Shkurt | DokuFest 2017

DokuFest: Përzgjedhjet e përzgjedhësve II

Nga - 11.08.2017

Ekipi i festivalit i zgjedhin ngjarjet më interesante në dy ditët e fundit.

Meqë DokuFest kryhet të shtunën në mbrëmje, vetëm edhe dy ditë kanë mbetur për t’u kënaqur me programin e shumëllojshëm të festivalit. Për të na ndihmuar me përzgjedhjen e pjesëve më interesante, drejtorët e festivalit folën me K2.0 për t’i dhënë rekomandimet e tyre për mbylljen e këti edicioni të DokuFest.

E premte (11 gusht)

Drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, dhe drejtori ekzekutiv i festivalit, Eroll Bilbani, të dy rekomandojnë që ta nisni të premtën bashkëm e Travis Wilkerson, i cili do ta mbajë një master klasë në Kino Klub prej orës 14:00. Filmat e Wilkerson janë shfaqur në festival gjatë tërë javës, dhe master klasa u jep mundësi që ta zbuloni këtë zë unik të filmbëries amerikane.

Bilibani u sugjeron që të rrini në Kino Klub deri në 16:00 kur shfaqet “Machines”, një film për kushtet jonjerëzore të punës në një fabrikë të tekstilit në Indi. Ky film u vlerësua shumë nga kritikët. Bilibani thekson gjithashtu filmin e Prishtinës, “Me dasht, me dasht, me dasht”, premiera e së cilit u mbajt të hënën në mbrëmje në festival. Shfaqja përfundimtare e këti filmi në këtë edicion të festivalit do të mbahet prej orës 22:00 te Kino n’Lum.

Gjatë premierës të hënën, Veton Nurkollari i DokuFest e përshkroi “Me dasht, me dasht, me dasht” si një prej filmave më të bukur që flet për dashuri e që është krijuar nga një regjisor vendas që prej edicionit të parë të DokuFest.

Filmat e shkurtër gjithashtu përfshihen shumë në orarin e sontëm. 19 filma të ndryshëm do të shfaqen në tre orare: dy në Kinemanë “Andrra” dhe në Bahçe prej orës 20:00, dhe një prej orës 22:00 në Kino Plato. Këtë të fundit e rekomandon shumë kuratori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda. Bëhet fjalë për fituesin e Berlinale, “Small Town”, si dhe disa filma tjerë humoristik. “Mendoj se është një prej më të mirave në programin garues të filmave të shkurtër”, thotë Karahoda për K2.0.

Larg filmave, drejtoresha e festivalit Nita Deda sugjeron që të shkoni në kalanë historike të Prizrenit për ta parë një performancë speciale live të Vincent Moon dhe Priscilla Telmon prej orës 20:00.

Kjo performancë do të përfshijë xhirime që ende janë mister për të gjithë përveç çiftit, meqë janë xhiruar gjatë festivalit dhe do të montohen aty për aty. Ky film do të përfshijë ritualin e shenjtë vendor Sufi, dhe do të inkorporojë vokale live të Agona Shportës së Kosovës. Kjo treshe premton që të zhvillojë “një formë të re të koncertit trans-filmik”.

Saturday (Aug 12)

Për të shtunën Nurkollari rekomandon dy filma që flasin për njerëzit e përkushtuar që zgjodhën të mbesin në Siri: “Last man in Aleppo” dhe “City of Ghosts”. Të dy këta filma do të shfaqen në DokuKino, i pari në 14:00 dhe i dyti në 18:00.

Historia e “The Good Postman” ndodh në një ‘fshat gati të vdekur bullgar, që i ka 38 banorë të moshuar’ të cilët e gjejnë vetnë në qendër të një krize që e prek gjithë Evropën.

Ndërsa Bilibani e zgjedh reprizën e “The Good Postman” prej orës 18:00 në Kino Klubi. Ky film e dokumenton historinë e një fshati të vockël bullgar afër kufirit me Turqinë, fshat ky i cili u ngatërrua në krizën e emigrantëve. Ndonëse tema mund të tingëllojë e rëndë, Bilibani e përshkruan këtë film si “shumë zbavitës”, dhe fshatin si “rrugëdalja e fshehtë më me rëndësi në Evropë”.

Oraret 20:00 dhe 22:00 zakonisht janë rezervuar për filma që kanë fituar çmime, por do të mbahet edhe një shfaqje speciale e “Did You Wonder Who Fired The Gun?” në ceremoninë e mbylljes te Lumbardhi. Nurkollari u rekomandon që të mos e humbisni filmin e fundit të Travis Wilkerson, me të cilin e analizon vrasjen e një burri të zi nga vet stërgjyshi i tij në 1946.

Festivali do të mbyllet ashtu siç edhe nisi, me një koncert te Lumbardhi. Këtë herë do të ketë muzikë live nga kolektivi afrobeat Kaira Kela, që ka anëtarë nga Senegali, Izraeli, Kroacia dhe Kosova. Pas kësaj, na mbetët veç me i numru ditët deri në DokuFest 2018. Shijojeni sa më shumë.

Pritni edhe disa artikuj nga Kosovo 2.0 para fundit të festivalit, dhe shfletoni ato që i kemi shkruar deri më tani këtu.

Foto kryesore: Agan Kosumi / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO