S`fundmi | Tech

Rikthehet: DOKUTECH

Nga - 10.06.2017

Në përgatitje të rendit të ri botëror.

Mbledhuni ndërmarrës, dizajnerë, blogerë, feministë, aktivistë, shpikës, studentë, entuziastë të teknologjisë, e madje edhe dashamirës të lojërave elektronike. Edicioni i katërt i DOKU:TECH të përvjetshëm nis sot (e shtunë, 10 qershor). Këtë herë po mbahet në ndërtesën Termokiss në Prishtinë, e cila së fundmi u hap përsëri pas muajve të gjatë të dimrit.

Mos keni frikë, DOKU:TECH nuk e ka braktisur DokuFest-in, vendin ku çeli fillimisht konferenca inovative e teknologjisë. Megjithatë, DOKU:TECH është mbi të gjitha platformë, baza kryesore e së cilës është komuniteti i saj mbështetës, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e botë, të paktën sipas producentit të saj, Kushtrim Xhaklit, i cili konfirmon që përsëri do të jetë e pranishme edhe në Prizren në gusht.

Në vitet e fundit DOKU:TECH është bërë ngjarje e vlerësuar në kalendarin kulturor të Kosovës, duke bërë bashkë dhjetëra mendimtarë, njerëz të talentuar të teknologjisë, ndërmarrës e mendje tjera të ndritura që po ndihmojnë që t’i japin formë kësaj bote me ritëm të shpejtë. “Ne po u sjellim inovatorë që po i shtyejnë kufijtë e po i thejnë muret për të na lëvizur të gjithë neve përpara”, shkruajnë organizatorët në uebfaqen e tyre.

Sivjet organizatorët synojnë që të sjellin “Frikë, shpresë dhe gjithçka mes tyre”, siç është edhe e kanë emëruar kësaj radhe ngjarjen dy-ditore që mbahet me 10 dhe 11 qershor. “Ka shumë momente në histori kur frika ndaj teknologjisë ka qenë e barabartë me shpresat që kishin njerëzit për të”, tha Abetare Gojani, drejtoreshë e programit të “Ipko Foundation”, që është organizatori kryesor i kësaj ngjarjeje. Gojani shtoi se frika dhe shpresa për teknologji është e arsyeshme. “Globalizmi i shtyrë prej zhvillimi teknologjik i ka larguar miliona njerëz prej ktehtrave të varfërisë, por edhe ka krijuar një situatë në të cilën shtatë njerëzit më të pasur në botë posedojnë më shumë pasuri se 50 përqind e popullsisë së botës”.

Producenti i DOKU:TECH, Kushtrim Xhakli (në të majtë), dhe Abetare Gojani (në të djathtë) e Ipko Foundation, po përgatiten që t’i hapin dyert e Termokiss në Prishtinë për ta nisur fundjavën e inovacionit. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Pastaj janë gjithë ato në mes, shpjegon Gojani, gjithë ato që informatika ka lejuar që të riprodhohen, si ushtritë e online trolls (njerëz që me qëllim fyejnë ose provokojnë në internet), propaganda, mbikëqyrja, por edhe zhvillimet pozitive, si lidhjet botërore të gazetarëve që po i nxjerrin në dritë skandalet e mëdha, si Panama Papers.

Pikërisht për këtë arsye u krijua DOKU:TECH, për t’i dalluar vijat e turbullta të shoqërisë së sotme që vullnetarisht e ka lidhur vetën me teknologjinë aq shumë saqë jeta pa të do të ishte mbijetesë e ashpër. “Me lindjen e teknologjive të reja, linden edhe perceptime të reja në shoqëri, perceptime që zakonisht nuk janë në harmoni të barabartë”, thotë Xhakli. “Qëllimi i DOKU:TECH është që shtjellojë këto perceptime prej shumë këndeve, duke përfshirë anët pozitive dhe negative të teknologjisë”.

Kjo nuk është hera e parë që DOKU:TECH po vjen në Prishtinë. Vitin e kaluar organizatorët e sollën Laura Mersini Houghton, kozmologen dhe fizikanten shqiptaro-amerikane, në kryeqytetin e Kosovës për të mbajtur një ligjeratë për ‘hipotezën e multiversit. Por për shkak të rritjes së këti festivali të teknologjisë, prej sivjet, ‘ngjarja kryesore’ do të mbahet në Prishtinë, dhe do të vazhdojë në Prizren gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DokuFest” në gusht për një ditë – e që këtë vit i bie të jetë 5 gushti.

Organizatorët shpresojnë që duke e organizuar këtë ngjarje të fundjavës në qytetin kryesor të Kosovës, do të bëhet më e qasshme, jo vetëm për faktin që është qendër e brendshme për njerëz të të gjitha komunave, por edhe për shkak se është më e përshtatshme për vizitorët e shumtë rajonal e botëror që marrin pjesë në DOKU:TECH çdo vit.

Poezia e programimit

Programi i sivjetëm do të mbahet prej 12:00 çdo ditë, e përsëri do të jetë i ndarë në punëtori, master klasa, seanca DIY (do it yourself – bëje vet), dhe biseda. Aktivitetet do të mbahen edhe brenda ndërtesës Termokiss, si dhe jashtë në oborr. Ndejat ne Klubin ‘M’ do të vazhdojnë gjatë natës me një numër të ‘DJ-ve mendimtarë”.

“Sivjet kemi më shumë punëtori se më parë, që është diçka e re”, thotë Nita Prekazi, bashkëpunëtore e programit në “Ipko Foundation”.

“Gjithashtu kemi punëtori që janë të organizuara për fëmijë nga [organizata e mësimmarrjes kreative] Bonevet dhe [organizata e mësimmarrjes për teknologji] J-coders Academy”.

Nita Prekazi (në të djathtë) nga Ipko Foundation është një prej personave që kanë ndihmuar me përpilimin e një programi të fuqishëm për DOKU:TECH 2017. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Prekazi gjithashtu thekson një punëtori të udhëhequr nga ofruesi i shërbimeve të komunikimit Orange, me titull “Pse kanë rëndësi clouds (retë) hibride”, duke theksuar edhe relevancën për kompanitë e reja dhe ekzistuese në Kosovë që kërkojnë zgjidhje nëpërmjet shërbimeve cloud. Për tjerë që janë të interesuar për të mësuar diçka të re, ju njoftojmë se nuk ka të bëjë fare me retë që i shohim në qiell!

Sivjet ka të mira edhe për dashamirës të lojërave elektronike, dizajnerët dhe kuratorët e lojërave elektronike do ta sjellin në Kosovë një copëz të A MAZE Berlin International and Independent Games and Playful Media Festival (Festivalit Ndërkombëtar dhe të Pavarur të Lojërave dhe Mediave Lozonjare në Berlin), nëpërmjet ekzpositave the ‘Hypertalks’, duke përfshirë një prej themeluesit dhe drejtorit artistik të Festivalit A MAZE, Thorsten Wiedemann.

“Pjesa më e madhe e këtyre folësve kërkojnë pagesë në vlerë të paktën 30,000 dollarë, por ne kemi arritur që t’i sjellim pa e shpenzuar asnjë cent”, thotë Prekazi me krenari. “Si fondacion Ipko, ne mundohemi që të sjellim folës në DOKU:TECH sepse kosovarët nuk kanë mundësi që të udhëtojnë jashtë vendit për t’i dëgjuar ata, pra i sjellim këtu pa pagesë”. Organizatorët shpjegojnë se si pjesa më e madhe e folësve të ftuar nuk fokusohen vetëm në teknologji, por arrijnë që edhe të bëjnë ndryshime sociale.

Një prej pjesëve më interesante të programit është një bisedë e titulluar “Hacking the Law”, nga Birgitta Jonsdottir, anëtare aktuale e Parlamentit Kombëtar të Islandës, nëpërmjet partisë së hakerëve të saj – Pirat Party – si lidere, reformiste, poete dhe anarkiste. “Ata [Pirate Party] e konsiderojnë hacking, kodimin dhe programimin si lloj poezie, dhe e quajnë vetën ‘poetikan’, e jo politikanë”, thotë Prekazi.

Më shumë se 3,000 njerëz pritet që të marrin pjesë në këtë ngjarje dy-ditore, numri më i madh i vizitorëve që do ta pret ndërtesa Termokiss – që është ende duke u ndërtuar – prej kur i hapi dyert vitin e kaluar. Organizatorët besojnë se do të ketë diçka për të gjithë, jo vetëm dashamirët e teknoligjisë, sepse të rinjtë sot janë gjenerata e parë që e përjeton botën teknologjike, dhe folësit do t’u ndihmojnë vizitorëve që t’i kuptojnë proceset e ndërlikuara që po i japin formë jetëve të tyre në bazë ditore.

Uebfaqjae DOKU:TECH i fton njerëzit që të “dëgjojnë, shtrojnë pyetje, dyshojnë, sygjerojnë dhe disktuojnë”, në mënyrë që ta përgatisin vetën për t’i zgjidhur “problemet që i kemi çdokund’. Kjo fundjavë do t’u mundësojë gjithashtu pjesëmarrësve që të përgatiten – sepse sot intelegjenca artificiale nuk është më realitet vetëm i filmave të Spielbergut.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.