pastaj fillon shërimi”

Anita Mitic, YIHR

Si filluan përgatitjet për festival, gjërat filluan të shkojnë keq. “Kur u munduam që ta organizojmë një shfaqje në teatrot publike, asnjëri teatër nuk donte që ta merrte përsipër. Habitesha  në vetvete e pyesja: ‘Pse?’”, thotë Mitiç. “Ky festival më shumë se kurrë më dëshmoi se ende ka ndarje të thella në shoqërinë serbe, dhe se plagët e luftës janë ende të hapura”.

Mitiç e përshkruan vizitën e saj në Kosovë si shumë “syçelëse”.

“Gjithmonë them se e ndryshoi krejtësisht diskursin e jetës sime”, shpjegon ajo. “Fillova të vë në dyshim gjithçka që më kishin mësuar kur e pashë sa shumë më kishin gënjyer, deri sa shkova vet. E kam fjalën për Prishtinën dhe shqiptarët, e Kosovën etj”.

Mitiç beson se e vërteta e sjellë shërimin, por publiku në Serbi nuk është i informuar mirë prej mediave, e kjo e bënë pajtimin më të vështirë. “Ata me qëllim nuk i informojnë, e i gënjejnë”, thotë Mitiç.

Jovana Prusina e YIHR ka dyshime se shteti serb ka ndikuar në mbarëvajtjen e festivalit sivjet. Foto: Valmir Mehmetaj / K2.0.

Prusina beson se qeveria ka luajtur rol të madh në qëndrimin e publikut kundrejt Kosovës, si dhe në protesta. “Mundohemi të krahasojmë, për shembull, kur i rrahën njerëzit në ‘Pride Paradën’ e para disa viteve…por vitin e kaluar u mbajt në mënyrë normale”, shpjegon ajo. “Kjo do të thotë se në një pikë, politika e shtetit ishte që ta lejojë mbajtjen e kësaj parade”.

Sa i përket festivalit ‘Mirëdita, dobar dan!’, ajo mendon se qasja ka ndryshuar papritmas, sepse ka qëlluar moment politikisht i përshtatshëm. “Nuk mendoj që të gjithë ata njerëz që vijnë këtu për të protestuar organizohen vet”, shpjegon Prusina. “Po, e kanë një rrëfenjë nacionaliste, kanë sjellje e mendime agresive, por nuk mendoj se janë të vetëm. Jam e bindur që janë të mbështetur plotësisht”.

Mitiç shpreson që kultura së shpejti do të dal në qendër të vëmendjes. “Do të dëshiroja që njerëzit ta pranojnë realitetin e të kënaqen me art, të kënaqen me këtë shfaqje të shkëlqyeshme, apo me këtë muzikë fantastike”, thotë ajo, duke i referuar shfaqjes së Jeton Nezirajt (“Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”) dhe jazz koncertin nga Visar Kuçi dhe trio. Që të dyja u mbajtën në Qendrën për Dekontaminim Kulturor. “Për mua është e vështirë që ta pranojë faktin se do të duhet të kalojë shumë, shumë kohë e gjatë para se të bëhet kjo normale”.

Pavarësisht protestave, shfaqja “Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” e regjisorit kosovar Jeton Neziraj, u prit me ngazëllim. Foto: Valmir Mehmetaj / K2.0.

Këtë pikëpamje, që për pajtim do të duhet të kalojë kohë e gjatë, e ka edhe gazetarja e Kohës Ditore, Sihana Klisurica, e cila po raportonte për herë të dytë nga ky festival. Klisurica e lavdëroi festivalin për këtë qëndrim të guximshëm, meqë u shfaqen punime si dokumentari “Vajzat shqiptare janë motrat tona” dhe filmin e shkurtër të nominuar për çmimin Oskar, “Shok”. Të dyja këto krijimtari e adresojnë luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Megjithatë, Klisurica ishte e mendimit që reagimi ndaj festivalit tregoi që versioni zyrtar i ngjarjeve duhet të ndryshohet, veçanërisht për shkak të numrit të të rinjve në protestë, shumë prej të cilëve ishin shumë të ri për t’i kujtuar vitet e 90-ta, e disa madje as nuk ekzistonin fare në atë kohë. “Sjelljet dhe insistimi i tyre që Kosova është zemra e Serbisë të bëjnë të mendosh që këto ide po u indoktrinohen”, konkludon Klisurica.

'Ndoshta këto janë hapa të vogla - hapa të foshnjeve - por në këtë mënyrë ndërtohet shtëpia, tulla-tulla”

Emel Ajdini, Integra

Një pjesëmarrës tjetër në festival, Vidan Bogdanoviç, gazetar dhe historian, kishte pikëpamje më optimiste për të ardhmën. “Mendoj se çdo vit ka progres, dhe shpresoj shumë që pas pesë apo gjashtë viteve do të mund të themi që me të vërtetë i njohim kulturat e njëri – tjetrit, dhe shpresoj që festivali i arrin synimet e veta”. Si vizitor i rregullt i këtij festivali, Bogdanoviç thotë se nuk mbanë në mend të kenë eskaluar protestat kështu më parë, por ai beson se reagimet e tilla janë të pritshme kur flasim për gjëra kaq të dhimbshme.

Mitiç e kupton se sa të dhimbshme mund të jenë këto diskutime, por prapë se prapë beson që mbajtja e tyre është jetike. “Duhet t’i hapim këto tema sepse përndryshe nuk do të na lënë që të shërohemi”, deklaron ajo. “Nuk mund të mundohemi që ta shërojmë plagën e plumbit me fasha. Një herë duhet ta heqim plumbin, e tek pastaj fillon shërimi”.

Si historian që është, Bogdanoviç beson se koha shëron dhe i ndryshon marrëdhëniet në mes njerëzve. “Ky është projekt shumë i mirë”, tha ai për festivalin. “Vetëm duhet të kalojë pak kohë deri sa të fillojë të vlerësohet rëndësia e tij”.

Bashkëpunimi me kosovarë

Emel Ajdini është koordinatore ndihmëse në “Integra”, një ndër organizatat partnere të YIHR për organizimin e pjesës kosovare të festivalit. Ajo thotë se prej fillimit ka pasur interesim prej publikut në Beograd për të parë se çfarë po ndodh me të vërtetë në Kosovë, dhe çfarë arti e kulture prodhohet atje. “Na gëzon kur shohim se numri i njerëzve që po e vizitojnë festivalin po rritet”, thotë Ajdini. “Vitin e kaluar ishin ndoshta 700 njerëz, e sivjet 1,000”.

Emel Ajdini ndihmon me organizimin e pjesës kosovare të festivalit. Ajo ndihet e inkurajuar nga rritja e numrit të audiencës. Foto: Valmir Mehmetaj / K2.0.

Ajdini është e vetëdijshme që në një qytet me 2 milion banorë, këto shifra janë të vogla, por të paktën po përhapet fjala. Ajo e di që këmbëngulja është kyçe në këtë aspekt. “Ndoshta këta janë hapa të vegjël – hapa të foshnjeve – por në këtë mënyrë ndërtohet shtëpia, tulla-tulla”.

Festivali i ka dy pjesë përbërëse: elementin artistik dhe diskutimet që pasojnë. Ajdini mendon se këto diskutime janë shumë të rëndësishme për të dy shtetet dhe shoqëritë, sepse asnjëherë nuk janë ballafaquar me këto tema nëpërmjet një metode të mirëfilltë dhe tërësore. “Idea është që t’i bashkojmë profesionistët, ata që kanë dituri në fusha të ndryshme që janë të rëndësishme për të dy shoqëritë, qoftë një prej tyre edhe lufta”, shpjegon ajo.

Një prej kritikave të dhëna më shumë nga shtypi dhe protestuesit në Serbi është se, i njejti festival nuk do të mbahej kurrë në Kosovë, pretendim që u hedh poshtë si i pavërtetë nga Ajdini, e cila thotë se një festival i ngjashëm po organizohet edhe në Kosovë. Festivali kosovar është i frymëzuar nga Bekim Fehmiu, aktori i mirënjohur ndërkombëtarisht i cili sa i përket etnisë ishte shqiptar, por performoi dhe u arsimua në Beograd, e u bë simbol për festivalin ‘Mirëdita, dobar dan!’.

“Festivali jonë në Kosovë quhet “Java e Bekim Fehmiut”, sepse fatkeqësisht shumë pak njerëz dijnë për Bekim Fehmiun, për figurën e punën e tij”, shpjegon Ajdini. Përveç festivalit të frymëzuar nga Bekim Fehmiu, ajo tregon edhe për Polip Festival në Prishtinë, në të cilin një numër i madh i artistëve serb paraqesin punimet e tyre.

Zgjidhje e përkohshme

Organizatorët nga YIHR shpresojnë se nevoja për këto lloj festivalesh do të jetë vetëm e përkohshme, dhe se pas disa viteve performimi i një shfaqjeje me regjisor kosovar në Beograd do të normalizohet, e nuk do të ketë nevojë për prani policore. Ky është fenomen që ata e kanë parë duke ndodhur në të kaluarën.

Për 10 vite, YIHR e organizoi festivalin e Sarajevës, i cili u themelua për të sjellë art e kulturë bashkëkohore nga Sarajeva në Beograd, si dhe për të eksploruar histori të ndjeshme e të ndërthurura, veçanërisht në lidhje me rrethimin e Sarajevës. Ashtu siç është për kosovarët ‘Mirëdita, dobar dan!’, Festivali i Sarajevës ishte e vetmja mundësi që e kishin artistët e Sarajevës për të mbajtur ekspozita e performuar në Beograd.

“Situata gjatë viteve u bë gjithnjë më normale”, shpjegon Ivan Gjuriç nga YIHR. “Një shembull ishte Dubioza Kolektiv, një grup i njohur boshnjak, të cilët mbajtën koncert në festivalin e Sarajevës të rrethuar nga Policia”.

The festival has two integral parts, the artistic element and the discussions that follow. Ajdini feels that these discussions are very important for both countries and societies, as they have never confronted these topics through a genuine and thorough method. “The idea is to bring people that are professionals, that have knowledge in different fields, which are important to be discussed for both societies, even if that is the war,” she explains.

One of the most common criticisms made by the press and the protesters in Serbia, was that the same festival would never happen in Kosovo, a claim which is dismissed as untrue by Ajdini, who says that a similar festival is being organized in Kosovo as well. The Kosovar festival is inspired by Bekim Fehmiu, an internationally renowned actor who was an ethnic Albanian but lived, performed and was educated in Belgrade and has become a symbol of the Miredita, dobar dan! festival.

“Our festival in Kosovo is called “The week of Bekim Fehmiu,” because unfortunately very few know about Bekim Fehmiu, both the figure and his work,” Ajdini explains. In addition to the Bekim Fehmiu inspired festival, she also points to the Polip Festival in Prishtina, where a large number of Serbian artists present their works.

A provisional solution

Organizers from the YIHR hope that the need for these type of festivals will only be temporary, and that after a few years the performance of a play by a Kosovar director in Belgrade will be normalized, and without any kind of police presence. It is a phenomenon they have seen happen in the past.

For 10 years, YIHR organized the Sarajevo Festival, which was established to bring contemporary Sarajevan art and culture to Belgrade, as well as to explore sensitive intertwined histories, especially in relation to the Siege of Sarajevo. As with Miredita dobra dan! for Kosovars, the Sarajevo Festival was the only real opportunity for Sarajevo artists to exhibit or perform in Belgrade.

“The situation over the years became more and more normal,” explains Ivan Djuric from YIHR. “One example was Dubioza Kolektiv, this famous Bosnian band, whose concert during the Sarajevo Festival was also surrounded by police.”

Ivan Gjuriç (djathtë) i YIHR shpreson se festivali do të jetë i nevojshëm vetëm edhe për disa vite, e që do të ndihmojë me normalizimin e performancave kosovare në Beograd. Foto: Valmir Mehmetaj / K2.0.

Në vitin 2015, Dubioza Kolektiv e organizoi një koncert dhe i shiti 15,000 bileta, ndërsa para kësaj YIHR duhej që t’i “luste” njerëzit që të vinin, duke u dhënë bileta falas të gjithëve. “Ajo ishte koha kur ne si organizatë e të drejtave të njeriut, organizat që promovon bashkëpunimin rajonal, dolëm e thamë ‘ok punëtorë të kulturës’, tani ju mbetet juve, se nuk ka më pengesa”, deklaron Gjuriç.

Ai beson se shoqëritë kosovare dhe serbe me kohë do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat që i ka lënë lufta, dhe që një ditë do të jetë përsëri normale që “të dashurohesh me dikë nga Kosova që po studion në Beograd”, ose anasjelltas – e familjet do ta pranojnë këtë. Gjuriç shpreson që ky festival do ta përshpejtojë këtë proces, “duke ua treguar kahjen e duhur njerëzve, e duke u treguar se në çfarë bote duam të jetojmë”.K

Foto kryesore: Valmir Mehmetaj / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO