resized_shpella_zatriq_004
Shtyp | Religjioni

Kosova legjendare

Nga - 21.05.2012

<span style="font-weight: 400;">UFO-të duke observuar kryqëzimin? Qumështi i zanave për forcë mbinjerëzore? Edhe pse miteve të Kosovës u mungon besueshmëria, e kompensojnë atë me origjinalitet. </span>

1.Armatat e fatit të mirë

Me gjithë emrin e supozuar, varri i madh i gjermanit,  Enea Silvio Piccolomini, erdhi nga Siena. Por italiani fisnik kishte komanduar një legjion të trupave të armatës së Habsburgut. Piccolomini me ushtarët e tij thuhet se përzënë ushtrinë otomane gjatë një beteje në Zgatar, fshat në afërsi të Opojës. Piccolomini nuk kishte fat. Ai iu dorëzua murtajës, që po mbizotëronte në atë territor. Varri i tij,  thuhet se ishte shënuar nga gurët e sjellë nga viset e ndryshme të Kosovës. Ndërsa tani njerëzit e rrethinës e vizitojnë dhe ndezin qirinj, hedhin  monedha, duke besuar se varri i shëron të sëmurët dhe ndihmon në kohë të vështira. Duke mos mbetur anash, pasardhësi i  Piccolominit , Herceg, nga Hostanje, gjithashtu ka fituar një vend të shenjtë në Gjakovë. Sipas tregimit, Herceg me forcat e tij kanë hyrë në shtëpinë e Haxhibejtës, ku kanë hasur në rezistencën e motrave. Ato u vranë, ndërsa  tani varrezat e tyre në oborrin familjar vizitohen nga njerëzit që janë në kërkim të shërimit nga sëmundjet, apo nga ato që duan të mbesin shtatzëna  dhe të zgjedhin brengat.

resized_varri-gjerman_001-copy

2.Qumështi magjik i zanave

Muja dhe Halili ishin malësorë të fshatit Marinë të Drenicës. Besohet se këta të dy kishin fituar fuqi mbinatyrore pasi kishin pirë qumështin e zanës. Të revitalizuar nga qumështi magjik, sfidonin forcën e njëri-tjetrit, duke hedhur gurë të rëndë në largësi prej 3 kilometrash. Me vite të tëra, legjenda e Mujës dhe e Halilit ka ekzistuar në imagjinatë, deri në zbulimin e gurëve. Kushdo që mundohet t’i lëvizë rrezikon të ketë fatkeqësi. Legjenda është bërë pjesë e kurrikulës së shkollës në fshatra.

resized_muja-dhe-halili_001-copy

3.Një betejë e kthyer në legjendë

Para betejës së Kosovës në 1389, princ Lazari thuhet se i ka mallkuar të gjithë serbët që refuzuan të luftojnë kundër otomanëve. Mallkimi është  shkruar në monumentin e Gazimestanit, të ngritur në Fushë-Kosovë/Kosovo Polje në vitin 1953 për përkujtimin e betejës. Pa marrë parasysh se si interpretohet beteja, nuk kishte përfunduar mirë për dy liderët e armatës otomane dhe serbe. Të dytë, sulltan Murati I dhe princ Lazari,  bashkë me shumicën e forcave të tyre,  vdiqën në betejën e vitit 1389 disa kilometra larg qytetit të sotëm Prishtinës. Shumica besojnë se fisniku serb i quajtur Milosh Obiliqi u fut prapa vijës së armikut dhe e vrau  sulltanin, derisa sipas disa të dhënave tjera ushtari i kaloi 12 ushtarë të armikut para se ta sulmonte Muratin me shigjetë. Një tregim tjetër përshkruan një “të pafe” që luti sulltanin t’i puthte dorën dhe pastaj e theri. Në cilindo rast, disa nga mbetjet e Muratit mbesin të varrosura në Obiliq/Obilic, qytet që mori emrin nga vrasësi i supozuar i sulltanit. Varri thuhet se është i rrethuar nga varret e njerëzve që e kanë mbrojtur me dekada.

gazimestan_006-copy

4.Përmes shpellës në burrëri

Shpella e Zatriqit, me pamje nga fushat e Dukagjinit në Kosovën perëndimore, përmbajnë  mbishkrime që besohet se paraqesin një sistem të hershëm shkrimi. Dy hulumtues italianë kanë studiuar mbishkrimet dhe besojnë se vijat që formojnë këndet dhe katrorët tregojnë se si banorët kanë planifikuar dhe strukturuar komunitetin e tyre. Shpella ka një rëndësi për djemtë në procesin e maturimit të tyre. Sipas legjendës, djaloshi i cili e kalon shpellën nga njëri skaj në tjetrin shndërrohet në burrë.  

resized_shpella_zatriq_002-copy

5.Kriptë me fat  

Mauzoleumi i xhamisë Gjylfatynit në Pejë është një vend i shenjtë që tërheq besimtarët e shumë besimeve. Besohet se ndezja e qirinjve dhe hedhja e monedhave mund të zgjidhë problemet shëndetësore, financiare dhe martesore.

resized_tyrbja-e-gjylfatinit_002-copy

6.Një shenjtore ortodokse për shumë besime

Edhe pse është një lokacion i krishterëve ortodoksë, monumenti i  Sh. Paraskevi i Ballkanit në Pejë tërheq njerëz të besimeve të ndryshme që ndezin qirinj, në shpresë të shërimit të zgjidhjes së problemeve financiare ose martesore. Paraskevi u lind në shekullin e 11-të në afërsi të Konstatinopojës dhe thuhet se e ka dëgjuar zërin e Zotit në moshën 10-vjeçare. Ajo la pasurinë  dhe familjen e saj për një jetë spartane, jetë fetare. U vendos në Lindjen e Mesme, por vizioni i një engjëlli të dërguar e ktheu në Konstatinopojë, ku vdiq në moshën 27-vjeçare.

resized_sveta-petka_001-copy7.Takimet me jashtëtokësorë të paraqitur në freska

Manastiri i Deçanit është një copë e pasurisë së trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe është një ndër vendet më të shenjta të serbëve ortodoksë. Gjithashtu është shumë e rëndësishme për besimtarët e  jashëtokësorëve. Freska e kryqëzimit e shekullit të 14-të sipas disave ka shenja të UFO-së.  

Dielli dhe hëna që ndodhen në dy anët e kryqit janë karakteristika të zakonshme të pikturave mesjetare të kryqëzimit dhe paraqiten në shumë vepra të shenjta arti të kohës bizantine-ortodokse . Sidoqoftë, janë interpretuar edhe si anije kozmike. Një lexim i freskës supozonte se njerëzit rreth anijes kozmike janë duke shikuar si spektatorë dhe mbrojnë fytyrat e tyre me duar.  

resized_murali-decan_001-copy

8.Pllakat për zemrat e vetmuara

Njerëzit që janë në kërkim të partnerit mund ta provojnë fatin e tyre në mauzoleumin e Novo Brdos. Derisa njeriu i shenjtë i varrosur aty brenda nuk mund t’ju ndihmojë, pllakat e kulmit janë një tregim tjetër. Personi që e rrotullon njërën thuhet se shumë shpejt do të martohet.

resized_tecja-novoberd-qeremidet

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO