Biseda | Tech

AIan Greenberg: “Mund ta rregullojë teknologjinë. Nuk mund t’i rregullojë njerëzit”.

Nga - 07.11.2016

Guru i teknologjisë në arsim diskuton atë se si teknologjia po formëson të ardhmën e mësimit.

“Nuk ma ndinë se a më pëlqejnë. Dua që të më respektojnë”, thotë Alan Greenberg, lider botëror i teknologjisë dhe inovacionit në arsim, deri sa e shpjegon për K2.0 atë që ai e quan ‘teknika Greenberg’. Zhvilluesit dhe bizneset e reja duhet të jenë të afta që ta shpjegojnë produktin e tyre për 30 sekonda në mënyrë që të kapin vëmendjen e njerëzve, përndryshe anashkalohen. “Nëse nuk mund ta shpjegojnë për 30 sekonda atë që e bëjnë, dhe çfarë ndryshimi do të ketë, do të dështojë”.

Greenberg po e demonstronte këtë teknikë në pjesëmarrës të Panairit të Bizneseve të Reja në edicionin e pestë të festivalit të Teknologjisë KOSICT, që u mbajt në Prishtinë javën e kaluar. Kjo konferencë u organizua nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) me mbështetje nga Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Kolegji Universitar Universum. Në të pati biseda për disa tema aktuale botërore në fushën e teknologjisë informative: si marketingu digjital, teknologjia në arsim dhe sportet elektronike.

Greenberg, i cili prej 2004 deri në 2009 menaxhoi biznesin e Higher Education (Arsimi i Lartë) të Apple në Evropë dhe Azi, ishte njëri prej folësve më të mirënjohur të KOSICT gjatë konferencës dy-ditore që mblodhi folës ndërkombëtar nga bota e teknologjisë. Ai tani është investitor, këshillues e ndonjëherë edhe mentor për disa kompani teknologjike rreth botës. Në portofolin e tij përfshihen kompani nga Nju Jorku, Londra e Pekini.

Për më shumë se një dekadë ai është fokusuar në teknologjinë në arsim. Prezantimi i tij në KOSICT përfshiu një seksion për aplikacione të teknologjisë në arsim që veç se kanë gjetur vend nëpër klas, si dhe për aplikacione të reja që po zhvillohen me synim të revolucionarizimit të mëtejmë të mësimmarrjes digjitale. K2.0 foli me të pas prezantimit për të diskutuar atë se si teknologjia mund ta përmirësojë arsimin, si mund t’i ndihmojë qeveria e Kosovës kompanitë teknologjike, si dhe për zhvillimin e teknologjisë për t’i ndihmuar fëmijët autist.

fikret-ahmeti_alan-greeberg

K2.0: Si po e transformon teknologjia arsimin?

Alan Greenberg: Sa orë i keni? Është temë shumë e madhe. Po mundohem ta bëjë më të thjeshtë. Për shembull, Tinybop. Është studio amerikane që prodhon 11 aplikacione B2C [Business to Customer / prej Biznesit te Klienti] për arsim standard në 65 gjuhë, dhe është në dispozicion në 135 shtete. Janë shumë të suksesshëm.

Por problemi me aplikacione është që në përgjithësi është produkt B2C, diçka që një student individual e përdorë. Nuk ka progres për momentin – është vështirë ta çojmë në shkolla. Si e bjen? Si e përshtatë?

Pra me mbledhjen e fondeve që sapo e kemi përfunduar, Tinybop ndërtoi një qendër të përkushtuar për shkolla. Të dhënat nga të gjitha 11 aplikacionet futen në qendër, dhe ke mundësi edhe t’i integrosh të dhënat njëra me tjetrën. Pra nëse ke vështirësi në një lëndë, mësuesi mund ta sheh udhëtimin tënd të mësimmarrjes, siç mund ta shohin edhe prindët. Pra papritmas një produkt B2C po përdoret në bazë institucionale, gjë që po ndihmon shkollat që të japin mësim më mirë në këto lëndë.

Arsyeja pse kjo është kaq e rëndësishme është se… për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, kemi një organizatë të quajtur Ofsted. Ofsted vlerëson kualitetin e mësimdhënies në shkolla, dhe nuk është objektive. Një mësues i kualifikuar shkon në një shkollë dhe gjykon se a po performon mirë ajo shkollë apo jo. Por nuk ka konsistencë reale përgjatë individëve; është subjektive. Qoftë se po më dhemb koka atë ditë, a të dorëzojë raport të mirë apo të keq për shkollën? Nuk ka të dhëna cilësore ose sasiore.

Teknologjia mund të bëjë ndryshim të madh në analizimin e të dhënave prej aplikacioneve si Tinybop për të kuptuar më mirë udhëtimet e mësimmarrjes – performancat e mësuesve, performancat e studentëve – dhe për t’i mësuar realisht të dhënat cilësore dhe sasiore. Do të ndryshojë gjithçka.

E përmendët në prezantimin e juaj që këto të dhëna janë gjithashtu të rëndësishme për shkak se i ndihmojnë mësuesit që të mos përqendrohen vetëm në studentët e mirë…

Mësuesi në klasë jep mësim për 30 studentë, dhe më së shumti mund të shpresojë që ta mësojë mesataren në mes. Sepse nuk mund t’i mësosh studentët një-me-një në çdo klasë. Nuk është e mundur fizikisht e as mendërisht. Pra duhet ta lëmë mësuesin/en që ta përmbush potencialin e mesatarës, por edhe t’i identifikojë pesë të fundit, pesë të parët, e të ketë ushëtim të mësimmarrjes edhe për ta. Të dhënat ndihmojnë që të kuptojmë se kush po ka sukses, kush po dështon dhe kush është mesatar.

"Nuk jam i bindur që mësimmarrja ndodh në klasa. Mësimdhënia ndodh në klasa."

Ekziston edhe një argument këtu, që ka të bëjë me atë se ku ndodh mësimmarrja. Nuk jam i bindur që mësimmarrja ndodh në klasa. Mësimdhënia ndodh në klasa. Kur del prej klasës, e bënë detyra, ushtrime, ose çfarëdo angazhimi, atëherë je duke mësuar.

Pra nëse mësimmarrja ndodh jashtë klasës, duhet të kemi metodologji, dhe strukturë, në mënyrë që t’i kthejmë ato informata. Kur shkon në shkollë, i bënë detyrat e shtëpisë, dhe i dorëzon te mësuesi. E merr një notë A, B, C, D, ose ndoshta edhe E. Këto nuk janë të dhëna objektive.

Disa fëmijë shkëlqejnë në disa fusha, e disa tjerë shkëlqejnë në fusha tjera. Kur e kuptojmë këtë në bazë cilësore dhe sasiore, atëherë kemi ndryshuar gjithçka. Këtë mund ta bëjë mësimmarrja me makina dhe të dhënat. Nuk është e ardhmja, është e tashmja. Është e sotmja. Të gjitha kompanitë me të cilat punoj unë janë duke ndërtuar këtë lloj të angazhimit.

Kjo do të bëjë ndryshim, sepse nuk është vetëm për të dhënat e atyre 30 fëmijëve; më pas mund t’i masim të dhënat në relacion me fëmijë të shkollave tjera, shteteve tjera, dhe kështu e shohim situatën në mënyrë ma demokratike, dhe më interesante, sa i përket rezultateve të mësimmarrjes.

Pra a po ka sukses teknologjia në arsim?

Ka shumë teknologji. Dyqani i Aplikacioneve i Apple i ka… as që e di… më duket se bëhen 40,000 aplikacione të reja në vit. Janë 500, 600 mijë aplikacione të arsimit në App Store. Si e dimë se cilët funksionojnë e cilët jo? Nuk ka proces për këtë. Duhet të bëhet një ekosistem i ri në të cilin mësuesit dhe shkollat e kuptojnë se çfarë është me të vërtetë e dobishme.

Ndryshimi real bëhet kur mund t’i analizojmë të dhënat. E jo thjeshtë kur Alan thotë se ky është aplikacion i mirë; kjo nuk ka kuptim. Duhet të kemi të dhëna reale që tregojnë ndikimin e mësimdhënies dhe mësimmarrjes. Akademikët do të vendosin se cilat pjesë janë të dobishme, çfarë duhet të bëhet. Kjo është për mjedisin akademik.

Gjithçka në të cilën punoj unë e testojmë. E testojmë me mësues, me shkolla. Kemi kritere të larta të veprimeve tona dhe mënyrës se si i bëjmë ato veprime. Nuk mund të punoj me një kompani që nuk është më e mira për atë që e bëjnë.

fikret-ahmeti-kosict10

A do të thotë kjo që një kompani duhet të jetë e dëshmuar si e suksesshme në mënyrë që t’i të interesohesh në të?

Nëse e shikon portofolin tim, disa janë kompani të rëndësishme, tjerat janë kompani shumë të vogla. Është krejtë te njerëzit. Frymëzohem prej njerëzve. Takohem me njerëz dhe e kuptoj potencialin e tyre, e ndoshta mund t’u ndihmojë që ta përmbushin atë potencial. Për mua është krejtë te mirëkuptimi. Mund ta rregullojë teknologjinë, teknologjia është e lehtë për t’u rregulluar, por nuk mund t’i rregullojë njerëzit. Pra çfarë kërkojmë? Kërkojmë dikë që të na frymëzojë, dikë me largpamësi, me ambicie, dikë që do që të rris diçka, e atëherë kur e gjej mund t’i marrë e të punojë me ta.

Pra njerëzit që të frymëzojnë zakonisht janë të fokusuar në përmirësimin e arsimit në botë?

Kjo është pyetje shumë e mirë, por e vështirë për t’iu përgjigjur. Në Mbretërinë e Bashkuar i kemi 26,000 shkolla. Kur ndërton teknologji për 26,000 shkolla, paq fat! Nuk është interesante për mua. Por nëse ndërton në MB dhe është në dispozicion për gjithë botën, atëherë bëhet interesante. Pra jam duke kërkuar kompani që janë ambicioze, që i kuptojnë sfidat. U ndihmojë që t’i rrisin bizneset e tyre, jo vetëm në MB, por në gjithë botën.

Kam marrëdhënie me një kompani në Kinë të quajtur ‘Homeëork together’. Ata punojnë me 13.2 milion studentë, 3.2 milion prindër, 50,000 shkolla, 576,000 mësues. E kam gjithashtu një platformë për mësues privat, pra e kemi marrë atë bazë të të dhënave për këtë kompani të mësimdhënies private, dhe po i lidhim mësuesit për t’u dhënë mësim studentëve kinez online në Kinë. Mundësi shumë e madhe. Kjo kompani që po merret me mësimdhënie private është e dy tipave, shumë të varfër, s’kanë fare para, as investime, por kanë një kontratë të madhe në Kinë që do të ketë vlerë miliona dollarë në muaj për ta në 6 ose 8 muajt e ardhshëm. Shumë e madhe!

Thatë në prezantimin e juaj se “ajo që ndërtoni në shtetin e juaj duhet të merret parasysh në bazë botërore, e jo lokale”…

Rrite lokalisht, zhvillojë globalisht. Dhe nuk ndodh brenda ditës. Pra rritë diçka, e teston, e provon se a po funksionon, ndryshon ato që nuk punojnë, por ke ambicie për të qenë biznes botëror.

A keni patur mundësi që të takoheni me entuziastë të teknologjisë gjatë dy ditëve në Kosovë?

Kam qenë fatlum. Kjo është vizita ime e parë në Kosovë dhe në 36 orët e fundit jam njoftuar me njerëz të mrekullueshëm; disa mësues, disa profesorë, disa teknologë. Kur ke pasion, dhe interesim, dhe në përgjithësi ambiciet që i kam gjetur këtu në konferencë te njerëzit që i kam njoftuar, atëherë është lehtë që të kesh sukses.

Nukj ka të bëjë me mua aspak. Ka të bëjë shumë me njerëzit. Thjeshtë u duhet një drejtim, pak mbështetje, pak inkurajim. Duhet të jenë ambicioz.

Në bazë të bisedave që i ke bërë me njerëz, a mund të krijoni një perceptim të boshllëqeve që janë në relacion me zhvillimin e teknologjisë në Kosovë?

Ua them problemin më të madh: nëse je i ulur në Londër, Nju Jork, ose Silicon Valley, dhe do që të punosh me një ekip zhvillues në Kosovë, si e din që mund t’i besosh këti ekipi? Si ta ndërtosh atë marrëdhënie? Nëse dikush më çon lidhje nëpërmjet Linkedin, ose më çon postë elektronike sepse ma ka gjetur adresën. Si e njoh këtë tip? Si mund t’i besoj? Është 6000 km larg meje.

U kam thënë disa njerëzve, përfshirë kryetarit, të cilin e takova dje, që një prej gjërave që mund t’i bëjë qeveria është të krijojë ndonjë strukturë; në parim, të mbështetë, ose të vendosë standarde për kompani të teknologjisë. Nëse dikush mbështetet nga qeveria, atëherë një kompani e huaj e teknologjisë mund të vijë në Kosovë dhe të thotë ‘OK mund të punoj me këta njerëz’, sepse i përputhen standardeve të qeverisë së Kosovës.

Mendoj që nëse qeveria, ose kryetari, që duket si person shumë i zgjuar, dojnë që të ndihmojnë, atëherë rekomandimi im është që të bëjnë ashtu diçka, dhe nëse e dojnë ndihmën time, e ofroj me shumë kënaqësi.

fikret-ahmeti-kosict11

Gjatë prezantimit të juaj përmendët zhvillimin e një aplikacioni për fëmijë autist. A mund ta shpjegoni më shumë këtë?

U takova me profesor Simon Baron-Cohen nga Cambridge University, njëri prej ekspertëve kryesor të autizmit në botë, dhe u bëmë miq të mirë. Para dhjetë viteve ai mblodhi ca pra, mbi një milionfunta, dhe zhvilloi një seri të videove që ishin si Thomas the Tank Engine. Pastaj ai i shikoi fëmijët e ri autist duke ndërvepruar me këto video. Videot ishin në TV hde fmijët autist i shikonin, e dikush i monitoronte reagimet e tyre.

Ai gjeti se ata po ndërtojnë marrëdhënie, ndërveprime të njohjes, ndërveprime emocionale me karakterët, por jo në një mënyrë që mund të bëjmë ne. Ne mund ta ndjekim heroin, e ata mund të shkojnë në një tangjentë. Mund të shkojnë tjetër kah, sepse vëmendja e tyre i çon tjetër kah. Nëse e njeh atë udhëtim, është shumë lehtë që ta kuptosh angazhimin e tyre.

Kur po flisnim për këtë, u interesova, sepse e di një kompani teknologjike të quajtur FOVE, të cilët i këshillova kur ishin në Microsoft Accelerator. Njëri prej themeluesve është në fakt vet autist, dhe ai është duke ndërtuar prej diturisë së tij për autizëm. Kjo platformë ka mundësi që të bëjë ndjekje  me sy me anë të pajisjeve që i ngjajnë kufjeve. Pra tani krijon përmbajtje, i vendosë kufjet, dhe ato e vërejnë se me çfarë elemente po ndërvepron syri.

Këto të dhëna prë fëmijët autist kanë ndryshuar gjithçka. Nuk është vetëm dikush i ulur në një dhomë që i shikon fëmijët në mënyrë subjektive. Këto janë ndërveprime reale, dhe prej saj dalin të dhëna reale. Ato të dhëna i kthehen ekipit të Simon dhe janë burim i hapr dhe në dispozicion për çdo institucion akademik. Hulumtimet rriten në mënyrë të rregullt. Sot Simon mund t’i monitorojë 20 ose 200 studentë. Së shpejti do t’i monitorojmë 2,000, 200,000 e ndoshta edhe 2 milion studentë, në bazë botërore. Këto hulumtime janë shumë të fuqishme.K

Fotografitë: Fikret Ahmeti / K2.0.