sports-2016
Pikëpamje | Sporti

Lartësi marramendëse, disfata kthjellëse dhe njohje përfundimtare në një vit të rëndësishëm për sportin në Kosovë

Nga - 28.12.2016

Nga madhështia olimpike e deri te ndeshja e parë kualifikuese për Kosovën në kupën e botës, viti 2016 do të jetojë gjatë në kujtesën e sportit.

Në maj 2016, sporti i Kosovës përfundoi tranzicionin në një epokë të re. Federata e futbollit të Kosovës iu bashkua UEFA-s me 3 maj, para se të pranohej në FIFA dhjetë ditë më vonë. Pas disa pranimeve në organizata sportive ndërkombëtare të profilit të lartë në vitet 2014 dhe 2015 – përfshirë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) – pranimi në UEFA dhe FIFA përfaqësoi pjesën përfundimtare të kësaj serie. Për një kohë të gjatë, Kosova deshti me lujt. Viti 2016 ishte momenti kur të gjithë më në fund kishin mundësi që ta bëjnë pikërisht këtë.

Theksi i vitit ishte padyshim debutimi senzacional i Kosovës në Olimpiadën e sivjetme. Tetë sportistë kosovar udhëtuan në Rio për të përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur për herë të parë. Gjashtë u ftuan nga KON, si pjesë e përpjekjeve të komitetit për të garantuar universalitet në lojëra, duke ofruar vende shtesë për shtetet e nënpërfaqësuara në vitet e mëparshme. Edhe pse nuk paraqitën problem për vendet e medaljeve, sportistët shtesë të Kosovës të gjithë performuan mirë. Rita Zeqiri dhe Lum Zhaveli të dy vendosën rekorde kombëtare në not, siç bëri edhe Vijona Kryeziu në vrapim.

Megjithatë, shpresat kryesore për medalje Kosova gjithnjë i pati në garën e grave në xhudo, ku morrën pjesë dy sportiste që u kualifikuan automatikisht për lojëra: Nora Gjakova në kategorinë nën 57 kg dhe Majlinda Kelmendi në kategorinë nën 52 kg.

atdhe-mulla-majlinda-kelmendi_001_low

Përderisa Gjakova u mposht në rundin e dytë, Kelmendi fitoi medaljen e artë, duke mposhtur kundërshtarë nga Zvicrra, Mauriti, Japonia dhe Italia, në rrugën e saj drejt fitores, në një të diel të paharrueshme në fillim të gushtit. Ishte ditë që karakterizoi karierën e jashtëzakonshme të Kelmendit, gjatë së cilës ajo ka fituar kampionate botërore dhe është emëruar xhudistja më e mirë në të gjitha kategoritë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos në vitin 2014.

Tranzicion i vështirë

Për tjerë, tranzicioni në epokën e re të Kosovës në sport nuk ishte gjithmonë i lehtë. Pas disa viteve të mbetur në shkretinë sportive, infrastruktura dhe institucionet e Kosovës nuk ishim gjithmonë të përgatitura sa duhet për gara ndërkombëtare. Meqë me vite ëndërruan për ekipe kombëtare sportive, dhe gara evropiane për klubet e Kosovës, tifozët tani po detyrohen që t’i pakësojnë pritjet e tyre, kur edhe po goditen nga realiteti.

Goditja e parë nga realiteti erdhi herët gjatë vitit. Ekipi i burrave në hendboll i humbi katër ndeshje radhazi për 11 ditë në janar, dhe kështu doli nga faza e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Hendbollit për bitin 2017, duke përfunduar i fundit në grupin kualifikues.

handball_cft8913

Ekipet kombëtare të burrave në basketboll dhe futboll performuan pak sa më mirë. Kualifikimet për EuroBasket 2017 u mbajtën gjatë tri javëve në fund të gushtit e fillim të shtatorit. Kosova dështoi sa i përket regjistrimit të ndonjë fitoreje, duke i humbur gjashtë ndeshje e përsëri duke u radhitur e fundit në grupin kualifikues.

Ndonëse kualifikimet për Kupën Botërore Rusi 2017 në futboll vazhdojnë ende, nuk duket se ka shumë gjasa Kosova që të sigurojë një vend në këtë turne; me një pikë prej katër ndeshjeve, Kosova përsëri ka zënë vendin e fundit në grup.

Mundimet e Kosovës pjesërisht i atribuohen rinisë së saj. Meqë më parë nuk ka patur asnjë përpjekje për kualifikim, në mënyrë rutinore vendoset në fund të renditjeve botërore dhe në fund të renditjeve paraprake për short të grupeve kualifikuese. Në kualifikimet për EuroBasket 2017, Kosova u përball me tri prej 20 ekipeve të renditura më së larti në Evropë, gjegjësisht me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë, ndërsa në futboll, duhet të garojë me Kroacinë, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën, katër ekipe që renditen në top 30-shen e FIFA-s.

basketball

Progresi në këto renditje dhe braktisja e pjesës së poshtme të renditjeve që paraprijnë grupet kualifikuese duhet të jenë synim parimor për ekipet kombëtare të Kosovës. Pasi fituan miqësorën e parë dhe barazuan ndeshjen e parë kualifikuese si ekip i njohur nga FIFA, ekipi kombëtar i burrave veç se është ngritur 25 vende në renditje. Në këtë fazë, secila fitore ndihmon në ngritjen e ngadalshme nëpër këto shkallë.

Dëshmitë në lidhje me këtë veç se po shihen në nivelin e të rinjve në basketboll dhe hendboll. Pasi u ngritën në pozitë nga Divizioni C në vitin 2015, ekipi U16 për basketboll në Kosovë me plot respekt përfundoi në vendin e 14 të Divizionit B të Kampionatin Evropian U16 sivjet, më lartë se shtete shumë më të mëdha e më të pasura si Rumunia, Norvegjia dhe Austria. Ekipi U18 do të luaj gjithahstu në Divizionin B të Kampionatit Evropian U18 në vitin 2018, pasi fitoi pllej off në vendin e tretë kundër nikoqirëve San Marino në garën e sivjetme të Divizionit C në korrik.

Edhe hendbolli duket se ka të ardhme më të mirë. Ekipi U18 i Kosovës i mposhti tri ekipe në garën e radhës së dytë të Kampionatit Evropian, duke përfunduar në pozitën e shtatë. Ndërkohë, fushata kualifikuese e ekipit të burrave për Kampionatin Botëror në 2020 veç se është zhvilluar në përpjekjen e tyer më të suksesshme deri më tani, pasi shënuan një barazim kundër Turqisë. Dy ndeshje kundër Estonisë në fillim të janarit të vitit 2017 i ofrojnë Kosovës mundësi të mirë për fitoren e tyre të parë në ndeshje garuese.

Në ekip

Për federatën e futbollit të Kosovës, që sapo është njohur ndërkombëtarisht, edhe rruga jashtë fushës së blertë ka qenë e mundimshme. Ngazëllimi për njohjen nga UEFA u shua një muaj më vonë kur KF Feronikeli dhe KF Prishtina u vlerësuan gna UEFA si ekipe që nuk i përmbushin plotësisht kriteret e licensimit’ dhe kështu u përjashtuan nga garat evropianë 2016/17.

Lajmi erdhi dy ditë para asaj që me gjasë ishte ndeshja definuese futbollistike e epokës së kaluar të sportit në Kosovë: Shqipëri v Zvicërr në Lens në Euro 2016. Prej 22 lojtarëve që startuan ndeshjen, 10 kishin origjinë kosovare. Kosova për një lojtar nuk i kishte 11 në fushën e blertë të Kampionatit Evropian; të gjithë po luanin në fanela të kombeve tjera.

Përfshirja e atyre dhjetë lojëtarëve në atë ndeshje më pas i pamundësoi ata që të marrin pjesë me ekipin e ri kombëtar të Kosovës, por shumë prej tyre, përfshirë Granit Xhakën, nuk ishin të vetëdijshëm për këtë në atë kohë. Pasiguria në lidhje me disponueshmërinë e lojtarëve dhe shkruarja me gjasë e papërgatitur e rregullave nga ana e FIFA i siguroi FFK-së edhe një periudhë me kokëdhimbje, në atë që pa dyshim ka qenë viti më i zënë i tyre deri më tani.

xherdan-shaqiris-effect_031_low

Ndonëse klubet futbollistike të burrave u përjashtuan nga garat evropiane sivjet, KF Hajvalia udhëtoi në Qipro në gusht për të marrë pjesë në fazën kualifikuese të UEFA Ligës së Kampionëve të Grave 2016/17. Pasi barazuan kundër PAOK të Greqisë dhe KI Klaksvik të Islandës, Hajvalia në fund dolën nga gara kur humbën ndaj nikoqirëve Apollon Limassol 1-0 në një ndeshje që duhej ta fitonin.

