Shkurt | Media

Gazetarët ftohen që të aplikojnë për shpërblim

Nga - 15.03.2017

Shpallet konkursi për gazetari hulumtuese.

Gazetarët në Kosovë po inkurajohen përsëri që të aplikojnë me shkrimet e tyre hulumtuese për të fituar një shpërblim që ipet çdo vit. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka shpallur konkursin e ri për shpërblimet për storiet hulumtuese të botuara në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016.

Gazetarët të cilët kanë raportuar për çështje sociale, në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të të drejtave themeloretë njeriut, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat kanë bërë të ditura të paditurat më parë do të mund të bëhen pjesë e garës.

Ҫmimi individual është ndërmjet 3000 dhe 5000 eurove.  Ҫmimi për nënkategorinë për storien më të mirë nga gazetari i ri është 3000 euro.

Konkursi i BE-së na tregon se për shpërblimin mund të nominohet një gazetar apo grup gazetarësh. Konkursi është i hapur për gazetarët profesionistë, të cilët janë të angazhuar në media në çfarëdo mënyre, p.sh. të punësuar me orar të plotë, të angazhuar me punë me honorar, të vetëpunësuar, e kështu me radhë.

Gazetarët hulumtues të lindur në vitin 1981 apo më vonë – ose një grup gazetarësh me një gazetar udhëheqës dhe me së paku një gazetar në grup të lindur në vitin 1981 apo më vonë – do të kualifikohen për nënkategorinë ‘storia më e mirë hulumtuese nga gazetarët e rinj” – shpërblimi për këtë kategori është 3,000 euro. Gazetarët e rinj, gjithashtu, kualifikohen për shpërblimin kryesor.

Storiet me të cilat gazetarët aplikojnë për shpërblimin për gazetari hulumtuese duhet të jenë të botuara në Kosovë. Nominimeve për storiet hulumtuese të botuara në mediat e Kosovës për publikun e Kosovës në gjuhët që nuk janë zyrtare në Kosovë (në gjuhën e minoriteteve apo në ato ndërkombëtare) duhet t’u bashkëngjitet edhe përkthimi në gjuhët zyrtare të vendit.  

Udhëzimet e plota për dorëzim të nominimit dhe aplikacionit i gjeni në faqen zyrtare të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, këtu.

Data e fundit për dorëzim të aplikacioneve/nominimeve është: 5 prill 2017; ora 00:00.K

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO