Shkurt | Protesta

Vazhdon beteja për drejtësi për vajzën nga Prizreni

Nga - 17.07.2016

Kërkohet dorëheqje dhe ndjekje penale pas vdekjes së tre vjeçares në Prizren.

Me dhjetëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së një grupi të OJQ-ve për të protestuar të mërkurën në Sheshin Shadërvan në Prizren, pas vdekjes së një vajze 3 vjeçare në këtë qytet javën e kaluar. Xheneta Gashi vdiq kur nga të reshurat e shumta u shemb kulmi I një shtëpie, pjesë e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

p1

Hajrulla Çeku, nga OJQ-ja për trashëgimi kulturore ‘Ec Ma Ndryshe’, u tha protestuesve se Ministria e Kulturës vitet e fundit ka dështuar të veprojë në mirëmbajtjen dhe konservimin e këtyre objekteve, dhe shumë të tjerave në rajonin e Prizrenit. Ai gjithashtu akuzon Komunën e Prizrenit për neglizhencë në garantimin e sigurisë së qytetarëve nga këto objekte, edhe pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që paraqisnin.

Pasi ky incident u raportua në media, Komuna e Prizrenit dha deklaratëku i shprehi ngushëllime familjes në emër të Kryetarit të qytetit, Ramadan Muja, dhe deklaroi se shtëpitë ishin nën përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës. Por Ministria e Kulturës e mohon përgjegjësinëduke thënë se i kishte kërkuar Komunës që t’i merrte masat e duhura të sigurisë pas shembjes së një shtëpie tjetër në të njejtën rrugë.

Pas incidentit të javës së kaluar, Komuna ka marrë masa paraprake duke vendosur blloqe të mëdha të betonit para lokacionit, por për OJQ-të ky është një veprim tanimë shumë i vonshëm. Ata konsiderojnë se e vetmja alternativë e mbetur është dorëheqja dhe ndjekja penale e atyre që ata i konsiderojnë si përgjegjës: Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja; Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala; dhe Ministrin e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Protesta u karakterizua me fjalime nga organizatorët dhe thirrje sporadike nga publiku, dhe pati edhe banderola që bënin thirrje për “Dorëheqje” dhe “Përgjegjësi Penale”.

“U kërkojmë organeve kompetente institucionale që ta bëjnë prioritet këtë rast dhe t’i jepin dënimin e merituar të gjithë atyre që e kanë shpërfillur obligimin e tyre ligjor, duke e shkaktuar këtë tragjedi”, tha Çeku në fjalimin e tij.

p2

Në përfundim të protestës, shumë protestues vazhduan te lokacioni i tragjedisë së javës së kaluar, ku aktivistë e shkruan me sprej fjalën Dorëheqje në ndërtimet e sapovëna të betonit.

Vazhdon beteja për drejtësi

Organizatorët e protestës së të mërkurës thonë se ky është vetëm fillimi i një sërë reagimesh, dhe se planifikojnë të vazhdojnë me hapa tjerë për të vënë drejtësi për Xhenetën.

Prokuroria shtetërore ka nisur hetime mbi këtë rast të mundshëm të “neglizhencës”. Ushtruesi I detyrës së Kryeprokurorit për qarkun e Prizrenit Sylë Hoxha premtoi që do t’i gjejë ata që janë përgjegjës. Çeku ka paralajmëruar se nëse ky rast tejzgjatet nga prokuroria, ata do të ngrenë padi civile kundër atyre që i shohin si përgjegjës.

‘Ec Ma Ndryshe’ tashmë ka bërë të ditur se do të ndërprejë çdo formë bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, deri sa krerët e këtyre institucioneve të japin dorëheqje e të ndiqen penalisht.

Çeku gjithashtu tha për K2.0 se OJQ-ja e tij ka nisur një peticion me kërkesat e tyre, dhe se gjithashtu do të bëjnë thirrje që kjo çështje të diskutohet nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Ata janë duke planifikuar gjithashtu edhe një protestë tjetër, kësaj radhe në Prishtinë; hollësitë janë ende duke u finalizuar.

Mes veprimesh tjera simbolike, Çeku tha se janë duke u mobilizuar për t’i ndihmuar familjes së Xhenetës që ti ndërtojnë një shtëpi të re, pasi ajo ku jetonin është dëmtuar gjatë tragjedisë së javës së kaluar. Nëna e vajzës refuzoi ndihmë nga Komuna e Prizrenit, dhe tha se do që t’i shoh ata vetëm në gjykatë, ndërsa ndihmë pranon vetëm nga qytetarët dashamirës.

Prej tragjedisë së javës së kaluar është parë solidaritet i madh me familjen, edhe në rrjete sociale, e edhe në ngjarje si ndezja e qirinjeve nga qytetarë të Prizrenit javën e kaluar. Çeku beson se përderisa qytetarët vazhdojnë të marrin përgjegjësi personale që të reagojnë e ta ngrisin zërin, atëherë një formë e drejtësisë mund të arrihet.

Fotografitë: Ec Ma Ndryshe.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO