Shkurt | K2.0

K2.0 po kërkon – Menaxher/e të Programit

Nga - 11.12.2017

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A jeni të dhënë pas çështjeve aktuale, gazetarisë dhe avokimit? A dëshironi të jeni pjesë e një projekti medial i cili është gjithnjë në rritje? A dëshironi të kontribuoni në rritjen e këti projekti?

Përmes revistës sonë online, debateve, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të mediave i cili është i domosdoshëm në shekullin 21.

Jemi duke kërkuar menaxher/e të programit që t’i bashkohet ekipit tonë, meqë synojmë zgjerimin e përmbajtjeve, programeve dhe aktiviteteve tona. Personi që po kërkojmë ta marrim në punë duhet të jetë i/e përkushtuar për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e programeve dhe projekteve tona, si dhe identifikimin e mundësive të reja të financimit, për të siguruar qëndrueshmërinë e organizatës.

Kjo është mundësi shumë interesante për një menaxher/e të programit që ka dëshirë të jetë pjesë e një organizate mediale të avancuar dhe progresive, dhe të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e organizatës sonë.

Detajet kryesore:

Pozita: Menaxher/e i/e Programit

Orari: 40 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 30 dhjetor, 2017

Data e fillimit të punës: shkurt 2018.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Shkrimi i projekt-propozimeve dhe menaxhimi i projekteve thelbësore të organizatës, duke përfshirë këtu raportet e ndërmjetve dhe ato përfundimtare, respektimin e afateve përfundimtare dhe bashkëveprimin me menaxheren e financave

– Zhvillimi i korrespodencës dhe komunikimi me donatorë dhe organizata partnere

– Identifikimi i mundësive të reja për mbledhje të fondeve për organizatën

– Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve

– Pjesëmarrja në takime organizative, mbajtja e shënimeve për statusin e projekteve dhe koordinimi i komunikimit ndërmjet drejtoreshës, ekipit të financave dhe organizatave partnere apo financuese

– Asistimi i organizatës me aktivitete të rregullta dhe çështje ad-hoc

Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:

– I/E mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media

– I/E organizuar dhe me vetëbesim për të menaxhuar me njerëz dhe projekte

– I/E aftë për të punuar brenda afateve kohore dhe për t’i menaxhuar të tjerët, që edhe ata t’i respektojnë afatet

– I/E vetëmotivuar dhe me vullnet për të kontribuar në rritjen e organizatës

– Profesionist/e e nivelit të lartë gjatë tërë kohës përderisa përfaqëson K2.0

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

– Përvojë në menaxhimin dhe mbledhjen e fondeve për projekte në OJQ-ve

– Zotërim të shkëlqyer të gjuhës së shkruar angleze

– Komunikim të shkëlqyer

– Përvojë me Google Docs dhe Google Drive

– E preferueshme: dy vjet përvojë pune të ngjashme

– Gjuhët: Njohuri e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe shqipe

Për të aplikuar ju lutem dërgoni e-mail në në contact@kosovotwopointzero.eu me subjektin Menaxher/e i/e Programitderi me 30 dhjetor, 2017, duke përfshirë:

  • CV
  • Letër motivimi;
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojmë për referencë.

Foto kryesore e huazuar nga forcat airore të  Sh.B.A.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO