Që nga fëmijëria ime më e hershme jam rrethuar nga poezia. Nganjëherë kam përshtypjen se e gjithë jeta ime deri më sot është vetëm një elegji e madhe. Cicërima zogjsh, kumbulla të stërpjekura para shtëpisë, disa ushtarë, pastaj bombat, thirrja e ezanit, nëna më reciton derisa t’më marrë gjumi, fluturimi i mrekullueshëm i pëllumbave turq, qenë delesh… aromë specash të pjekur në vjeshtë, babai më merr në peshkim, rrafshi i pafund vojvodinas, rrëzimi nga bicikleta, muzika e vjetër qytetare nga Kosova, nostalgjia për vendlindjen … të gjitha këto ishin grumbulluar dhe përzier diku thellë brenda meje, dhe kërcënonin t’më mbysnin.

Pastaj fillova të lexoj, me tërbim i përpija librat një pas një, duke u përpjekur të harroja, thjesht ta hiqja nga vetja duke jetuar rrëfimet e të tjerëve, gjersa nuk kuptova se duhej që të shkruaja të miat. Një ditë u ula dhe fillova të shkruaj. “Në fillim ishte fjala”, gjithçka që pasoi ishte magji e vërtetë. Mendoj se atëherë u bëra poet.

Poezitë në vijim janë përkthyer në shqip nga Qerim Ondozi.

Gjethet

Lojë vjeshtore
në park.

Violina dhe gjethet,
kjo diqysh shkon.

Agimet janë qull
në errësirë,
nëpër moçale shkoj.

Ëndrra e Llukës

Ma rrëfeu
ëndrrën e vet.
Njeriu,
ai njeri i çuditshëm,
mbase po hapet?

Nuk e di për ç’arsye,
por dëgjimi im
u kthjell.

Vijat dhe format
më bëhen
të qarta.

Pranë veprave
Bie në trans.
Muzika e vijës
dhe ngjyra e lëvizjeve më
dehin.

E ai
ma rrëfeu
ëndrrën e vet,
me dorën e majtë të shkruar.

Ah, ishte ajo
ëndërr e çuditshme.

Mikut tim piktor
Lluka Peshalit 06/06/2013.

Lefkada

Vaji i ullirit
dhe portokallët
dhe limoni i verdhë
Rrugicat e ngushta
përplot petalesh
thupra gjembore

Tingulli i mandolinës
e në skaj të rrugës
Kalimera!
Ela, filos!
Banjo, banjo…
Lefkada me diell
gjithandej.
Pluskoj drejt detit
teksa këndoj
„Koroido“ nga
Vamvakarisi!

Hurmet iraniane

Asgjë s'ka mbetur
për ne

As ato
pak vite

Veç hurmet
aty-këtu
më bëjnë përshtypje

Hurmet iraniane
që u ngjajnë kumbullave

Të paktën tjetërkund
lulëzojnë kumbullat
nëse jo
te ne

E së shpejti
vjen pranvera
merreni me mend

i dënuar

Fjala e parë e thënë
Mendoj qëë...
atëbotë u dënova.

Sot në banjo
u ndjeva i moshuar,
disi i përndritur.

Si pjesë
e këtyre aromave dhe ngjyrave
të kahmotshme!

Aromat dhe
ngjyrat
ishin fjalë.

Xhamia Koxha Mehmet Bej

Hesht buzë rrugës
dhe paralajmëron
për kohën e shkuar

E braktisur,
me muret e lëna pas dore,
me minaren
deri gjysmë të rrënuar

Udhëtarët kalimtarë
kur kalojnë kufirin
të pshurrin,
e kupola jote venitet.
S’ka kësi bukuroshe
në Balkan…
nga Kosova deri te Lugina e Preshevës
ta kanë zili.

Unë veç
një gjë di.

Kur hyj në Maqedoni,
ta përmend emrin
dhe lutem.


Kërkoj ndonjë përkatësi,
a thua është feja?
Ndiej etjen të besoj fort,
ta zbuloj fshehtësinë e shenjtë.

Kungimi

Kërkoj ndonjë përkatësi,
a thua është feja?
Ndiej etjen të besoj fort,
ta zbuloj fshehtësinë e shenjtë.

Ajo më thotë:
"Të dua më plotëshumë!"

Nesër prap do të bredh nëpër qytet
Në kërkim të vendit sakral
i cili i përgjigjet etjes sime.

Nuk di nëse jam mjaft i mirë,
gaboj nga përpjekja e madhe.

"Të dua më plotëshumë!”

Gishtat punëtore

Në një cep në dhomë,
ku bëhet bashkë drita
dhe gjysmëerrësira,
dy duar të vrazhda.

Rrinë ashtu
të ngërthyera fort.
Nga puna gishtat e ënjtur,
në to njolla e varra.

Ata gishta,
kur hapen
japin kuptim!
Jetë grushtit.

E kur i vështroj
mua turp më vjen
që i urrej.
Mbase më dhimbsen.

Nuk di as vetë.
Veç i shikoj,
rmendoj
dhe pyes veten….