Ekipet e basketbollit në Kosovë gjithashtu përfaqësuan vendin në nivel rajonal dhe kontinental sivjet. Në prill, Sigal Prishtina fitoi Ligën Ndërkombëtare të Basketbollit në Ballkan për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Mornar Bar nga Mali i Zi në finale. Në vjeshtë, Sigal dhe KB Peja gjithashtu garuan në fazën e grupeve të FIBA Kupës së Evropës 2016-17. Të dyja u eliminuan por arritën që të fitojnë nga një ndeshje secila, duke e rritur në katër numrin e fitoreve të klubeve të Kosovës në këtë garë.

Viti 2016 priti gjithashtu edhe finalen më interesante vendore në basketboll në mes të Pejës, që para finales kishin humbur vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit, dhe Sigal Prishtinës, kampionëve të dy sezonave të kaluara. Në finale duhej që të luheshin të gjitha pesë ndeshjet e serisë. Prishtina në fund e fitoi ndeshjen e fundit në Pejë me rezultat 65-70 për ta fituar serinë 2-3. Ishte seri mahnitëse gjatë së cilës secila ndeshje ishte e vështirë, dhe në këto ndeshje shpeshherë fituesi u vendos në sekondat e fundit.

Duke iu përgjigjur sulmeve

Ndonëse ekipet sportive ishin në tranzicion dhe arritjet ishin graduale, sportet individuale i kanë ofruar Kosovës momente të lavdisë që më parë ishte e papërfytyrueshme, dhe i kanë premtuar dhe më shumë për të ardhmën.

Në boks, Armend Xhoxhaj e betonoi vendin e tij si boksieri më i mirë prej burrave në vend, duke fituar disa gara kombëtare dhe gjithashtu duke fituar çmimin kryesor në turneun ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë në nëntor, duke mposhtur boksierin belg Victor Pelehtage në finale. Xhoxhaj u ngrit deri në vendin e 53-të të renditjeve të Konfederatës Evropiane të Boksit, dhe shpreson që të ketë ndikim në Kampionatin Botëror të Boksit në Hamburg vitin e ardhshëm.

Ndërkohë ylli në ngritje i Kosovës në boks e bëri edhe një hap mbresëlënës në karierën e saj lulëzuese. Donjeta Sadiku gradoi nga boksi i xhuniorëve në boksin e të rinjve dhe ra një divizion më poshtë sa i përket peshës, por këto nuk kanë ndikuar në suksesin e saj.

Sadiku, që fitoi medaljen e argjendë vitin e kaluar në Xhunior Kampionatin Botëror të Grave në Boks, sivjet në shtator e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Grave të Reja në Boks në Ordu në Turqi. Edhe pse ende është adoleshente, Sadiku po zhvillohet në një boksiere të shkëlqyeshme, dhe pritet që të ketë sukses edhe më të madh në të ardhmën. Presim një medalje olimpike nga ajo në Tokio 2020.

Vajza e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, gjithashtu e pret me ëndje Olimpiadën e ardhshme në Japoni, pas ditëve historike që i pati në Brazil këtë verë. Të premtën, me 5 gusht, Kelmendi u bë personi i parë që mbajti flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes në Olimpiadë. Tri ditë më vonë ajo ishte fituesja e parë e medaljes së artë nga Kosova.

Pak pas fitores së saj, fjalët e saja, që i tha duke derdhur lotë, e portretizuan optimizmin e vendit për fuqinë e mundshme të sportit në Kosovë. ”Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë, më shohin si heroinë”, u tha ajo gazetarëve. “Sapo ua dëshmova që edhe pas luftës, edhe pasi i kemi mbijetuar luftës, nëse duan diçka, mund ta kenë. Nëse duan të jenë kampionë olimpik, mund të jenë – edhe nëse jemi shtet i vogël e i varfër”.

Viti 2016 ka treguar se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të durueshëm deri sa presin që sporti të zhvillohet e të lulëzojë, por Kelmendi është dëshmi e gjallë që nuk duhet të ketë kufizime për ambiciet e së ardhmës.K

Imazhet: Majlinda Hoxha & Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO