#10 Vitet '90

Kaseta, Nirvana në MTV, sakëza Turbo, jakne me ngjyra të ndezura, një tigan dhe një lugë për të protestuar me zë... I’u kujton diçka? Nëse jeni më në moshë, do të duhej t’ua kujtonte një dekadë të paharrueshme për njerëz kudo në botë, dhe një dekadë shumë të rëndësishme për Kosovën; një dekadë që ka luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë bashkëkohore në shtetin më të ri në Evropë. Nëpërmjet kësaj revisteje, e kthejmë nga harresa frymën e solidaritetit dhe tolerancës që mbretëronte në atë dekadë, bashkë me mundimet e aktivizmin e njerëzve, muzikën dhe ngjyrat, dhe historitë më personale. 'Edicioni i Viteve ’90' jep kontekstin e shumë ndryshimeve politike dhe sociale që ndodhën në Kosovë gjatë dekadës së fundit të shekullit 20, i’u risjell fytyrat që dolën në kryetituj ndërkombëtar, dhe analizon me kujdes historitë e shumë prej atyre që janë anashkaluar deri më tani. Ktheje kasetën, dhe kthehu në kohë.