Shkurt | Të drejtat e njeriut

Kosovarët i bashkohen marshit historik të grave në mbarë botën

Nga - 20.01.2017

Miliona pritet të protestojnë për të drejtat e tyre pas inaugurimit të Trump.

Derisa Donald John Trump po e jep sot betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), miliona njerëz rreth botës po përgatiten që të marshojnë për të drejtat e njeriut, të cilat mendojnë se presidenti i sapo zgjedhur i rrezikon. Një prej shumë pikave në hartën e botës, që e përpiloi New York Times, e që shpërfaq vendet e marshimeve të grave që do të mbahen të shtunën, është edhe ajo mbi Republikën e Kosovës. Mesazhi që i bashkon qindra marshues dhe marshime të planifikuara nëpër botë është se – të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Qytetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut të përmasave botërore i janë bashkuar kauzës në shenjë solidariteti me “Marshimin e Grave”,  në Uashington DC,  ku pritet të marrin pjesë më shumë se 200,000 njerëz. Nisma botërore do t’i përfshijë 300 marshime në 80 qytete dhe gati 40 shtete përgjatë gjashtë kontinenteve.

Marshimi në Kosovë i organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), nis në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Në një anë, në shenjë solidariteti me marshimin në Uashington DC, që po bënë thirrje për një Amerikë të barabartë e me diversitet – si dicka që po shihet si e rrezikuar nga presidenti i sapozgjedhur amerikan – e në anën tjetër marshi në Kosovë do të jetë edhe për të kundërshtuar deklaratat seksiste që së fundmi u janë drejtuar politikaneve gra në vend nga kolegët e tyre meshkuj.

Marshimet rreth botës do të mbahen për t’i dhënë mbështetje të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri. Organizatorët bazë në SHBA kanë përpiluar një platformë progresive që përfshinë deklarata për të drejta të riprodhimit, për t’i dhënë stopimin e dhunës, të drejta të punëtorëve, të drejta civile, të drejtat e personave Gej, Lezbike, Transgjinor, Interseks, Queer dhe Aseksual (LGBTIQA), të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e emigrantëve, dhe të drejtat mbi ambientin.

“Retorika e ciklit të kaluar zgjedhor na ka fyer, demonizuar dhe kërcënuar shumë prej neve – grave, emigrantëve të të gjitha statusëve, personave të religjioneve të ndryshme, veçanërisht muslimanëve, njerëzit që idenfitikohen si LGBTQIA, personave autokton dhe indigjen, personave të zi e të kaftë, personave me aftësi të kufizuara, personave ekonomikisht të varfur dhe të mbijetuarve të sulmeve seksuale”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve të marshimit.

“Marshimi i Grave në Uashington do të dërgojë një mesazh të guximshëm për qeverinë e re në ditën e parë të tyre në detyrë dhe për botën – se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut”.

Aktivistë, gazetarë, qytetarë dhe politikanë prej vendeve të ndryshme të SHBA-së dhe botës vazhdimisht fyen e nervozuan nga retorika dhe fanatizmi që i ushqyen tubimet e fushatës zgjedhore të Trump. Mes shumë polemikave tjera, ata përfshinë edhe ngacmimin që Trump i bëri gazetarit me aftësi të kufizuara të New York Times, Serge Kovaleski, si dhe përshkrimin e tij për emigrantën meksikan që hynë në SHBA si përdhunues që përdorin drogë, dhe thirrjen e tij për ndalim total të hyrjes së myslimanëve në SHBA.

Ai gjithashtu është kundërshtuar  për objektivizim të grave me komente seksiste që i adresoi  grave të njohura, gazetareve, e madje edhe kolegeve të tij në partinë Republikane, rregullisht gjatë paraqitjeve të tij publike ose në llogarinë e tij në Tëitter.

Pasi gazetarja e Fox TV, Megyn Kelly, e kundërshtoi Trump për shprehjet e tij seksiste në debatin e parë të Republikanëve në fushatën presidenciale në SHBA në gusht 2015, Trump reagoi duke shkruar në Tëitter se ajo është ‘bimbo’, fjalë ofenduese angleze që përdoret për të përshkruar një grua të re e të bukur por kokëbosh. Gjatë një interviste me CNN, ai aludoi se pyetjet e gazetares erdhën si rezultat i menstruacioneve të saja: “Shihej se i dilte gjak prej syve”, tha ai. “I dilte gjak nga çdokund”.

Trump

Në një rast tjetër ai e kritikoi ashpër rivalen e tij republikane, Carly Fiorina – deklaratë që më vonë u dënua si shprehje seksiste – për ndërprerje të fjalës së kandidatëve tjerë gjatë debatit, duke injoruar faktin se kishte rivalë tjerë meshkuj që po e ndërprenin njëri tjetrin.

Rasti më famëkeq ishte ai me inçizimin që doli gjatë javëve të fundit të fushatës presidenciale, në të cilin Trump mburret duke thënë se “mund t’u bësh gjithçka” grave “kur je yll”, madje edhe me i “kap për … (duke iu referuar organit gjenital femëror)”. Ai më vonë i përshkroi këto komente të tij si “tallje të zhveshtoreve”.

Problemet reale në derë të shtëpisë

Shprehjet seksiste kundër grave nga ana e politikanëve meshkuj që janë në pozita të vendimmarrjes nuk janë të kufizuara vetëm në SHBA-në e largët e në fjalorin e Trump, e këtë e kanë dëshmuar liderët politikanë në Kosovë.

Adelina Berisha nga RrGGK argumenton se theksimi i gjuhës seksiste që përdoret nga politikanët kosovar është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Trump ngritet në pozitën më të rëndësishme politike në botë.

“Kur presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë duket si i tillë [i prirur për të dhënë komente seksiste], çfarë shembulli mund t’i jep ai tjerëve në shtete tjera”, thotë Berisha. “Kjo mund të jep një shembull shumë të keq edhe për të rinjtë, dhe liderët aktual lehtë mund të thonë, ‘Nëse e bënë Trump, pse jo edhe ne?’

Në dhjetor, pasi ministrja e drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha, doli në emisionin Rubikon në KTV, deputeti i Vetëvendosje dhe ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, shkroi në faqen e tij në Facebook: “Sonte në Rubikon, lopa ‘transparente’ që quhet ministre në Kosovë, që është pjesë e grupit vrasës të kësaj qeverie vrasëse fashiste”.

Sami_Kurteshi_2017-1-19

Vetëm disa ditë më vonë, kur Aida Dërguti po i adresohej Kuvendit, disa përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në Kuvend, vazhdimisht e ndërprenë atë me komente agresive; në një moment, kreu i Shoqatës, Hysni Gucati, i tha asaj: “Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë”.

OVL vs. Aida Derguti

“Fatkeqësisht para më pak se dy muajve i pamë dy [burra të profilit të lartë] duke bërë komente shumë seksiste publikisht kundër dy grave politikane, në rastin me ministren Dhurata Hoxha dhe zëvendës kryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti”, thotë Berisha. “Njëra është pjesë e qeverisë dhe tjetra pjesë e opozitës, por të dyja janë gra dhe u trajtuan në mënyrë të njejtë”.

Pati raste tjera famëkeqe kur politikanët kosovar përdorën gjuhë seksiste në vitin 2016, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që bëri komente seksiste kundër deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut. Veseli u dëgjua duke bërtitur “ma hongsh…” drejt Haxhiut në Kuvendin e Kosovës, e pastaj e vërejti që mikrofonin e kishte të ndezur. Në shkurt, kryeministri, Isa Mustafa, u kritikua gjerësisht për shprehje përulëse që përdori kundër aktivisteve gra kosovare, duke shkruar në faqen e tij zyratare në Facebook: “Janë disa gra që i kanë kullotur të gjitha fondet e mundshme perendimore, gra që mund t’i lënë burrat e tyre e të shkojnë në Korenë e Veriut (sepse as Kuba nuk do t’i pranojë)”.

IsaMustafaSexism

“Ne duam t’i adresojmë sepse nuk është në rregull që një politikan të veprojë në mënyrë të tillë”, thotë Berisha. “Ne duam t’u bëjmë apel burrave e grave në politikë që të kenë kujdes me gjuhën që po e përdorin gjatë komunikimit me qytetarët”.

Ndonëse sot të gjithë i kanë sytë kah Uashingtoni për ndryshimin e gardës politike amerikane, efektet e politikave e veprimeve dhe fjalëve të Trump do të ndihen përreth botës në javët, muajt dhe vitet e ardhshme. Mbështetësit e të drejtave të njeriut mbarë botën po shpresojnë që liderët politik do të jenë të vëmendshëm e t’i dëgjojnë kërkesat e tyre, e të mos lejojnë  që puna e vështirë  dhe arritjet e pas dekadave të shpërbëhen.K

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO