S`fundmi | Politika

Parlamenti i Kosovës i unifikuar për të dënuar arrestimin e Haradinajt

Nga - 11.01.2017

Tensione të eskaluara politike me Serbinë si pasojë e fletëarresteve historike.

Skena politike në Kosovë rrallë është parë të ketë qenë e harmonizuar si në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje për të diskutuar mbi arrestimin e liderit të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Francë. Haradinaj u arrestua në aeroportin e Mulhouse Freiburg të Baselit, më 4 janar, bazuar në një fletëarrest të Interpolit të vitit 2004, e të inicuar nga Serbia me akuzat për krime lufte.

Gjatë seancës gjithditore që përfundoi pas orës 22:00, shumë deputetë folën rreth “së kaluarës së lavdishme” të ish komandantit, të zonës operative të Dukagjinit, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). E megjithëse të gjithë deputetët të cilët morën fjalën në seancën e së djeshmes kërkuan lirimin e mënjërhershëm të Haradinajt, uniteti i tyre mori fund në momentin kur një rezolutë e propozuar nga partia e tij dhe cila fton për ndërprerje të dialogut me Serbinë derisa kjo të anulojë të gjitha fletëarrestet ndërkombëtare ndaj ish pjestërave të UCK-së, u refuzua me vota.

Haradinaj ishte liruar dy herë nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Jugosllavi e vendosur në Hagë, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, në vitin 2012.

Ndalimi aktual i tij është i dyti që i bëhet bauzar në fletëarrestin e Interpolit të vitit 2004, nga një shtet me të cilin Kosova ndanë marrëdhënie miqësore, pas arrestimit në vitin 2015 në Slloveni; rast në të cilin ai ishte liruar pas vetëm dy ditësh ndalimi.

Derisa Kosova ndanë marrëdhënie miqësore me Francën, – e cila në vitin 1999 kishte përkrahur ndërhyrjen ajrore të NATO-s kundrejt Serbisë si dhe ishte një ndër shtetet e para evropiane që ka njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia në vitin 2008 – Shumëkush kritikoi “Republikën e Pestë” për mënyrën e trajtimit të problemit që po vazhdon me Haradinajn.

Thirrjet për autoritetet e Francës që të injorojnë atë që konsiderohet si fletëarrest politik nga Serbia, janë përhapur në Kosovë përmes kryeminsitrit Isa Mustafa, i cili tha se Franca nuk ka asnjë arsye që të ndalë më tej Haradinajn dhe se fletëarreste të tilla nga Serbia kanë tendencë që të ngritin tensionet në rajon. Presidenti Hashim Thaçi, i cili gjendet aktualisht në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga Franca të lirojë Haradinajn urgjentisht. Jehonë kanë marrë edhe dënimet e arrestimit të Haradinajt nga një numër i diplomatëve të huaj, përfshirë këtu liderët e Shqipërisë si kryeministri Edi Rama si dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit në Francë ka lëshuar një komunikatë për shtyp duke thënë se arrestimi i Haradinajt është një çështje e “procedurave gjyqësore” dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme të Kosovës për të.

Megjithatë, sugjerimi se çështja është krejtësisht e natyrës gjyqësore janë anashkaluar në Kosovë me kritikat kundrejt thirrjës së zëdhënësës së Zyrës së Bashkimit Evropian për veprime me jashtë, Maja Kocijancic që problemi të zgjidhet përmes komunikimit të Kosovës me Serbinë duke dëshmuar se bëhet fjalë për çështje politike. Pyetje janë ngritur edhe lidhur me atë se pse Haradinaj nuk ishte arrestuar në Francë gjatë vitit 2016 kur kishte shkuar në vizitë atje për Kampionatin Evropian 2016, nëse bëhet fjalë për një çështje që lidhet me procedura gjyqësore ndaj tij.

Pak pasi politikani Kosovar u arrestua javën e kaluar, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic kishte kërkuar që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, kërkesë kjo që zyrtarish iu dorëzua autoriteteve franceze gjatë ditës së djeshme.

Në seancën e djeshme parlamentare, deputetët opozitarë të AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës kërkuan që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po vazhdon që nga viti 2011, të ndërpritet, Derisa pjesëtarë të parlamentit nga radhët e koalicionit qeverisës kanë propozuar që dialogu të “ridizajnohet”. Përfaqësuesit parlamentar të Vetëvendosjës ndërkaq, kanë ripërsëritur kërkesën e tyrë të kahmotshme për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, kërkesë kjo që është bërë më e zëshme që prej arrestimit të Haradinajt.

Tensionet e ngritura politike mes Kosovës dhe Serbisë të ditëve të fundit, janë reflektuar edhe me anulimin e vizitës së planifikuar në Kosovë të presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic javën e kaluar. Nikolic ka pasur qëllim të festojë Krishtilndjet Ortodokse me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, më 6 janar, por anuloi udhëtimin e tij pasi që autorietet kosovare kishin refuzuar kërkesën stafit të tij për hyrje në Kosovë për përgatitjet e nevojshme.

Protesta të shumta me thirrje për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt gjithashtu janë mbajtur në ditët e fundit në Kosovë si dhe nga përfaqësues të diasporës kosovare në qytete të ndryshme evropiane dhe amerikane. Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Dacic ka deklaruar se diaspora kosovare po përgatit sulme ndaj ambasadave të Serbisë, deklaratë kjo e dënuar në mënyrë të mënjehershme përmes një komunikate nga Ministria e jashtme e Kosovës, e cila e quajti atë një provokim të hapur ndaj stabilitetit në rajon.

Në ditët në vazhdim, autoritete franceze pritet të marrin një vendim bazuar në kërkesën e Serbisë për esktradim, e cila në bazë të disa analistëve parashikohet të miratohet. Megjithatë, ndalimi i Haradinajt në Francë, tashmë ka ndikuar mbi marrëdhëniet, edhe ashtu të brishta, politike mes Kosovës dhe Serbisë.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.