wall_atdhemulla_mitrovica
Shkurt | Mitrovica

Rrënohet muri i Mitrovicës

Nga - 06.02.2017

Bëhen të ditura plane të reja për rivalitalizimin e pjesës së urit të “Ibrit”.

Gati dy muaj pasi kompania e ndërtimit “Rad 028” ngriti murin e shumëpërfolur prej 2 metrash përballë urës së Ibrit në veri të Mitrovicës, një punëtor i ri i kësaj kompanie u kthye të dielën për të rrënuar atë që ai dhe kolegët e tij kishin ndërtuar.

“Ne jemi duke bërë atë që na thanë të bëjmë. E ju gazetarët besoj keni raportuar sot, sa për një vit”, i tha ai si në shaka ekipit të K2.0 me një shqipe të kuptueshme dhe duke aluduar se ka tendencë që vëmendja e mediave lokale dhe ndërkombëtare të tërhiqet nga zhvillime si ky me murin në Mitrovicë.

Muri ishte finalizuar më 8 dhjetor të vitit të kaluar, veprim ky që Prishtina zyrtare e kishte konsideruar si shkelje të marrëveshjes së mbështetur nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, e që është nënshkruar në gusht të vitit 2015; rivitalizimi i zonës përreth urës qendrore mbi lumin që aktualisht ndanë jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe të qytetit, si një nga katër çështje për të cilat palët janë dakorduar në të ashtuquajturën marrëveshje “historike” mes Kosovës dhe Serbisë.

Atdhe Mulla, Wall, 05.02.17-1

Muri 2 metërsh i ndërtuar nga shumica serbe në veriun e Mitrovicës në dhjetor, ka shkatuar debat për dy muajt e fundit. Foto: Atdhe Mulla / K2.0

Liderët serbë, përmes kryetarit të komunave veriore Goran Rakic, insistonin se ndërtimi i murit ishte thjeshtë për qëllime praktike dhe nuk nënkuptonte asnjë sulm, duke këmbëngulur se muri është ndërtuar si pjesë e projektit të vazhdueshme për rivitalizimin e zonës.

Pas një debati javor, u desh vetëm një orë e gjysmë dhe dy eskavatorë për të hequr murin dje (më 5 shkurt). Një pjesë e vogël e qytetarëve nga të dyja anët e lumit, disa në rastësi, janë ndalur për ta përcjellë nga afër këtë ngjarje. Ata nga jugu vëzhgonin përtej lumit meqë Policia kishte urdhër për të mos lejuar kalimin e qytetarëve në pjesën tjetër për  shkaqe sigurie.

Leonora Aliu, Wall, 05.02.17-1

Mitrovica ishte edhe njëherë në fokus të mediave lokale dhe ndërkombëtare, derisa muri po rrënohej të dielën në kohë dreke. Foto: Leonora Aliu/K2.0.

I nisur në mesditë, rrënimi përfundoi pak minutsa para se Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nisi të mbajë konferencën për media, në të cilën ai theksoi se vendimi për të rrëzuar murin është marrë në nivel lokal, si çështje e brendshme e Kosovës, e jo në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithëse Rakic ishte deklaruar se vendimi ishte marrë pas një procesi të negociatave pesë-ditore e që kishin fillluar para raundit të fundit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 1 shkurt të këtij viti.

Mustafa po ashtu tha se qeveria lokale në veri është treguar bashkëpunuese dhe ka vepruar në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve. “Është në interesin tonë që të ulemi dhe të ftohim gjakërat dhe situatën,” tha ai për mediat. “Vendi për të bërë këtë është Republika e Kosovës. Unë jam Kryeministër i vendit dhe detyra ime është që të gjejë mënyrën dhe të komunikojë me të gjithë”.

Kryeministri, megjithatë, nuk dha datë konkrete se kur ura e Ibrit – e cila ka qenë për vite e bllokuar me barrikada dhe “parqe” – do të rihapej. Sipas marrëveshjes kjo ishte planifikuar të ndodh me 20 janar të këtij viti, por ky afat ishte shtyrë si pasojë e mos-marrëveshjeve për murin.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila gjatë vikendit qëndroi në Mitrovicë për të vrojtuar nga afër procesin e rrënimit të murit, tha se ura do të rihapet “në të ardhmen shumë të afërt”, duke insistuar se do të ketë hapa konkrete në këtë drejtim.

“Besoj se jemi dëshmitarë të një momenti shumë të rëndësishëm”, tha ajo gjatë një deklarate të dhënë për media përderisa eskavatorët e rëndë po rrënonin murin mbrapa saj. Apostolova insisitoi në atë se vendimi për të rrënuar murin do të ndihmojë dhe garantojë lirinë e lëvizjës në mes të jugut dhe veriut të qytetit, si dhe do të zbusë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Leonora Aliu, Wall, 05.02.17

Muri ishte pozicionuar në fund të sheshit “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës dhe në përfundim të urës së “Ibrit” në pjesën veriore. Foto: Leonora Aliu/K2.0.

Ajo konfirmoi se një “strukturë” e re do të ndërtohet si pjesë e rivitalizimit të sheshit “Mbreti Petar”, që do të jetë edhe rruga kryesore që do të shihet pas urës së Ibrit në pjesën veriore. “Mund të ju sigurojë se gjërat do të shkojnë në drejtim të mirë dhe se ky do të jetë sheshi më i bukur i Kosovës”, tha ajo.

“Mund të ju sigurojë se nuk do të ketë mure më. Do të ketë vetëm strukturë të nevojshme për të penguar veturat që të hyjnë në shëtitore [sheshi Mbreti Petar] dhe rrezikun nga trafiku në rreth-rrotullim [në pjesën veriore të urës së Ibrit]”, tha Apostolova. Ajo po ashtu ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të respektojnë marrëveshjet e Brukselit, duke përfshirë atë për Krijimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Koha e vendimit

Vendimi për të rrënuar murin u arrit mes serbëve të Kosovës në veri të Mitrovicës dhe liderë nga Prishtina në mëngesin e hershëm të së shtunës, pas disa negociatave të ndërmjetësuara nga zyra e BE-së në Kosovë si dhe ambasadës amerikane, në Prishtinë. Kjo ishte konfirmuar edhe nga vetë zyra e BE-së e cila kishte lëshuar një komunikatë dhe fotografi nga takimi po atë ditë.

Pas përfundimit të takimit, dikur në orës 2:30 në mesnatë, vendimi final për të rrënuar murin ishte marrë të shtunën nga kuvendi komunal i Mitrovicës veriore. Pas kësaj kryetari Rakic prezentoi edhe projektin dizajnues të rivitalizimit të heshit. Rakic tha se se “struktura” e re që do të mbështet dizajnin dhe zonën përreth, do të vendoset dy metra më në brendi se muri i rrënuar, si dhe do të përfshijë pengesa që nuk do të lejojnë qasje për veturat në shesh.

Plans

Dizajni i ri i zonës përrreth urës së “Ibrit” në veri të Mitrovicës ishte aprovuar dhe zbuluar në vikend. Foto: Kuvendi komunal i komunave veriore të Mitrovicës.

“Të njëjtën zgjidhje e kemi pasur edhe para takimit të fundit, por pala e Prishtinës nuk kanë dashur të dëgjojë. Kanë dashur që kjo të zgjidhet në nivel lokal”, ka thënë Rakic duke aluduar se vendimi u negociua një ditë para takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Takimi i fundit u mbajt më 1 shkurt të këtij viti mes Presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa si dhe homologët e tyre në Beograd presidentit  Tomislav Nikolic dhe kryeministrit serb Aleksnadar, të cilët thanë se përfshirja e Rakic në process ishte e rëndësishme për procesin. Rakic më vonë ndërkaq u tha mediave se ishte frustruar me faktin se marrëveshja për rrënimin e murit nuk isht nënshkruar në Bruksel.

Të gjithë 16 asambleisët e pranishëm në seancën e komunave veriore– përfshirë përfaqësues të serbëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve – votuan në favor të dy pikave të rendit të ditës: rrënimin e murit dhe ridizajnimin sias planit për rivitalizim.

Ai që nuk ishte fare i kyçur gjatë vendimeve ndërkaq ishte kryetari i Mitrovics Agim Bahtiri. Ky ka qëndruar gjatë kohës kur po mbahej mbledhja e kuvendit komunal të veriut në një kafene afër urës në jug dhe ka bërë disa shëtitje përreth urës. Në veri, Bahtiri,nuk është parë as gjatë rrënimit të murit.

Pasi që muri u rrënua të dielën, Rakic paralajmëroi se ndërtimet e përshkruara të shtunën të “strukturës së re që do të mbështesë dhe forcojë sheshin në një lartësi prej 70 cm dhe gjerësi 120 cm”, do të nis të martën (7 shkurt), si dhe do të “garantojë siguri për qytetarët e veriut të Mitrovicës”.K

Mitrovica në media

Në vitin 2017, mezi të vjetër një muaj, kjo është tashmë hera e dytë që Mitrovica bëhet qendër që tërheqë vëmendjen e mediave lokale dhe ndërkombëtare.

Muajin e kaluar një tren i nisur për në Mitrovicë nga Beogradi me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë kishte ngritur tensione politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Treni, i cili nuk kishte leje për të hyrë në territorin e Kosovës, u stopua para se të hyjë dhe u kthye në Beograd. Megjithatë para një eskalimi të mbrehtë në retorikë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic pretendoi se urdhëroi stopimin e trenit meqë shqiptarë të Kosovës kishin vënë mina në hekurudhë, dicka që ishte mohuar kategorikisht nga Prishtina. Presidenti Tomislav Nikolic më vonë kishte deklaruar madje se është në gjendje të dërgojë trupa të Ushtrisë nëse serbët do të rrezikoheshin.

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO