Blogbox | Film

‘HOMELAND (IRAQ YEAR ZERO)’ – KRYEVEPËR MARATONË

Nga - 10.08.2016

Ata që janë përgatitur për një sfidë të durimit në kinematografi do të shpërblehen shumë.

Alfred Hitchcock kishte thënë dikur “gjatësia e një filmi duhet të jetë e lidhur në mënyrë direkte me aftësinë e fshikëzës së njeriut për t’i rezistuar nevojës për të urinuar”, e sipas kësaj, supozoj që ai nuk do të kishte pasur shumë kohë për “Homeland (Iraq Year Zero)”, dokumentar pesë orë e gjysmë nga Abbas Fahdel, që u shfaq në tërësi dje në Shtëpinë e Kulturës, me një pushim të mëshirshëm pesëdhjetë-minutësh diku kah gjysma e filmit.

Prindërit e mi shkuan dikur në një shfaqje të “Napoleon”, film epik pa zë, bardhë e zi, me kohëzgjatje relativisht të njejtë, i prodhuar në 1927. Në atë kohë mendoja se janë të çmendur. Unë personalisht i kam mbijetuar dokumentarit dhjetë-orësh të Claude Lanzmann për Holokaustin, “Shoah”, edhe pse e ndava në katër pjesë të tretshme e të përballueshme. Plus, udhëtimi që e bëra me autobus deri në Prizren zgjati tetë orë.

Iraq film 1

Por Hitchcock ka të drejtë. Instinktet themelore, siç e zbulova, të bëjnë shumë egoist. Pas dy orë e gjysmë duke e shikuar “Homeland”, fillova që t’i urrejë ata njerëz të panjohur në ekran, me ato vallëzime të dasmave e me ato blerje të pafund të perimeve. Blej ato domate mo! Duket qartë se të gjithë në Irak nxitojnë më pak se fshikëza ime. Në një moment, i vetmi person për të cilin më vinte keq ishte nusja e bajatavur që u detyrua të ulej e t’i shikonte gjithë tjerët duke u kënaqur. Edhe nxehtësia në atë kinema ishte e padurueshme, e pasi që kisha kaluar javën para DokuFest në një kamp ku veshja e teshave nuk ishte obligative, e konsiderova që t’ja prezantoj këtë frymë karakteristike edhe Shtëpisë së Kulturës.

Fatmirësisht, “Homeland (Iraq Year Zero)” doli të jetë punim madhështor artistik; një tregim magjepsës dhe thellësisht personal i 18 muajve para dhe pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA. Pak filma e përçojnë jetën e përditshme nën hije të luftës në mënyrë kaq efektive. Është banal, prekës, gazmor dhe shkatërrues. Hitchcock sigurisht e kishte fjalën për udhëtime me autobus.

Për pjesën më të madhe të filmit, e ndjekim familjen e gjërë të Fahdel, veçanërisht nipat e mbesat e tij, të cilët, të ri në moshë, na ofrojnë një pikëpamje të fëmiut për botën që i rrethon. Djemtë kalojnë nëpër rrënoja antike në fshat dhe hyjnë me fshehtësi në kopshtet frutore të fqinjve të tyre, ose shikojnë video klipe muzikore të Shakirës, duke qeshur nën hundë, se “ajo dridhet si peshk”. Jam mjaft i sigurt që dy javë para se të fillonte shteti im (Mbretëria e Bashkuar) ta bombartonte shtetin e tyre, edhe unë po e bëja të njejtën gjë. Dhe ajo ndjenjë e dukshme e tmerrit e frikës e hijëzon pjesën e parë, e nëntitulluar “Para Rënies”. Pusa ndërtohen në oborre “në pritje të luftës”, racionet furnizohen “në pritje të luftës” dhe sollotejpi ngjitet në dritare për të mos e lënë xhamin që të thyhet. Britanezët flasin për kurajë në përballje me fatkeqësi, por irakianët kanë sa të duash.

Iraq film 2

In the Q&A that followed the screening, Fahdel emphatically stated that events today, like those in Istanbul or Paris, are a direct result of what happened at that time. “They opened a Pandora’s box,” he said, “and the devils are coming out.” Countless homes are destroyed by US rockets yet the occupying forces and NGOs shrug their shoulders. “Even the Red Cross told us to rob,” says one newly homeless man. “I told him we are not thieves. They said that isn’t our problem.”

We also hear of innocent pedestrians executed on the street by US soldiers; when one young man is shot in the back for carrying something innocuous in his hand, it’s hard not to also draw parallels between these paranoid soldiers and the increasingly-militarized police back in their home country.

What struck me most with “Homeland” was how effectively it conveys the powerlessness of individuals in the face of political games of chess. Saddam Hussein and the US, it seems, are like Greek Gods with their petty spats and fickle whims. Part one is repeatedly punctuated by Saddam’s televised propaganda, in which he portrays himself as benevolent and messianic. Farmers and children hoke about Americans spying on them from distant invisible satellites, or bringing chemical warfare like a plague. In part two, the propaganda is replaced by vast ruins: museums, radio station, the national film archives — victims of inhuman battles on a grand scale. The future of “new Iraq” will be decided by the elusive Coalition Forces and NGOs. And families like Fahdel’s must deal with the consequences.

Iraqi 3

Në pjesën e dytë, “Pas Betejës”, është e qartë që filmi i Fahdel nuk është për ngjarjet e mëdha, por për hapësirën në mes tyre. Gjatë pesë orëve e tridhjetë minutave, gati asnjë plumb nuk shkrepet, sepse tepihat ende duhet të lahen, e provimet duhet të kalohen. Jeta për familjen e tij mbetet pak a shumë e njejtë siç ka qenë, por rreth tyre vërejmë shkatërrimin e ngadaltë të shoqërisë në zbrazëtinë e lënë nga regjimi i rrëzuar, dhe nga okupimi inkompetent i të huajve.

Në seancën pyetësore pas shfaqjes, Fahdel deklaroi prerazi se ngjarjet në ditët e sotme, si ato në Stamboll e Paris, janë rezultat direkt i asaj që ka ndodhur në atë kohë. “E kanë hapur një Kuti Pandora”, tha ai. “dhe djallët po dalin”. Shtëpi të panumërta shkatërrohen nga raketat e SHBA, por forcat okupuese dhe OJQ-të vetëm i ngritin supet. “Edhe Kryqi i Kuq na tha që të vjedhim”, tha një njeri që sapo ka mbetur pa shtëpi. “I thash që nuk jemi hajdutë. Ata thanë ‘nuk është problemi ynë’.

Dëgjojmë gjithashtu për kalimtarë të pafajshëm që ekzekutohen në rrugë nga ushtarët e SHBA; kur një i ri qëllohet në shpinë me pushkë, duke mbajtur diçka jo të rrezikshme në dorë, është vështirë që të mos e paralelizojmë këtë situatë të ushtarëve paranojak me atë të policisë gjithnjë e më të militarizuar në vendlindje të tyre.

Ajo që më mbeti në mend më së shumti nga “Homeland” është me sa shumë efikasitet e përçon pafuqinë e individëve përballë lojërave politike të shahut. Saddam Hussein dhe SHBA, si duket, janë Perënditë e Greqisë, me zënkat e parëndësishme me tekat e ndryshueshme të tyre. Pjesa e parë theksohet vazhdimisht nga propaganda e transmetuar në televizion nga Saddam, ku ai e portretizon vetën si dashamirës e mesianik. Fermerët dhe fëmijët flasin për gjëra të pavërteta, si amerikanët që i spiunojnë nga satelitët e largët e të padukshëm, ose që do e sjellin murtajën me luftë kimike. Në pjesën e dytë propaganda zëvendësohet me rrënoja të pafund; muze, stacione të radios, arkiva kombëtare të filmit – viktima të betejave jonjerëzore në shkallë të madhe. E ardhmja e “Irakut të ri” do të vendoset nga Forcat e pakapshme të Koalicionit, dhe OJQ-të. Dhe familjet si ajo e Fahdel-it duhet të përballen me pasojat.

Zemra e filmit, megjithatë, është pa dyshim nipi i Fahdelit, Hajdari, një njëmbëdhjetë vjeçar plot humor e mrekulli për botën. Është shkatërruese kur një tekst i vogël paraqitet papritmas në pjesën e poshtme të ekranit, kah fillimi i filmit, për të lajmëruar që Hajdari do të vdes pak pas pushtimit. Nuk e dimë si, e as nëse do ta kuptojmë, por vet fakti që e kupton të godet me boks e të hapë një vrimë në zorrë, e ajo vrimë nuk të largohet deri në fund të filmit. Për pesë orë, duhet ta shikojmë Hajdarin duke mësuar e duke u rritur, gjatë gjithë kohës duke e ditur që gjithçka është kot.

Në një skenë veçanërisht të mistershme, Hajdari e viziton strehën Al-Amiriyah, që SHBA e bombardoi në 1991, duke vrarë të paktën 408 civilë. “Axhi, shikoji shenjat në mur. Fotografitë e njerëzve që kanë vdekur. Trupat i kishin të shqyer”, thotë ai në kamerë, duke na i treguar fotografitë e viktimave, moshatarë të tij. “Shikoje këtë nënë. Ajo vajton për të birin e saj”. A do të jetë ky fati i tij? Duket gati sikur edhe ai vet e di. Kinemaja këtu del të jetë medium edhe mizor, edhe njerëzor. Mund të kthehemi në kohë, në vitin 2002, dhe ta shikojmë atë duke e përshkruar fatin e tij të mundshëm, por nuk kemi ndonjë mënyrë për ndërhyrje. Asnjë mënyrë për ta paralajmëruar.

Fahdel e bëri montazhën e këti filmi vet; pasi e la xhirimin pasi i vdiq nipi, ai më pas ringjalli atë një dekadë më vonë. Për shkak të gjithëdijenisë së tij, fillova ta druaja çdo skenë që ai kishte zgjedhur ta përfshinte; çfarë po paralajmëronte ai?

“Shpresoj që kurrë nuk e shihni më një film si ky”, tha Fahdel gjatë seancës pyetësore, “sepse do të thoshte luftë përsëri në një shtet tjetër”. Sot si duket shpresat e dëshirat e Fahdel nuk do të realizohen.

Në kampin ku veshja e teshave nuk ishte obligative, fola me një britanez, koncepti i të cilit për Lindjen e Mesme dukej se ishte i bazuar në “American Sniper”. Por edhe pse Fahdel e krijoi “Homeland” për bashkëatdhetarët e tij, ai e përmendi faktin se ishte prekur kur shikuesit në Nju Jork u ngritën në këmbë për ta përqafuar. Ky film është kundërhelm për ‘American Sniper’… Ata thanë që nuk kishin imazh të irakianëve [para këti filmi]”, shpjegoi ai.

Jo të gjithë qëndruan gjatë tërë asaj maratone; shumë as nuk do të provojnë ndonjëherë. Në fillim të pushimit, 17 anëtarë të qëndrueshëm të audiencës dolën si mezi nga Shtëpia e Kulturës, në dritën qortuese të Prizrenit; deri në momentin kur doli sigla përmbyllëse, numri ynë ishte reduktuar në dhjetë, plus disa që erdhën më vonë. Por për ne që iu shmangëm dritës së diellit për një pasdite në një dhomë të errët, duke u djersitur, u shpërblyem me një përvojë kinematike që të ndodh vetëm çdo disa vjet.

Kosovo 2.0 është partneti zyrtat medial i DokuFest – zbuloni përmbajtjet më interesante të festivalit çdo ditëkëtu.

Kosovo 2.0 është revistë online dhe e shtypur që u ofron zëra të guximshëm e të patrembur.

Koleksioni ynë i plotë i revistave në shtyp do të jetë në dispozicion në stendën tonë në Shadërvan, Prizren, gjatë tërë DokuFest, duke përfshirë edhe edicionin tonë të fundit “90-at”. Mund t’i bleni gjithashtu të gjitha revistat tona në pika të ndryshme të shitjes dhe online nëpërmjet BalkanSpring (duke u rregulluar – do të punojë së shpejti).

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO