Shtyp | Imazhi

Vendi i Zhgënjimit

Nga - 11.07.2011

Kosova i ka lënë pas shpine tmerret, por është ende një shtet që lufton për të gjetur një identitet të ri dhe për të ecur përpara.

“Nganjëherë them se njerëzit mendojnë se, nëse i kanë mbijetuar luftës, ata nuk duhet ta vrasin më mendjen për asgjë tjetër”.

KËTO KANË QENË POTHUAJSE fjalët e para që kam dëgjuar për Kosovën, të paktën nga dikush që ka qenë aty. Ishte një uturim i shkurtër nga Frankfurti në Prishtinë gjatë muajit mars. Isha ulur në karrigen nga dritarja. Në atë nga korridori, ngjitur meje, ishte ulur një ushtar gjerman, trupmadh e me okë të verdhë, që vinte për një qëndrim katërditor.

Kisha dëgjuar prej vitesh për Kosovën. Po shkoja aty që të shkruaja rreth saj, por prapë dija shumë pak për vendin, për jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë.

Gjermani kishte qenë për të parën herë në Kosovë në vitin 1999. Kishte shkuar aty për të kërkuar varre masive. E që atëherë, gjatë këtij dhjetëvjeçari, është kthyer me misione të ndryshme, si drejtim konvojësh, ruajtje e bazave ushtarake dhe kërkime bombash të pashpërthyera.

“Në vitin 1999 mendova se 99 për qind ishin kriminelë”, thotë gjermani. Që atëherë, mendimi i tij u përkeqësua edhe më. Shtëpitë në Kosovë rrinin përjetësisht të papërfunduara, më tregonte, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’iu shmangur pagimit të taksave. Pas luftës, më tha, vajzat e fshatit i çonin të ruanin dhentë në vendet e minuara; humbja e një vajze, beson ai, nuk shihej si ndonjë humbje e madhe.

“Është një vend i bukur”, tha gjermani, duke u shtrirë në karrige e duke menduar për të, “përveç njerëzve të çmendur që ka”.

Kjo është një histori për imazhin e Kosovës, ose që mendohet se është, gjithsesi. Njerëzit e Kosovës mund të jenë të ndjeshëm me faktin sesi i sheh bota ata, ndoshta për shkak të tipave si ky gjermani. Por, ka diçka: jashtë botës së vogël të ndërkombëtarëve dhe ushtarëve që punojnë aty, nuk mendoj se Kosova ka njëfarë imazhi. Nuk është se njerëzit mendojnë keq për vendin – ata thjesht nuk mendojnë fare për të.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dymbëdhjetë vjet më parë, Kosova dukej sikur ishte vendi më i rëndësishëm në botë. Pas gjenocidit në Ruandë dhe kasaphanave në vendet e tjera të Ballkanit, Kosova dukej si një përsëritje, si një mundësi për të rijetuar retorikën e “kurrë më” dhe për të vepruar aktualisht kundër një mizorie para se të ndodhte.

Për një kohë, në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, Kosova tërhoqi vëmendjen e botës. Pas bombardimit të NATO-s në vitin 1999, forcat ushtarake serbe u larguan në masë nga provinca. Trupat ndërkombëtare hynë në vend dhe siguruan ku jtë. U gjendën kufoma në puse dhe tregoheshin histori të tmerrshme, por qindra e mijëra shqiptarë etnikë, që ishin nxjerrë jashtë vendit nga forcat serbe, u kthyen në shtëpi.

Si rrjedhojë, pas luftës, gazetarë dhe akademikë të ndryshëm erdhën në vend – disa herë para dhe disa herë bashkë me mijëra diplomatë e punonjës humanitarë. Gjatë kësaj kohe, shkruheshin artikuj në gazeta, shkrime akademike dhe libra për Kosovën. Michael Ignatie shkroi një prej librave më të famshëm. Gjenerali amerikan, Wesley Clark, shkroi një tjetër. Për një grup të caktuar, Kosova ishte shteti “i përkëdhelur” i momentit: vajza më e bukur në vallen ndërkombëtare.

E pastaj u shembën kullat binjake dhe gjithçka ndryshoi.

PAS 11 SHTATORIT 2001, njerëzit që mendonin për gjëra të tilla si ndërhyrje, ndërtim i vendit dhe të drejtat e njeriut shkuan në kriza më të mëdha: në Afganistan e Irak. Kudo me dikë që mund të na hedhë në erë.
Në 10 vjetët para 11 shtatorit, fjala “barbarizëm” nënkuptonte Ruandë dhe Srebrenicë. Pas kësaj date, nënkuptonte Guantanamo dhe Bagram. Kështu gazetarët lëvizën në Lindje. Dhe akademikët u shkuan pas. E kështu nuk u treguan më histori për Kosovën.

Sot, për shumë në Perëndim, Kosova ekziston, nëse ekziston vërtet, si një mësim që e mbajnë mend përgjysmë, një shembull i ndërhyrjes që u krye mirë, e kundërta e Irakut. E vërteta është më e ndërlikuar, më e panjohur dhe më e mprehtë. Por, në një media që raporton veç për krizën ekonomike dhe luftën kundër terrorit, është e vështirë që ndonjë gjë tjetër komplekse të depërtojë në të.

Kur historitë për Kosovën çajnë lajmet perëndimore, ato janë zakonisht të zymta. Raporti i Këshillit të Evropës, me ato deklaratat e veta për rrëmbime organesh dhe krime lufte, zuri për ca kohë titujt e lajmeve. Po kështu edhe Arid Uka, gjermani i lindur në Kosovë, që qëlloi dy ushtarët amerikanë në Frankfurt. Por, këto histori dalin në të qindtën e sekondës, befasishëm, ta kthejnë makthin dhe pastaj zhduken.

Edhe në mesin e atyre që e kanë studiuar Kosovën, që punuan për hapat e mëtutjeshëm pas luftës, — ndërhyrje, pavarësi, njohje – vendi sot ekziston më tepër si një grumbull historish nga e kaluara sesa si një vend në kohë reale.

Isha në universitet në vitin 1999. Studiova ndërhyrjen dhe pasojat. Në rini kam lexuar dengje me raporte mbikëqyrëse dhe tregime për viktimat. E lashë me kaq. Kosova u bë një legjendë e tmerrit. Njësoj si Dakau apo Mai Lai, ajo ishte më shumë një skenar për tragjedi sesa një vend i vërtetë.

Land of Disullution_001

KËTË VIT vendosa që të zbuloj më shumë, që të eksploroja jetën e Kosovës sot.

Fluturova në një natë të ftohtë marsi. E lashë Vankuverin të dielën herët në mëngjes dhe mbërrita në Prishtinë të hënën vonë në darkë. I gjithë udhëtimi zgjati më shumë se 30 orë dhe më la të turbulluar, të çrregullt e të dobët në njëfarë mënyre të çuditshme dhe të lodhshme.

Të vish me një mendje të dyzuar nuk është asnjëherë mënyra më e mirë për të shijuar një vend të ri. Kjo ndoshta e shpjegon se pse përshtypjet e Para se të nisesha nga shtëpia, rezervova një dhomë në bujtinën “Velania” në Prishtinë, një vend jo shumë fort i rekomanduar për të përmbushur nevojat e mia – në një qytet të mësuar me çmimet e larta të punonjësve humanitarë dhe diplomatëve, hotelet e lira nuk ekzistojnë. Bujtina ishte i vetmi

vend që mund të përballoja.
Taksia që mora në aeroport më la pothuajse në

majë të një kodre të madhe në lagjen “Velania”, rreth 20 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. Brenda bujtinës, në një korridor të errët, qëndronte pronari, një burrë që, për aq sa mund të them, njihej si Profesori.

Kur e takova, Profesori ishte ulur në një lloj divani pa mbështetëse shpine përballë një tavoline që ishte afër një lavamani, dhe mbi të një televizor ku po transmetohej versioni shqiptar i emisionit “Kush do të bëhet milioner”.

Profesori kishte okë të bardha e të rralla dhe një trup të shëndoshë, si një cilindër i rrumbullakosur mirë. Fytyrën e kishte të hequr dhe të rrudhur dhe kishte veshur një pulovër mbi këmishën me kravatë.

Isha i lodhur dhe i uritur. Doja vetëm një shtrat e ndoshta edhe pak ushqim. Por, Profesori, me çfarë mësova, kishte qejf të iste, dhe kështu dukej se ishte i vendosur të iste.

Ndërsa po rrija te dera, Profesori ia nisi një bisede njëkahëshe mbi çmimin që duhet të paguaja. Dukej i bindur se ishim marrë vesh për çmimin. Po kontrollonte në një tufë emailash të shtypur, duke kërkuar për timin. Nuk po e gjente. Nxori një shifër nga diku: 16 euro për natë.

“Në rregull”, i thashë.
Ai vazhdoi.
“Do t’i japim dhomën 41B,” i tha një burri më të ri te tavolina.
“Dhoma 41B është shumë e qetë”, vazhdoi Profesori, duke m’u drejtuar mua. “Shtrat i madh”. “Shumë mirë”, i thashë.
“Po 33B?”, u kthye ai.
“Shtrati i madh është për çiftet. Ata mund të enë bashkë.”
“Mirë.”
“Dhoma 33B ka dy shtretër,” vazhdoi ai duke i ngritur lart dy gishta. “Nëse vijnë dy veta, ne lëvizim.”

Pastaj, vazhdoi të fliste me veten se kush do të më çonte lart.

Kontaktet e mia me Profesorin ishin aso lloj ngjarjesh që gjithmonë kanë më shumë kuptim në çastin kur ndodhin sesa janë në të vërtet. Ne të dy nuk kishim as gjuhë e as norma të përbashkëta. Askush prej nesh nuk dinte se çfarë të priste prej tjetrit. Nuk kishim qare pa u ngatërruar.

Kur takohesha me Profesorin, kisha gjithmonë nevojë për diçka, por për shkak se ai iste anglisht dobët dhe unë nuk dija fare shqip, nuk mund t’i tregoja kurrë atij se çfarë ishte saktësisht ajo që doja. Ishte moment ku ndihesha si peshku pa ujë, i llojit që mbush shkrimet e udhëtimit, por që nuk ngre shumë peshë.

E pata një moment tjetër të tillë kur kapërceva për herë të parë një rrugë të madhe në Prishtinë. Ishte nata ime e parë në qytet dhe qëndrova në një vendkalim për një periudhë kohe jo fort të përshtatshme, duke pritur që makinat ta ngadalësonin shpejtësinë. Fillova të mendoja se edhe sa kohë do të qëndroja aty para se njerëzit të më vinin re. Mendova edhe të ndërroja drejtim ose thjesht të kthehesha në bujtinë. U përpoqa edhe të dukesha sikur po prisja dikë ose sikur po merresha me diçka tjetër që të mos dukesha se po shikoja rrugën. I futa duart në xhepa dhe llova të bëja hapa para mbrapa. Pastaj ia nisa të luaja me një stilolaps.

Mendoj se e gjithë puna e kësaj historie është se rruga kalohet ndryshe në Kosovë. Në vendin tuaj ju prisni derisa makinat ta ngadalësojnë shpejtësinë, bëni kontakt me sy dhe kaloni. Kurse këtu ti veç kalon. A ju thotë ky ndryshim ndonjë gjë për secilën kulturë? Ndoshta jo. Por, është një lloj ndjenje që ju bën të ndiheni të acaruar dhe të hutuar. Ju bën të mendoni: E marrtë e mira, pse këta maskarenjtë nuk dinë ta ngasin makinën? Edhe pse është tejet e qartë se ata dinë ta ngasin, por thjesht jo ashtu siç do të të pëlqente ty.

U mundova t’ia kujtoja vetes këtë – atë ndjenjë të dyzuar që e kanë të huajt – ndërsa sillesha nëpër Prishtinë duke u takuar me të huaj të tjerë për të marrë mendimet e tyre për vendin, pasi, që të tregohem i ndershëm, shumica e gjërave që më treguan nuk ishin të mira. Shpesh, ishin versione të reja të së njëjtës histori, të asaj që lloi të më tregonte gjermani në aeroplan.

NJËHERË NË NJË PAB, një zyrtar për zhvillim ekonomik nga Irlanda më tregoi se Kosova ishte një vend “i pashpresë”. Ai kishte punuar në ekonomi në zhvillim në Evropën Lindore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe më tha se kurrë nuk kishte parë një gjendje kaq të keqe sa kjo këtu. Një herë tjetër, një profesor amerikan ma përshkroi sistemin arsimor si sistemin më të korruptuar, një sistem qesharak e për të ardhur keq. Asistentët hulumtues në universitetin e tij, tha ai, ishin praktikisht studentet më të bukura. Mezi po priste ditën kur do ta linte Kosovën për një punë më të mirë. Një izraelit, menaxher i një kafeneje, që ndërkohë ka shërbyer edhe në territoret e pushtuara në Lindjen e Mesme, e quan Kosovën, përtej çdo dyshimi, vendin më të çuditshëm në të cilin ka qenë ndonjëherë.

Sërish, jo gjithçka është keq. Shumë ndërkombëtarë që takova e duan Kosovën dhe njerëzit e saj, edhe pse pak prej tyre ishin optimistë për të ardhmen e vendit. Sado të rënda që mund të ishin disa prej historive që m’i treguan të huajt për Kosovën – si historitë e korrupsionit, tra kimit të njerëzve e të organeve, e të tjera si këto – prapëse-prapë, rrallë herë mund të ishin po aq të rënda sa ato që më tregonin vetë vendësit.

Njëherë e pyeta një kurs të tërë studentësh të Universitetit Amerikan të Kosovës lidhur me imazhin e tyre për vendin. Kosova merr goditje të ulëta, më thanë, para se t’ia nisnin ta sulmonin vetë për 45 minuta. Në të gjitha intervistat që bëra në më shumë se tri javë në Prishtinë, gjëja më e mirë që një vendës do të thoshte për kryeministrin, Hashim Thaçi, ishte se nuk mendonin se ai ishte marrë me shitje veshkash.

Për të intervistuarit më të pro lizuar, ata të përfshirë në jetën politike, si gazetarët, veprimtarët dhe hulumtuesit, punët, në mos asgjë, ishin më keq.

Land of Disullution_003

U TAKOVA ME DRENUSHË XHEMAJLIN jashtë Hotel Grandit në javën time të parë në qytet. Një universitare e diplomuar rishtazi që kishte veshur një xhaketë të thurur mbi një pulovër të purpurt dhe një bluzë ngjyrë rozë. Kishte okë të drejtë, ngjyrë kafeje, sy të kaftë dhe kishte varur në qafë një zinxhir argjendi me një varëse në formë zemre dhe një çelës.

Xhemajli është organizatore për partinë nacio naliste kryengritëse “Vetëvendosje” dhe ka një interes për t’i vërtitur gjërat në një mënyrë të veçantë. Por edhe atëherë, mbeta i befasuar nga pikëpamjet e saj të errëta për jetën politike.

Elitat në Kosovë ekzistojnë për t’u pasuruar, më tha ajo. Zgjedhjet janë një mashtrim i mbushjes së kutive dhe i blerjes së votave; bëhet gjithçka për të ndaluar ndryshimin e vërtetë. E sa për Thaçin, “ai është i korruptuar,” tha ajo. “S’do mend kjo punë”.

Por, as Xhemajli nuk është e vetme në pikëpamjet e saj. Studimet e bëra nga Transparency International, një organizatë mbikëqyrëse evropiane, tregojnë se banorët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme e radhisin vendin e tyre si më të korruptuarin në rajon. Në një sondazh të nxjerrë në dhjetor të vitit 2010, më shumë se 70 për qind thanë se korrupsioni ishte më i larti që nga viti 2007.

Nëse politika është keq, atëherë ekonomia është edhe më zi, thotë Lavdim Hamidi, një gazetar që mbulon biznesin në të përditshmen “Zëri”. Një burrë i gjatë me xhinse të errëta dhe një xhaketë sportive, Hamidi kishte pamjen e një të dëshpëruari të dorëzuar kur e pyeta për nancat e Kosovës. Biznesi i madh është virtualisht joekzistues, tha ai, dhe mekanizmat e qeverisë janë të korruptuara keqazi.

Vitin e shkuar, Hamidi bashkëshkroi një seri investiguese për praktikat e menaxhimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, që është në pronësi të qeverisë. Kjo seri shkrimesh bëri akuza serioze për udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Shyqyri Haxha. Por, kur u botuan shkrimet, qeveria, në vend se të premtonte ndryshime, kërcënoi me përndjekje Hamidin dhe bashkëshkruesin e tij.

E pyeta Hamidin nëse ishte frikësuar. Ai veç qeshi. “Jo, aspak”, tha ai. Ngjan pak si paradoks. Kosova është një vend i lirë. Gazetarët në të shumtën e rasteve nuk kanë frikë të asin hapur. Por, në të njëjtën kohë, askush nuk i beson qeverisë, as kur ajo kërcënon. Duket sikur janë të paaftë për të drejtuar një goditje të arsyeshme.

Askush nuk ma dha një pamje më të zymtë të së ardhmes së Kosovës sesa një ish-këshilltar i qeverisë që e takova në Prishtinë. Ai më tha se pesë vjet më parë kishte vërtet shpresë për Kosovën. Tani, ajo shpresë është pothuajse e kur.

Një ish-këshilltare me UNDP-në dhe i OSBE-në, që tani punon si drejtues i një OJQ-je hulumtuese në Prishtinë, po ashtu ka mendime negative për Kosovën.

Kosova, më tha ai, nuk ka një ekonomi të vërtetë eksportuese, nuk ka politika për bujqësinë dhe ka një sektor privat të rrëgjuar. Shumica e bizneseve në Kosovë janë të vogla dhe familjare. Vendi ka një industri të rëndë të vogël dhe papunësia është endemike – më shumë se 40 për qind në shumicën e studimeve. Sistemi shkollor merr pak nancime dhe menaxhohet dobët. Universitetet nuk ofrojnë kurset që i nevojiten zhvillimit të ekonomisë. Investimet e drejtpërdrejta të huaja kanë rënë gjatë vitit që shkoi, dhe tre vjet pas shpalljes së Pavarësisë, vendi mbështetet ende fort në ndihmën e huaj dhe në të hyrat nga diaspora. Populli i Kosovës duket se është shumë optimist, më tha ai. “Nuk duhet të jetë”.

POR, PAVARËSISHT problemeve praktike, çështja e vetme që e turbullon të gjithë hapësirën politike në Kosovë është ajo se çfarë të bëjmë me Serbinë, tha ky burrë. Dukej fort në dhimbje kur e tha këtë gjë, sikur të mos e besonte dot se në një vend me një ekonomi jo të vërtetë dhe me një klasë politike me të meta qesharake, t’i jepej kaq vëmendje diçkaje tjetër.

Serbia e llogarit ende Kosovën si provincën plangprishëse. Shtatëdhjetë e gjashtë vende, ku futen edhe SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, nuk pajtohen në këtë pikë. Por, pa një lloj marrëveshjeje me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë t’i bashkohet bashkësisë së kombeve normale. Megjithatë, zgjidhja ka gjasa të jetë kompromisi. Dhe zbulova se fjala kompromis është një fjalë që nuk duhet përdorur në Kosovë. Tingëllon si harresë, hedhje pas shpine. E si mund t’u kërkosh njerëzve në Kosovë të harrojnë se çfarë ka ndodhur aty?

Të marrim Yllka Metajn. Ajo ishte vetëm 10 vjeçe në vitin 1999 kur policia trokiti në derën e shtëpisë së prindërve të saj një natë, hyri brenda dhe i dha secilit veç tre minuta kohë për t’u larguar. Ishin të mbuluar me maska, më thotë Metaj. E rrahën të atin dhe e detyruan familjen që të emigronte.

Metaj ishte njëra prej 850.000 shqiptarëve etnikë që e lanë me dhunë Kosovën nga trupat serbe në vitin 1999. Duhet pranuar se ajo ishte nga ata pak njerëz me fat. Familja e saj mbijetoi e paprekur. Shumë të tjerë nuk ishin kaq me fat. Mijëra vetë u vranë. Kishte edhe të dhunuar.

Metaj është 23 vjeçe tani. Ajo ka një punë të mirë në qeveri. Duket e moderuar dhe e arsyeshme në shumë gjëra. Por për çështjen e veriut të dominuar nga serbët, ku Qeveria e Prishtinës virtualisht nuk ka asnjë autoritet, ajo ngurtësohet. Ku jtë e Kosovës janë të paprekshëm, më thotë. Nuk mund të ketë asnjë “status të veçantë” atje, asnjë kompromis me Serbinë në këtë çështje. (Fjalët “status të veçantë” i thotë më shumë si me përqeshje, sesa me inat.)

Metaj, faqja e Facebook-ut e së cilës është e mbushur me foto nga mbrëmje luksoze, më tha se ajo do të shkonte në luftë për ta ruajtur vendin e saj të paprekur. Ajo do të hynte në luftë për ku jtë e vendit nën amurin e Kosovës. Janë pjesë e gjakut të saj, pjesë e zemrës së saj.

Mora një përgjigje të ngjashme nga Visar Ymeri, anëtar i Kuvendit të Kosovës me partinë e “Vetëvendosjes”. Çështja nr. 1 për Kosovën është sovraniteti, më tha ai. Derisa bota, dhe veçanërisht Serbia, të njohë ku jtë e Kosovës, gjithçka tjetër mund të presë.

Kur u takuam, Ymeri kishte veshur një kostum pa kravatë. Është i gjatë, pa okë dhe ka një shenjë në vetullën e tij. Ndërsa isnim, ai shtyu karrigen dhe lloi të lëvizte duart e tij të mëdha.

U përpoqa ta shtyja Ymerin në pyetjet për zhvillimin e vendit. “E çfarë më thua për ekonominë, për vendet e punës?,” e pyeta.

Pa sovranitet, m’u përgjigj ai, pa i ditur ku jtë e tu, nuk mund të kesh zhvillim ekonomik.

Land of Disullution_002

NATËN TIME TË FUNDIT në Prishtinë kalova pranë një djaloshi që po i jepte një makine 4×4 në një rrugë të qytetit. Ai po vinte vërdallë duke u sjellë sa para e mbrapa në mes të rrugës. Merrte shpejtësi në njërin krah, ndalonte fort dhe pastaj kthehej sërish në të njëjtën rrugë. E nuk pushonte së rrotulluari. Ishte mesnata e një të mërkureje.

Nëse do të ndahesha me një imazh nga Kosova, ai do të kishte ky: një vend që gulçet shumë pa asnjë drejtim, rrotullohet sa para e mbrapa, duke nxituar për askund.

në vitin 1999. Duhet pranuar se ajo ishte nga ata pak njerëz me fat. Familja e saj mbijetoi e paprekur. Shumë të tjerë nuk ishin kaq me fat. Mijëra vetë u vranë. Kishte edhe të dhunuar.

Metaj është 23 vjeçe tani. Ajo ka një punë të mirë në qeveri. Duket e moderuar dhe e arsyeshme në shumë gjëra. Por për çështjen e veriut të dominuar nga serbët, ku Qeveria e Prishtinës virtualisht nuk ka asnjë autoritet, ajo ngurtësohet. Ku jtë e Kosovës janë të paprekshëm, më thotë. Nuk mund të ketë asnjë “status të veçantë” atje, asnjë kompromis me Serbinë në këtë çështje. (Fjalët “status të veçantë” i thotë më shumë si me përqeshje, sesa me inat.)

Metaj, faqja e Facebook-ut e së cilës është e mbushur me foto nga mbrëmje luksoze, më tha se ajo do të shkonte në luftë për ta ruajtur vendin e saj të paprekur. Ajo do të hynte në luftë për ku jtë e vendit nën amurin e Kosovës. Janë pjesë e gjakut të saj, pjesë e zemrës së saj.

Mora një përgjigje të ngjashme nga Visar Ymeri, anëtar i Kuvendit të Kosovës me partinë e “Vetëvendosjes”. Çështja nr. 1 për Kosovën është sovraniteti, më tha ai. Derisa bota, dhe veçanërisht Serbia, të njohë ku jtë e Kosovës, gjithçka tjetër mund të presë.

Kur u takuam, Ymeri kishte veshur një kostum pa kravatë. Është i gjatë, pa okë dhe ka një shenjë në vetullën e tij. Ndërsa isnim, ai shtyu karrigen dhe lloi të lëvizte duart e tij të mëdha.

U përpoqa ta shtyja Ymerin në pyetjet për zhvillimin e vendit. “E çfarë më thua për ekonominë, për vendet e punës?,” e pyeta.

Pa sovranitet, m’u përgjigj ai, pa i ditur ku jtë e tu, nuk mund të kesh zhvillim ekonomik.

NATËN TIME TË FUNDIT në Prishtinë kalova pranë një djaloshi që po i jepte një makine 4×4 në një rrugë të qytetit. Ai po vinte vërdallë duke u sjellë sa para e mbrapa në mes të rrugës. Merrte shpejtësi në njërin krah, ndalonte fort dhe pastaj kthehej sërish në të njëjtën rrugë. E nuk pushonte së rrotulluari. Ishte mesnata e një të mërkureje.

Nëse do të ndahesha me një imazh nga Kosova, ai do të kishte ky: një vend që gulçet shumë pa asnjë drejtim, rrotullohet sa para e mbrapa, duke nxituar për askund.

Ilustrimet nga Driton Selmani.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO