Në thelb | Film

DOKUFEST 2016 – NJË AKT I PËRDITSHËM I REBELIMIT

Nga - 14.08.2016

Festivali kryesor ndërkombëtar i filmit në Kosovë i mbyllë dyert për edhe një vit.

Me edicionin e pesëmbëdhjetë të DokuFest-it që po i afrohet fundit me natën finale, është koha të vështrojmë prapa pikat më të forta dhe më të dobëta për nëntë netët e paraprake. Këtë vit festivali ishte përballur me një varg pengesash; Ministria e Kulturës kishte premtuar financim prej 30,000 eurosh, dhe plus 15,000 euro tjera do të vinin nga Komuna e Prizrenit. Asnjëra nga këto nuk u materializuan. Festivali u përball me shiun, nga më të rëndët ndër vite, duke bërë që shumë shfaqje filmash dhe ngjarje të zhvendosen në ambiente të mbyllura.

Pavarësisht komplikimeve të tilla, edicioni i 15-të i DokuFest-it qëndroi lartë dhe i suksesshëm. Mbi 10,000 bileta ishin shitur dhe gjatë gjithë javës ndenjat vazhdonin nëpër rrugë deri në agim. “Kundër të gjitha gjasave, themi ne”, qeshë Nita Deda, e cila këtë vit ka marrë rolin si drejtoreshë e festivalit. As një lloj shiu e as një lloj ministrie nuk mund të na ndalë. Në fund kjo na bën më të fortë, dhe është e mrekullueshme”.

Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit.

Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit.

Hapja brohoritëse e Omar Souleyman-it i shndërroi DokuNights në një darsëm siriane gjatë gjithë natës, që doli të jetë një nga pikat në të fuqishme të të gjitha kohërave. “Me T’njofshëm” sollën pankun kosovar, “Fanfaria del Capitan” e Argjentinës miksoi ska me muzikë latine, ndërkohë “Drugstore” solli jetën e klubeve të natës së Beogradit në Prizren për një natë. Pastaj natën e kaluar, Yasmine Hamdan u rikthye në skenën e Kinemasë Lumbardhi, ku një vit më parë do të performonte për “Only Lovers Left Alive” të Jim Jarmusch.

Skena e perëndimit të diellit, pjesa me e re e enigmës së DokuFest-it, tërhoqi qindra njerëz që të ngjiten shkallëve drejt kalasë, ku ata mund të bënin selfie me perëndimin e diellit mbi Prizren deri tek tingujt e muzikës së gjallë që po luheshin poshtë mureve të saja antike – pjesa më interesante e të cilës ishin padyshim Grupi Polifonik Jonianët, nga Shqipëria. Ndonëse shi apo diell, njerëzit e ahengjeve mund të ndesheshin çdo herë me ndonjë shok të ri apo të vjetër në pikat kryesore të qytetit si – Te Kinezi, Oqean dhe Qarshia.

Performanca e Jonianëve ishte pika më interesante e javës në skenën e re në Kalanë e Prizrenit.

Performanca e Jonianëve ishte pika më interesante e javës në skenën e re në Kalanë e Prizrenit.

Një nga viktimat më të mëdha të rrebeshit të shiut ishte Doku:Tech, diskutimet e të cilit u detyruan të shtyhen deri në pasditen vijuese. Doku:Tech ishte i stërmbushur me program tejet interesant të diskutimeve, tregimeve personale dhe punëtorive që u la të pranishmëve shumë për të dëshiruar deri në edicionin e vitit të ardhshëm.

Prapa të qeshurave, gjithësesi kishte një mesazh serioz. Këtë vit tema ishte korrupsioni dhe, në vazhdën e përgjimeve të dalura së fundmi, u duk edhë më me vend se kurrë. “Ajo çfarë bën korrupsioni është se të rrëmben të gjitha mundësitë nga ju”, shpjegon Deda. “Ky është shteti më i ri në Evropë, me potencial shumë të madh dhe kreativitet të gatshëm për të eksploduar, por mundësitë i janë rrëmbyer. Dhe fatkeqësisht në njëfar mënyre është bërë pjesë e kulturës. Disa të rinj e kanë pranuar këtë ashtu siç është”.

“Në vend që [të distancohemi], ne mundë të bëjmë diçka rreth saj. Ne nuk mund të bëhemi cinikë [dhe distancojmë] dhe të themi ‘oh, kjo është e tmerrshme’. Ne gjithë kemi përgjegjësi për tu marë me të. Dhe filmi ka atë fuqi, diskutimet kanë atë fuqi, t’i bëjnë njerzit të flasin rreth gjërave”.

Dhe diskutime kishte. Çdo ditë turma njerëzish si në objektin e Lidhjes së Prizrenit, po ashtu në Hamam me pasion diskutonin për mënyrat si të luftohen padrejtësitë, kampanjat për energji të ripërtritshme dhe provokojnë rrebelim të përditshëm. Në muzeun interaktiv të korrupsionit, vullnetarët e përkushtuar me qeshje — dërgonin vizitorët ne nje botë ku korrupsioni nuk ekzistonte më.

Një nga 120 vullnetarët e DokuFest-it.

Një nga 120 vullnetarët e DokuFest-it.

DokuFesti nuk do të ishte asgjë pa 120 vullnetarët , që ishin fytyra dhe zëri i saj për mijëra vizitorë nga gjithë bota. “Punoj 8 orë në ditë por është vërtëtë mirë, po mësoj shumë dhe po kënaqem”, tha Narin Zekovski, vullnetar për të tretën herë në DokuShop. “Shumë njerëz po vijnë këtu, dhe pastaj takoni të gjithë dhe të gjithë ju njohin, është me të vërtetë qef. Ne këtu vetëm qeshim”.

“Ekipi jonë janë heronj të vërtetë”, tha Deda. Ka një mit që njerëzit janë dembel këtu [në Kosovë]. Nuk është e vërtetë aspak. Ju vetëm nuk ju jepni atyre mundësi.  Ata vijnë këtu [DokuFest] dhe thonë, ‘a mundemi me punu edhe gjashtë orë tjera?’ dhe kjo është gjë e jashtëtzakonshme të shohësh.” Ajo është krenare që DokuFest mundëson gjera të tilla. Përgjatë gjithë kohës që po punonte në DokuFest, Deda ka parë shumë ish-vullnetarë teksa ngriteshin në pozitë për tu bërë anëtarë kyç të ekipit “Eshtë veçanërisht e jashtëzakonshme në vende si ky”, tha ajo.

Me të gjitha gjërat që kanë ndodhur, ju ndoshta edhe do të harroni për filmat. “Mendoj që është një nga programet më të mirë që i kemi pasur deri tani”, buzëqesh Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest. “Ne kemi qenë duke shikuar filma që trajtojnë konceptet e fuqisë, dhe po ashtu të gënjeshtrave. Pastaj kemi arritur të gjejmë disa filma të mrekullueshëm. Më duhet t’i përmendi këtu filmat e Koresë Veriore  [‘Under the Sun’ dhe ‘The Lovers and the Despot’] për shembull, ose ‘Houston We Have a Problem’ ose një numër të filmave që trajtojnë korrupsionin si ‘Shadow World’”.

Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest-it

Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest-it

Ndërkohë në kafiteritë dhe baret e Prizrenit, ekranizimet më të përfolura përfshinë“Starless Dreams,” “Homeland (Iraq Year Zero)” dhe “Depth Two”, ku të gjitha pasuan me intervista të gjata dhe siguruan debat entuziastik deri vonë në mbrëmje. Për listen e plotë të fituesve të natës së kaluar, klikoni këtu.

Një grup i vogël regjisorësh ishin të gatshëm të ndanin sekretet e mjeshtërisë së tyre me publikun. Një rast i veçantë ishte Kirsten Johnson, e cila vërtetoi se është e mundur të realizohen filma të vështirë pa sakrifikuar etikën tuaj. Ndërkohë filmbërësi eksperimental nga Britania, Simon Ellis, retrospektiva e të cilit u shfaq të enjten, ngriti të qeshura kur veshi një parukë nga një diskutim jo relevat që ndërroi kahje nga kultura e futbollit tek mos nominimi i “Star Wars” për Oskar.

Për Dedan, festivali ka dëshmuar se populli i Kosovës është i fortë, i mëshirshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njëri tjetrin. “Është e trishtë që lajmi që del nga këtu nuk na përfaqëson neve kështu. Mendoj se DokuFest-i e bën këtë. Nuk po e sjellni vetëm botën këtu, por gjithashtu po e projektoni veten në botë – se si ky vend me të vërtetë është”. Pra a është DokuFest një akt i përditshëm i rebelimit? “Padyshim që po”.K

Fotografitë: Atdhe Mulla & Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO