cyberprivacy1
Në thelb | Policia

Fjalëkalimi im! Privatësia ime! Eh, epoka digjitale!

Nga - 23.11.2016

Këshilla të thjeshta për rreziqet online.

Para shtatëmbëdhjetë viteve në Kosovë, interneti konsiderohej luks që mund ta kishin vetëm disa që kishin kompjuterë dhe lidhje të telekomunikimit. Pastaj pas luftës, shumë ushtri, agjenci, institucione dhe individë ndërkombëtar erdhën në Kosovë, dhe të gjithë kishin nevojë për lidhje të mirë të internetit. Meqë një rrjet i tillë pothuajse nuk ekzistonte fare, duhej që të ndërtohej prej fillimit. Pati progres të shpejtë.

Tani 76.6 përqind e popullsisë së Kosovë janë përdorues të internetit dhe lidhja e këti vendi me internet është një prej lidhjeve më kualitative në Ballkan, me një shtyllë kombëtare të broadband ëireless. Çdo shtëpi ka kompjuter, dhe çdo dyqan, prej furrave te kafet e deri te karpentierët, të gjithë kanë ëi-fi. Por me gjithë këtë teknologji, shumica e popullsisë nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e internetit.

Ne lëmë gjurmë në gati çdo ndërveprim online: fotografi, adresa të postës elektronike, numra të telefonit, emra, zëra, dhe të dhëna tjera personale që mund të lidhen me ne. Ato të dhëna mbrohen prej ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë që nuk janë të prekshme nga krimi.

Hekuran Doli është ekspert i Teknologjisë Informative dhe Kryeshef Ekzekutiv i Cingerr, kompani që merret me siguri të të dhënave për disa portale, përfshirë uebfaqe të qeverisë. Ai tha për K2.0 se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit në lidhje me sigurinë e të dhënave në Kosovë.

Hekuran Doli is the CEO of Cingerr, a group of highly qualified IT experts who build and integrate computing platforms designed to handle millions of requests per second.

Hekuran Doli është Kryeshef Ekzekutiv i Cingerr, grup i ekspertëve të kualifikuar të Teknologjisë Informative që ndërtojnë dhe integrojnë platforma kompjuterike të projektuara për t’i trajtuar miliona kërkesa në sekond.

Driton Zhubi, drejtori ekzekutiv i Lens, OJQ e teknologjisë informative të komunikimit, pajtohet me këtë. “Në këtë epokë, e keni transferuar gati tërë jetën online, përfshirë numrat e kartelave dhe dokumentet personale”, shpjegon ai. Kjo paraqet rrezik për mashtrim me identitet, mes tjerash. Zhubi beson se 90 përqind e njerëzve në Kosovë as nuk do ta vërenin po t’u keqpërdoreshin të dhënat personale.

Për këtë arsye, Lens, që operon me një grant nga Komisioni Evropian, ka lansuar një projekt që synon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në epokën digjitale. “Synimi kryesor i projektit është që të organizojë shoqërinë civile për të ndihmuar me rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit te qytetarët për ruajtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e të drejtave për privatësi’, thotë Zhubi. Ai shpjegon se si Lens i trajnojnë organizatat e shoqërisë civile duke i ndarë përvojat dhe duke i përgatitur ata që të përballen me probleme të tilla.

“Masa është e informuar shumë pak për atë se si mund t’u keqpërdoren informatat, dhe mënyrat se si një haker mund t’i përdorë për t’i vjedhur të dhënat e tyre”, pajtohet edhe Doli. Doli thotë se shumica e trafikut kalon nëpërmjet Cingerr, fakt që i mundëson atyre që të përballen “me pak a shumë çdo sulm të mundshëm që u drejtohet uebfaqeve të Kosovës”.

Doli thekson se Kosova ka shumë të rinj të papunë që kanë shumë kohë dhe lidhje të mirë të internetit. Nëse ka gatishmëri dhe burime për të mësuar, bëhet tokë pjellore e përkryer për hakerë. Edhe pse ai nuk mendon se hakerët lokal janë shumë të zgjuar, sidoqoftë thotë se janë të aftë që t’i performojnë truqet më të zakonshme për vjedhje të informatave, disa prej të cilave i shtjellon në vijim.

Lufta e shtetit kundër krimit kibernetik

Sektori për Hetim të Krimit Kibernetik i Policisë së Kosovës u krijua në shtator 2011. Para kësaj, krimet e kësaj natyre u trajtuan nga Drejtorati për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Drejtorati për Hetim të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Ky sektor informoi K2.0 se krimet më të shpeshta janë shkelja e sistemeve të operimit, lansimi i pagesave të rreme, dhe abuzimi i bankës ose kredit kartave. Sipas një raporti të policisë së Kosovës, prej 2013 deri në 2015 ishin 74 raste të raportuara të krimit kibernetik, 29 njerëz u arrestuan për akuza që lidhen me krim kibernetik, dhe 5 grupe u shkatërruan.

Metoda phishing

Metoda phishing përfshinë shtirjen si uebfaqe. Doli tregon një shembull të një skemës që ndodhi në Kosovë dhe përfshiu Gazetën Express: “Hakerët hapën një faqe në Facebook, dhe filluan që ta promovojnë nën emrin e këti portali, me lajme me tituj të çuditshëm’, shpjegon ai. “Kur e klikonin njerëzit, hapej një faqe e rreme e Facebook që kërkonte emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin”. Shumë njerëz u mashtruan dhe i shkruan detajet e tyre, e ranë pre e vjedhjes së të dhënave.

Edhe pse phishing është metodë e papërpunuar, sa i përket standardeve të ahkerëve, ka qenë efektive në Kosovë, sepse njerëzit nuk janë të informuar sa duhet. Doli zbulon se vetëm muajin e kaluar u vjedhën 30 mijë llogari në Kosovë nëpërmjet kësaj metode. “Nga këta 30 mijë njerëz, sigurisht është dikush me informata të rëndësishme. Tani hakeri i mbanë informatat dhe pas një viti i zbulon. Mund të jenë fotografi ose biseda të papërshtatshme”.

Doli thotë se gjithë çka ju duhet që ta mbroni vetën prej phishing është të siguroheni që uebfaqja ku po i shkruani emrin e llogarisë dhe fjalëkalimin e ka emrin e saktë me https:// para, për shembull: https://www.facebook.com.

Burri në Mes

Një hak më e përparuar është metoda ‘Man in the middle’ (Burri në mes). “Sulmuesi e pozicionon vetën në mes teje dhe internetit, dhe kështu mund ta sheh gjithë trafikun e juaj, përfshirë fjalëkalimet”, shpjegon Doli. Në atë rast nuk mund të bësh asgjë përpos përdorimit të protokolleve të kodifikuara”.

Doli thotë se ky lloj sulmi njihet gjithashtu si ‘përgjim’. “Më parë këtë e bënte shërbimi i fshehtë i shtetit, por tani kushdo me internet dhe me dituri të mjaftueshme mund ta bëjë këtë”, shpjegon ai. “Nëse lidhet me ëireless-in tënd atëherë është lehtë që të vjedh gjithçka”. Edhe në lidhje të ndarë të ëireless, si në kafe, mund të jetë ndonjë haker që t’i lexon pakot e të dhënave.

Për ta mbrojtur vetën, Doli përsëri theksoi rëndësinë e https://. Ai gjithashtu rekomandon përdorimin e rrjeteve publike ose ëireless vetëm për shfletim të internetit. Nëse keni nevojë që të lidheni në llogari për të ruajtur informata të rëndësishme ose për të kryer e-banking, bëjeni nga shtëpia.

Sulmi i Zgjedhjes së Virusit

Doli thotë se sulmet më të shpeshta janë nëpërmjet virusëve, që kryesisht i synojnë llogaritë në Facebook. “Secili kompjuter që ka virus ka mundësi që të përgjohet”, shpjegon ai. Virusët shpërndahen më lehtë në Kosovë sepse softueri mbrojtës që përdoret shpeshherë është verzion pirat, dhe kështu nuk mbahet mirë. Mund ta zgjidhni këtë problem duke instaluar versionet e fundit të sistemit operues dhe programit antivirus.

Të dhënat personale në vende tjera

Hakerët paraqesin rrezik për më shumë se vetëm fjalëkalimin e Facebook. Pa marrë parasysh se sa të mbrojtur jemi, ne i besojmë njerëzit dhe kompanitë tjera me të dhënat tona personale, si në rastin e bankave, e ato institucione mund të jenë të prekshme nga sulmet e hakerëve. Sipas Dolit, bankat në Kosovë janë sulmuar gjithashtu prej hakerëve të huaj, por i kanë mbajtur këto sulme dhe humbjet e tyre të fshehta.

Vjedhja e transaksioneve

Një krim tjetër është vjedhja e transaksioneve. “Për shembull hakerët futen në adresën elektronike të pranuesit të parave, zakonisht dikush që bënë tregti me Kinën, sepse siguria e informatave është shumë e ulët edhe atje”, shpjegon Doli. “Futen në atë adresë elektronike kineze, e kontaktojnë kompaninë nga Kosova dhe u thonë që t’i transferojnë paratë në një llogari tjetër. I kemi pasë dy tri raste të tilla”.

Pos hakerëve, kush?

Të dhënat që i ruajmë në kompjuterët tonë, dhe informatat që i ndajmë nëpërmjet ndërveprimeve të përditshme me botën online mund të qasen edhe prej akterëve tjerë, pos hakerëve, si institucionet shtetërore ose mediave.

Ka shqetësime për sigurinë online që burojnë nga zbulimet e fundit se teknologji të reja po përdoren për mbikëqyrje me “efikasitet të frikshëm”, të paktën sipas Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB.

Në Kosovë, ligji i lejon institucionet shtetërore që t’i monitorojnë të gjitha komunikimet elektronike, nëse autorizohen gjatë procesit të hetimeve penale. Neni 68 i Ligjit për Komunikime Elektronike lejon që këto ndërhyrje të vazhdojnë deri në një vit, nëse shihet si e nevojshme nga institucionet e shtetit që i kryejnë hetimet. Komisioni për Mbikëqyrje të Procesit të Ndërhyrjes në Komunikim është themeluar brenda sistemit të drejtësisë së Kosovë për të ndihmuar me garantimin e zbatimit të saktë të këtyre ligjeve.

Por ka informata që ne i publikojmë për vetën që mund të keqpërdoren gjithashtu. OJQ Lens thekson se njerëzit shpeshherë zbulojnë hollësi për jetët e tyre personale nëpërmjet rrjeteve sociale; emocionet, shqetësimet, problemet, festat e shpresat, që mund të përdoren prej tjerëve për manipulim ose për të krijuar një përshtypje të caktuar të personalitetit të tyre.

fikret-ahmeti

Driton Zhubi është drejtori ekzekutiv i organizatës Lens, organizatë që synon të rrisë vetëdijen nga dëmet që vijnë prej keqpërdorimit së teknologjisë.

Zhubi beson se në Kosovë ka shkelje të përditshme të të drejtave individuale të privatësisë nëpërmjet internetit, dhe shkelësit më të mëdhenj janë mediat, veçanërisht portalet e lajmeve, për të cilët rjetet sociale janë bërë burim i zakonshëm.

Publikimi i emrave të të akuzuarve, emrat të të miturve, fytyrave të njerëzve që kanë marrë pjesë në aksidente, janë të gjitha shkelje të privatësisë, por asnjë organizatë mediale nuk është ndëshkuar. Zhubi thotë se “askush nuk do që të jetë antagonist”. Për ata që mendojnë se u janë shkelur të drejtat, Zhubi i këshillon që të ankohen te Këshilli për Media të Shkruara ose Agjencia për Mbrojtje të të Dhënave, të paktën si mjet i fundit për ta adresuar gjykatën.

Privatësia dhe të dhënat personale në epokën online po diskutohen dhe mësohen me intensitet gjithnjë e më të madh. Megjithatë, ka shumë punë për t’u bërë, sepse pavarësisht faktit se gati të gjithë po përdorin internetin, shumë pak dinë se si ta mbrojnë vetën dhe të drejtat e tyre në këtë ‘botë të re të guximshme’. Përveç kësaj, edhe ata që nuk janë figura publike nuk janë imun ndaj shqyrtimit publik e shtetëror online të jetëve të tyre private.K

Fotografitë: Fikret Ahmeti / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO