S`fundmi | LGBTQ+

K2.0 fiton çmimin për gazetari për të drejtat e njeriut

Nga - 04.10.2018

Dokumentari katër-pjesësh thellohet në jetërat e personave LGBT në Kosovë.

Sot (4 tetor), regjisori Matko Bulent fitoi vendin e parë për storjen më të mirë gazetareske në çështjen e të drejtave të njeriut, me dokumentarin katër-pjesësh “Qielli po Hapet,” prodhuar dhe publikuar prej Kosovo 2.0 në dhjetor të vitit 2018.

Çmimi u dha për storjen më të mirë në çështje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ato të transmetuara në mediat televizive, të shtypura, apo të publikuara online dhe u organizua nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC).

“Qielli po hapet” është dokumentar katër-pjesësh që pasqyron realitetet e personave lezbike, gej, biseksual dhe transgjinorë në Kosovë. Ai ofron një pikëpamje unike për tregimet personale të pranimit e refuzimit, si dhe për sfidat e aspiratat e aktivizmit në ditët para paradës së parë të Krenarisë në Kosovë, e cila u mbajt më 10 tetor, 2017.

Dokumentari është xhiruar përgjatë një periudhe katër mujore nga regjisori Matko Bulent, me gazetarën Venera Cocaj, dhe është edituar nga More Raca.

Për t’i parë seritë e dokumentarit, ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme:

Epizodi 1: Tregime

Epizodi 2: Aktivizëm

Epizodi 3: Dashuria

Epizodi 4: Krenaria