Pikëpamje | Kosova

DEMOKRACI? STABILITET? NJË VIT PAS MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE

Nga - 25.08.2016

Në përvjetorin e dy marrëveshjeve me fqinj të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar, a është forcuar me të vërtetë demokracia dhe stabiliteti në Kosovë?

Kjo javë shënon përvjetorin e dy marrëveshjeve të shumë diskutueshme ndërkombëtare të nënshkruara në mes të Kosovës dhe fqinjëve të saj. Sot para një viti, nën ndërmjetësimin nga Bashkimi Evropian u nënshkrua marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila vendosi themelin për formimin e /Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe’ në Kosovë. Një ditë më vonë u nënshkrua një marrëveshje tjetër në mes të Kosovës dhe Malit të Zi në Vjenë, e cila bëri demarkimin e kufirit ndërkombëtar në mes të dy vendeve.

Të dy marrëveshjet morrën mbështetje të qëndrueshme prej anëtarëve të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar, të cilët vazhdimisht deklaruan se marrëveshjet jo vetëm që janë në interesin më të mirë të Kosovës, por edhe në interesin e gjërë, për garantim të stabilitetit rajonal dhe fqinjësi të mirë; kritikë të shumtë shpeshherë akuzojnë komunitetin ndërkombëtar për prioritizim të ‘stabilitetit’ para një demokracie funksionale dhe të shëndoshë. Megjithatë, ngjarjet në vend gjatë vitit të kaluar nuk tregojnë për një situatë stabile politike, dhe një pjesë e madhe e përgjegjësisë për këtë situatë shihet se është e lidhur direkt me dy marrëveshjet.

‘Obligimet ndërkombëtare’

Në përpjekje për të arritur stabilitet politik në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë presion të madh ndaj institucioneve në vend për ta shtyer para zbatimin e marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë. Javën e kaluar Zëvendës Presidenti i SHBA-së Joe Biden erdhi me mesazh kyç: që të mbahen gjallë ambiciet evropiane, Kosova duhet shpejtë ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të vazhdojë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve me Beogradin.

Fjalët e Biden janë të fundit në këtë seri të presionit nga komuniteti ndërkombëtar në lidhje me këto dy çështje gjatë vitit të kaluar. Ambasadorët e Kuint-it, SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë – vazhdimisht e kanë përdorur çdo mundësi për t’ipërsëritur pritjet e tyre ndërkombëtare në lidhje me Kosovën.

Vizita e fundit e Joe Biden në Kosovë është shembulli i fundit i përdorimit të presionit ndërkombëtar që po ushtrohet në Kosovën për t'i përfunduar marrëveshjet me Malin e Zi dhe Serbinë. (Foto: Atdhe Mulla / K2.0)

Vizita e fundit e Joe Biden në Kosovë është shembulli i fundit i përdorimit të presionit ndërkombëtar që po ushtrohet në Kosovën për t’i përfunduar marrëveshjet me Malin e Zi dhe Serbinë. (Foto: Atdhe Mulla / K2.0)

Duke i tejkaluar fjalët e inkurajimit, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është lidhur pazgjidhshmërisht me një prej synimeve kryesore të Kosovës. Në maj Komisioni i BE e dharekomandimin e shumëpritur që kosovarët të kenë të njejtën të drejtë si fqinjët e tyre ndërkombëtar për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen të Evropës, por e kushtëzoi miratimin e tij me përfundimin paraprak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe pse kjo lëvizje unike e lidhjes së liberalizimit të vizave me përfundim të marrëveshjes për demarkacion të kufirit është kritikuar shumë, veçanërisht nga partitë opozitare të Kosovës, është vendim që po mbrohet nga BE. “Përvoja e shteteve tjera me liberalizim të vizave e shfaqi një nevojë për t’i adresuar çështjet e menaxhimit të kufijve ose kufizimit sa më parë në procesin e integrimit në BE, në mënyrë që të mos jetë pengesë më vonë”, tha për K2.0 Maja Kocijancic, zëdhënësja e BE për politikë të jashtme.

Pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar që po ushtrohet mbi Kosovën, disa mendojnë që qeveria po i plotëson kërkesat e jashtme tepër lehtë duke e përdorur justifikimin e ‘obligimeve ndërkombëtare’. Figura të larta qeveritare shpesh i janë kthyer gjuhës etiketuese, duke i etiketuar kundërshtarët e marrëveshjes si “anti-amerikan” ose “anti-evropian”, në vend se të angazhohen në debat për këto çështje. Presidenti Hashim Thaçi së fundmi tha se kur deputetët votojnë për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, ata do të zgjedhin në mes të “izolimit dhe integrimit”.

Besa Shahini, analiste e pavarur e politikës në Prishtinë, beson se qeveria po i përdorë partnerët ndërkombëtar për agjendën e tyre. “Qeveria e përdor fuqinë e komunitetit ndërkombëtar për të vënë presion mbi njerëzit që t’i pranojnë marrëveshjet”, tha Shahini për K2.0.

Tejkalimi i demokracisë?

Një akuzë tjetër që është lidhur me dy marrëveshjet është se mbështetja e fuqishme për to nga komuniteti ndërkombëtar ka shërbyer për tejkalim të vlerave demokratike dhe debatit në Kosovë. Marrëveshjet u nënshkruan pa debat të brendshëm, dhe kjo nxiti zhgënjim e hutim në lidhje me përmbajtjen e saktë të marrëveshjeve.

Tash një vit më vonë asnjëra nuk është votuar nga Kuvendi, por marrëveshja e demarkacionit të kufirit do të del para deputetëve në javën e ardhshme. U nevojitën 11 muaj për t’u mbajtur një debat i plotë në Kuvend për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kur ndodhi më në fund, ishte në formë të një diskutimi maratonik 12-orëshmë herët gjatë këti muaji; të gjitha partitë politike morrën pjesë, por e pazakonshme ishte prania e disa akterëve ndërkombëtar, përfshirë Ambasadorin e SHBA Greg Delawie, i cili u bëri presion deputetëve që ta votojnë këtë çështje, duke argumentuar që do të shërbente për “marrëdhënie më të mira fqinjësore”.

Marrëveshja e Asociacionit me Beogradin gjithashtu i ka lënë disa pikëpyetje për respektimin e demokracisë në Kosovë. Në dhjetor, marrëveshja u dërgua tek Gjykata Kushtetuese nga Presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga për të qartësuar se a është në përputhje me kushtetuetshmërinë e vendit. Gjykata vendosi që nuk ishte “në frymë të plotë” me Kushtetutën dhe që do ta shkelte atë po të miratohej në formën aktuale, por që asociacioni duhet të themelohet sidoqoftë.

BE e ka riafirmuar qëndrimin e vet se Kosova duhet të vazhdojë me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që bëra me Beogradin, përfshirë Asociacionin/Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe. (Foto: Fikret Ahmeti / K2.0)

BE e ka riafirmuar qëndrimin e vet se Kosova duhet të vazhdojë me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që bëra me Beogradin, përfshirë Asociacionin/Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe. (Foto: Fikret Ahmeti / K2.0)

Duke aluduar që karakteri multietnik i Kosovës do të rrezikohej nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, vendimi i Gjykatës e vuri në dyshim koherencën e angazhimit ndërkombëtar me Kosovën. BE dhe SHBA kanë qenë promovuesit më të mëdhenj të një shteti multietnik në Kosovë, por pavarësisht gjetjes së Gjykatës, të dy kanë insistuar që Kosova të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar në Bruksel pa marrë parasysh vendimin e Gjykatës. “Vazhdon puna intensive për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE në Dialogun Prishtinë-Beograd, përfshirë Asociacionin ose Komunitetin e Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi Kocijancic, kur u pyet nëse BE e ka ndërmend që ta vlerësojë përsëri qëndrimin e vet.

Shahini argumenton se një qasje e tillë nga komuniteti ndërkombëtar demonstron që ata janë kryesisht të interesuar që t’i shërbejnë agjendës së tyre, pa e përfillur ndikimin në demokracinë e Kosovës.”Kosova duhet t’i kryejë punët, shpejtë, në heshtje, në një mënyrë që i bënë të lumtur fqinjët, dhe e mbanë stabilitetin në Ballkan”, thotë ajo, duke i përmbledhur ato që ajo beson janë qëllimet e komunitetit ndërkombëtar. “Këto dy marrëveshje do të zbatohen vetëm nëse ka shkelje serioze të procesit demokratik”.

Më shumë stabilitet?

Akuzat që komuniteti ndërkombëtar e vlerëson stabilitetin para një demokracie funksionale në Kosovë janë bërë që moti. Megjithatë në dyshim është edhe arritja e këtij stabiliteti – viti i kaluar prej nënshkrimit të marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë ka qenë një prej viteve me më së shumti trazira prej kur Kosova e shpalli pavarësinë në 2008.

Kuvendi i Kosovës është paralizuar nga funksionimi tash e një vit prej kur u nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare. Deputetët e opozitës vazhdimisht përdorën gaz lotsjellës në sallë.

Kuvendi i Kosovës është paralizuar nga funksionimi tash e një vit prej kur u nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare. Deputetët e opozitës vazhdimisht përdorën gaz lotsjellës në sallë.

Një ngërç politik në mes të qeverisë dhe opozitës, i nxitur nga mosmarrëveshjet në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ka vazhduar gjatë kësaj periudhe, dhe jeta parlamentare është paralizuar në mënyrë efektive. Fjala ‘parlament’ rrjedh nga fjala frënge ‘parler’, që do të thotë të flasësh, por në vend se të mbushet dhoma, koridoret dhe oborri i parlamentit me debat dhe kompromis, është mbushur vetëm me gaz lotsjellës, arrestime të deputetëve të opozitës dhe gjuhë përulëse, e kështu Kuvendi është kthyer në organ jofunksional.

Në mars 2016 partitë opozitare – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma – e braktisën Kuvendin si formë e shprehjes së pakënaqësisë me dy marrëveshjet. Vetëvendosje më pase vetme vendosi që të kthehet ne kuvend, dhe është zotuar metutje që ta pengojë seancën e 1 shtatorit ku marrëveshja me Malin e Zi është planifikuar të hidhet në votim. Një protestë popullore është thirrur gjithashtu në Prishtinë në ditën e votimit.

Protestat masive të udhëhequra nga opozita kundër marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë ishin protestat më të mëdha në Kosovën e pasluftës. (Foto: Atdhe Mulla / K2.0)

Protestat masive të udhëhequra nga opozita kundër marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë ishin protestat më të mëdha në Kosovën e pasluftës. (Foto: Atdhe Mulla / K2.0)

Protestat e udhëhequra nga opozita kundër marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Serbinë kanë tërhequr dhjetëra mijëra qytetarë gjatë 12 muajve të fundit – protestat më të mëdha në Kosovën e pasluftës. Ndonëse shumica dërrmuese e protestuesve ishin paqësor, ka pasur raste ku këto grumbullime masive kanë përfunduar me skena të dhunshme.

Kjo ndjesi e imponimit të marrëveshjeve nga jashtë, ndarja e ashpër në mes të qeverisë dhe opozitës dhe taktikat e pazakonshme që janë përdorur për ta penguar jetën institucionale gjatë vitit të kaluar, rrezikojnë vendosjen e një precedani jostabil për shprehje të pakënaqësisë në Kosovë.

Shahini beson se jostabiliteti i ka rrënjët në dy marrëveshjet ndërkombëtare dhe në trajtimin e pabarabartë të kosovarëve nga komuniteti ndërkombëtar. “Unë kam frikë se indinjata që shumë njerëz në Kosovë e ndjejnë sot kur shohin se nuk po trajtohen si të barabartë [nga komuniteti ndërkombëtar] në rajon, si shtet e si popull, do të ketë pasoja të rënda një ditë në të ardhmën e afërt”, thotë ajo.

Në kontrast me pikëpamjet e Shahinit, Andrea Capussela, ish-udhëheqësi i njësisë ekonomike të Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICO) nga 2008 deri në 2011, dhe autor i librit “Shtetndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe BE në Ballkan”, aludon se dy marrëveshjet janë vetëm fasadë për maskim të problemeve më të thella që vendi përballet. “Shkaqet reale të jostabilitetit janë kushtet e rënda socio-ekonomike në Kosovë, dhe një elitë politike që është e paaftë, dhe nuk është e gatshme, që të bëjë diçka për t’i përmirësuar ato kushte, dhe mundohet ta shtypë debatin demokratik”.

Është raportuar shumë që Kosova vuan nga korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar, vlerësim ky që ipet çdo vit në Raportet e Progresit nga Komisioni e Evropian. Edhe më evident po bëhet nepotizmi institucional, abuzimi i fuqisë dhe natyra vetëshërbyese e krerëve të politikës në Kosovë tani që po zbulohen përgjimet e bëra gjatë një hetimi të vitit 2011 nga EULEX ndaj figurave të partisë udhëheqëse së koalicionit qeveritar PDK; asnjë akuzë nuk u bë kundër tyre në atë kohë.

Capussela mendon se fuqitë perendimore duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre sa i përket angazhimit të tyre në Kosovë. “Veprimi më i dobishëm i Perendimit është që të mos i mbështesin më elitën aktuale, e të mos e mbrojnë nga llogaridhënia politike dhe ligjore”, thotë ai.

Qoftë ajo fasadë apo jo, një vit pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi me Serbinë, asgjë nuk është zgjidhur.Tani për tani, shpresat e komunitetit ndërkombëtar që marrëveshjet do ta ndihmojnë demokracinë dhe do ta forcojnë sigurinë rajonale në afat të gjatë, mbesin me shumë pikëpyetje. Megjithatë, të paktën në afat të shkurtër, demokracia dhe stabiliteti në Kosovë duket se janë dëmtuar më shumë sesa që janë përmirësuar.