“Haveit” kolektivi i katër vajzave, nga dy motra, janë që një kohë shtylla e skenës artistike “underground” të Prishtinës. Që nga 2011-ta, Vesa dhe Hana Qena, si dhe Lola dhe Alketa Sylaj janë bashkuar që të përdorin kreativitetin e tyre për të protestuar padrejtësitë shoqërore në Kosovë përmes performancave artistike.

Pa u frikësuar ti sfidojnë tabutë, puna e tyra shpesh është fokusuar në çështje të ndjeshme, përfshirë këtu edhe ngritjen e vetëdijes për shkeljen e të drejtave të grave dhe komunitetit LGBT, si dhe të promovojnë lirinë e dashurisë, seksit dhe shprehjes individuale.  

Projekti i tyre i fundit, i bërë në bashkëpunim me fotografen Majlinda Hoxha, është një seri fotografish dhe një video e quajtur “Pilule Du Lendemain” (“Pilula e së Nesërmes”). Emri është në frengjisht për shkak se në Kosovë udhëzimet që vijnë të bashkangjitura me këto pilula janë në gjuhë të huaj.

Video është si reagim ndaj mungesës së edukimit seksual në Kosovë dhe moralizimit që iu bëhet grave rreth çështjeve si abortimi. Shumë gra marrin vesh për pilulën e së nesërmes përmes shoqërisë ose përmes Internetit, dhe shpesh hezitojnë që t’i blejnë ato për shkak se ndjehen të gjykuara ose të turpëruara.