S`fundmi | K2.0

Dera e hapur në K2.0

Nga - 03.10.2015

Në të kaluarën, K2.0 ka organizuar aktivitete të ndryshme, duke filluar nga punëtoritë e shkrimit të blogëve e diskutimet lidhur me temat e revistave tona e deri te eventet e mëdha me bende lokale e DJ ndërkombëtarë — për më tepër, kemi zhvilluar edhe fushata avokimi. Deri para pak kohe, ngjarjet i kemi zhvilluar në lokacione të tjera, por tani e kemi shtëpinë tonë dhe tash e tutje dëshirojmë t’ju kemi mysafirë.
E kemi hapur derën e lokacionit tonë të ri në qendër të Prishtinës, që është një vend për të menduarit kreativ, për qytetari aktive e ide të reja.

Me gjithë organizimin e ngjarjeve tona, jemi të hapur për ide bashkëpunimi dhe mbështetje të ngjarjeve me interes publik; këtu mund të përfshihen diskutime të hapura, koncerte të vogla, konferenca, punëtori, prezantime, konferenca për media, apo diçka krejt tjetër — pavarësisht nëse vjen vetë, përfaqëson ndonjë biznes apo organizatë joqeveritare, të mirëpresim për të diskutuar lidhur me idetë tua.

Githashtu mund të shfrytëzosh hapësirën tonë në mënyrë të pavarur, nëse kjo është ajo që po kërkon.

Dërgo një përshkrim të shkurtë të idesë në contact@kosovotwopointzero.eu me temën “Shtëpia e K2.0” për të diskutuar idenë.

KUZHINA BASHKËPUNUESE E K2.0

Ne ofrojmë kuzhinë, ti vjen të punosh bashkë me ne!

E hapur gjatë orarit të punës (gjatë ditëve të javës, prej orës 9 deri në ora 5), hapësira jonë për punë të përbashkët është gati të përshtatet për ty.

Nëse ke nevojë për hapësirë të qetë e të rehatshme për punë, por ke nevojë edhe për shoqëri, na shkruaj në contact@kosovotwopointzero.eu me temën “Kuzhina e bashkëpunimit”.