S`fundmi

Hapet Aplikimi – TruAktiv: Produksioni Multimedial

Nga - 30.03.2018

Ky është konkurs. Jo për punë, por për njohuri.

Kosovo 2.0 dhe Sbunker ftojnë të gjithë të rinjtë, nxënës/e të vitit të fundit të shkollave të mesme, student/e ose të rinjë të cilët kanë interes në fushën e mediave, komunikimit, gazetarisë, filozofisë, politikës apo artit, që të bëhen pjesë e programit “Produksioni MultiMedial” në truAktiv. Të rinjtë me interes në fushat e aktivizmit janë poashtu shumë të mirëpritur.

Për çka po bëhet fjalë?

“Produksioni MultiMedial” i truAktiv është program dhjetëditor i ndarë në dy pjesë. Përmes shtyllës së parë, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pjesë në ligjërata dhe diskutime për gazetarinë në përgjithësi, konceptet mediatike, standardet gazetareske, përfaqësimet medatike, si dhe stilin dhe teknikat e ndërtimit të artikujve. Ndërsa në shtyllën e dytë, nëpërmjet punëtorive të cilat pjesëmarrësit i zgjedhin vet, programi synon që t’i forcojë shkathtësitë për shkrim efektiv, aspektet teknike te gazetarisë, prodhimin e videove, ndërtimin dhe prodhimin e storjeve në radio përfshirë aspektet teknike, fotografi dhe dizajn grafik. Në këtë pjesë të programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë në grupe të udhëhequra nga profesionistë të fushave përkatëse. Punëtoritë do të zhvillohen në ambiente të fushave tematike, të cilat përvec atraktivitetit që ofrojnë, ju mundësojnë pjesëmarrësve të mësojnë praktikisht hapat konkrete të fushave mediatike.

Kur dhe ku?

Programi mbahet në Prishtinë në datat: 09.5.2018 – 19.5.2018. Ligjëratat dhe diskutimet mbahen gjatë ditëve 09.5.2018 deri më 10.5.2018 prej orës: 10:00 deri në ora: 15:00. Ndërsa, punëtoritë mbahen në ditët 12.5.2018 deri më 18.5.2018. Orari i detajuar për punëtori dhe aktivitete grupore përcaktohet së bashku me pjesëmarrësit gjatë fazës se ligjëratave dhe diskutimeve.

Bashkëbiseduesit dhe temat?

Bashkëbiseduesit tanë janë studiues, kryesisht nëpër universitete amerikane dhe evropiane, profesionistë të shquar dhe personalitete të jetës gazetareske, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e “Produksioni Multimediatik” . Ligjëratat/diskutimet dhe punëtoritë do të udhëheqen nga Besa Luci, Bardha Ahmeti, Gent Efendija, Ilir Hasanaj, Nita Salihu, Majlinda Hoxha dhe të tjerë.

Programi ndahet në dy shtylla, dhe në disa fusha tematike:

Shtylla 1: Ligjërata dhe diskutime: ku do të flitet për gazetari, konceptet mediatike dhe shkrimin gazetaresk.

Shtylla 2: Punëtori grupore, në fushat tematike: Blogimi dhe aspektet teknike, Podcast dhe prodhimi në radio, prodhimi i videove, dizajni grafik dhe fotografitë.

Si të aplikoni?  

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 17-22 vjeç. Për ligjëratat tematike do të pranohen deri në 30 pjesëmarrës, ndërsa për punëtori mund të pranohen nga 6 persona në secilën prej tyre.

Apliko tani

Për të aplikuar në program, ndiqni vegëzën dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara. Afati i aplikimit është deri në mesnatën e 13.4.2018 ora 24:00.

Inkurajohen të aplikojnë të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve etnike pakicë.

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Përkrahur nga:

KOMENTET

1
SHIKO KOMENTET
  • 02 Apr 2018 - 19:39 Adifete: Mediat japin nje hapsire te mire per te shprehur talentin , dhe jan me atraktive ne kosove , te japin mundsin te jesh me komunikaive, dhe na njohin me ngjarjet qe kan ndodhur ne vend.
KOMENTO

KOMENTO