Shkurt | Sporti

KOSOVA PRANOHET NË FIFA

Nga - 13.05.2016

Ekipi i ri kombëtar do t'i bashkohet shteteve tjera në lojëra kualifikuese për Kupën Botërore 2018.

Kosova është pranuar si anëtarja e 210 e organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA. Anëtarësimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u konfirmua pasi u mbajt një votim në Kongresin e 66 të FIFA në Meksiko City mbrëmë (e premte, 13 maj).

Duke patur nevojë për mazhorancë të thjeshtë në balotazh, 141 delegatë votuan në favor të pranimit të Kosovës dhe 23 kundër ndërsa 164 vota valide u dorëzuan. Rezultati vjen vetëm 10 ditë pasi organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, votoi për të pranuar Kosovën si anëtare të martën e kaluar.

Pasi që çështja e anëtarësimit të Kosovës ishte një prej të fundit në agjendë, dhe me shtatë orë dallim në mes të kohës në Meksikë dhe asaj në Kosovë, kosovarët që po e prisnin me ëndje rezultatin u detyruan të prisnin deri vonë në mbrëmje para se të merrnin më në fund lajmin.

Kosova tani do të mund të luaj me kombëtare në të gjitha garat e FIFA, përfshirë pjesën kryesore të kalendarit botëror të futbollit, Kupën Botërore. Më herët gjatë kësaj jave u konfirmua që Kosova dhe Gjibraltari – që gjithashtu u pranua në FIFA sot – do të mund t’i bashkohen ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në vitin 2018, po të anëtarësohen në FIFA. Tani i mbetet UEFA-s që të përcaktojë se si t’u gjejë vend këtyre dy shteteve në grupet kualifikuese, për të cilat veç se është hedhur shorti.

Në një zhvillim tjetër të madh në Kongers, Presidenti i FIFA Gianni Infantino e emëroi Fatma Samba Diouf Samoura të Senegalit si sekretar të përgjithshëm, gruaja e parë që po e mbanë këtë rol. Samoura e zëvendëson Jerome Valcke pasi francezit iu ndalua çdo aktivitet që ka të bëjë me futboll për 12 vite pas një hetimi për kundërvajtje më herët gjatë vitit.

Kosova do të luaj

Anëtarësimi në FIFA është njohja e fundit e proflit të lartë në sport për Kosovën në vitet e fundit, pasi që organet qeverisëse të sportit një pas një e kanë pranuar që Kosova do të luaj. Më e rëndësishmja ishte njohja nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në dhjetor 2014, sepse me atë njohje sportistët kosovar mund të garojnë në Lojëra Olimpike nën flamurin e shtetit të tyre për herë të parë në Rio de Janeiro këtë verë.

Sfidat e ndërtimit të një kombëtareje garuese të Kosovës janë dokumentuar mirë, pasi që shumë prej lojtarëve më të talentuar të vendit veç se kanë përfaqësuar shtete tjera në nivel të lartë, dhe kështu nuk ka gjasa që t’u lejohet ndryshimi i kombëtarës, po të kenë dëshirë të bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, këto janë probleme me të cilat do të përballemi një ditë tjetër.

Për tani, kosovarët mund të festojnë për faktin se, kur është puna te futbolli, Kosova më në fund po lejohet të luaj.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO