Pikëpamje | TWIK

S’po shihet fundi

Nga - 02.09.2016

Përmbledhja javore e lajmeve kryesore në Kosovë nga K2.0.

as një viti plot hidhësi, irritim e paralizë politike, kjo javë u planifikua që të ishte pikë kthyese, në një mënyrë apo tjetër. Me marrëveshjen e diskutueshme të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi më në fund në tryezë të votimit në Kuvend të enjten, u duk sikur ishte bërë një hap; por askush nuk mund të pajtohej se në cilin drejtim ishte bërë ai hap.

Ashtu siç ishte, në një ditë plot tension brenda e jashtë parlamentit, projektligji nuk arriti deri në foltore; në orën e njëmbëdhjetë, para se të arrihej pika e shumëpritur e gjashtë e agjendës, Kryeministri Isa Mustafa u ngrit në këmbë dhe lajmëroi se qeveria po e tërhiqte nga agjenda.

Dhe kështu, me shkopin e tij magjik, e zhduki këtë çështje të bezdisshme….

Nuk vendoset kufiri

“Sot rrethanat nuk janë të duhura për të votuar për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi”, lajmëroi Mustafa kur doli në podium, një orë pas fillimit të seancës së Kuvendit të enjten, e cila u shënua me shkëmbime të nxehta në mes të deputetëve të qeverisë dhe opozitës.

.

Na duhen malet sepse në kohë të paqës rrafshinat janë më të rëndësishme, por në kohë të luftës malet janë më të rëndësishme.

Albin Kurti

Duke i demonstruar kualitetet e një personi që gjithmonë është i gatshëm që t’i dëgjojë pikëpamjet e tjerëve dhe të bëjë kompromise, ai vazhdoi të shpjegojë se si “kjo nuk do të thotë se ne do ta rishqyrtojmë marrëveshjen, por do të kërkojmë konsensus të mëtejmë”. Një takim u organizua nga deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi të mërkurën, por dështoi që të materializohet pasi asnjëri prej liderëve të partive nuk u paraqitën.

Seanca e së enjtes nisi gati dy orë më vonë se që ishte planifikuar. Deputetët e PDK mbajtën takime prapa dyerve të mbyllura me liderin e partisë Kadri Veseli. Kur nisi, nisi pa deputetet e Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi dhe Aida Dërguti, të cilat u mbajtën në arrest pas kontrollit të sigurimit dhe u dërguan në polici për marrje në pyetje. U dallua edhe mungesa e partisë së koalicionit të qeverisë, Lista Serbe, të cilët kishin vendosur që ta bojkotojnë seancën, duke përmendur rreziqe të sigurisë si arsye.

 

Pasi Mustafa lajmëroi se marrëveshja në lidhje me Malin e Zi – që kërkonte mazhorancë 2/3 për t’u miratuar – ishte tërhequr nga agjenda e ditës, lideri i NISMA Fatmir Limaj doli në podium për të shprehur dyshimet e tij në lidhje me motivet e qeverisë për këtë shtyerje. “Pse ta shtyejmë këtë ligj sot, ligj ky që ka mbetur pezull për më shumë se një vit?, pyeti ai, “nuk i keni votat për ta ratifikuar demarkacionin”.

Lideri i grupit parlamentar të Vetëvendosje e përdori fjalimin e tij për t’i falenderuar ata që ai tha se ndihmuan që ta bëjnë të “dështuar këtë votim”; aktivistët, ekspertët e pavarur, deputetët e LDK dhe PDK që e kundërshtuan marrëveshjen opozitën, dhe sigurisht, popullin.

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

Lideri i partsië Vetëvendosje, Visar Ymeri, me paraardhësin e tij Albin Kurti pranë vetës, doli jashtë për ta adresuar turmën e madhe që kishte reaguar ndaj thirrjes së partisë për protestë. “Duhet të vazhdojmë rezistencën tonë dhe të mbledhemi këtu në shesh rreth Kuvendit kurdo që është e nevojshme që ta ndalim këtë punë të qeverisë një herë e përgjithmonë”, lajmëroi Ymeri, dhe u përcjell me brohoritje; disa njerëz ishin aq të nxitur nga shtyerja e votimit sa që filluan ta bërtasin emrin e liderit të partisë.

Protestuesit fitimtar e kujtuan shpejtë heroin e tyre të vërtetë, kur Kurti – burrë që di se si të merret me turmë të madhe të njerëzve – e morri megafonin. “I kemi shpëtuar 8,200 hektarë”, tha ai, duke iu referuar pjesës së tokës që opozita pretendon se Kosova do ta humb me këtë marrëveshje me Malin e Zi. “Na duhen malet sepse në kohë të paqës rrafshinat janë më të rëndësishme, por në kohë të luftës malet janë më të rëndësishme’.

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

Shumë rrugë qëndrore ishin të mbyllura. Kishte prani të madhe policore në Prishtinë të enjten. Rradhë të policëve të përgatitur për protesta e kishin rrethuar ndërtesën e Kuvendit. Disa minuta para fillimit të protestës, Policia e Kosovës lajmëroi se kishin gjetur 50 qese me koktej molotov në një depo në lagjen Dardania, por nuk u lansuan hollësi të mëtejme.

Kërkim falje nga PDK

Pasi kaloi mjaft kohë prej herës së fundit që u mbajt një seancë e rregullt në Kuvend, deputetët e përodrën këtë mundësi që t’i adresojnë disa çështje tjera urgjente politike të kësaj vere. Kujtim Paçaku, deputeti i Partisë së re të Romëve në Kosovë, foli për ankthin që ai e ndjeu kur dëgjoi figura të larta të PDK në përgjimet e publikuara duke përdorur gjuhë fyese poshtëruese deri sa diskutonin komunitetin rom që ai e përfaqëson. Ai u prit me duartrokitje nga deputetët tjerë. Paçaku tha se refuzon që të largohet nga foltorja e Kuvendit deri sa dikush prej PDK të kërkojë falje publikisht.

 

Në sy të kamerave, lideri i PDK Kadri Veseli reagoi ashtu siç kërkoi Paçaku. “Zotëri Paçaku, si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës [i] kërkoj falje publikisht komunitetit rom për çdo lëndim të tillë që ka mujtë me ndodhë – një komunitet jashtëzakonisht lojal i Republikës së Kosovës – dhe e ndi vetën poashtu të fyer”, tha ai. “Kërkoj falje”.

Një ‘kërkim falje’ e dytë erdhi menjëherë pas së parës, pasi Adem Grabovci, figura kyçe e zbulimeve të përgjimeve, dha një fjalim të përzemërt. “Unë dhe familja ime jemi tu kalu çaste tepër të vështira, të terrorit”, tha burri që u zbulua të jetë qendër e nepotizmit institucional dhe abuzimit të fuqisë. “Unë u kërkoj edhe një herë sinqerisht falje nga zemra dhe shpirti i im dhe shprehi keqardhje për këtë që po ndodh, dhe nuk e besoj që në një shtet të Evropës mund të ndodh që për një muaj rresht të terrorizohet një njeri, një familje, dhe një popull i tërë, për shkak të bisedave private”.

Viktima e gjorë, që në lansimet e kësaj jave dëgjohet duke i përshkruar kërcënimet që ja kishte bërë Kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, duke diskutuar se si t’i punësojë anëtarë të lartë të partisë në institucione të larta publike, dhe duke e quajtur një koleg të partisë “idiot”, nxitoi që të theksojë se ishte munduar që ta ruajë karakterin civil të kësaj çështjeje. “Kam ba përpjekje mos ta fyej askënd”, tha ai. “U kërkoj falje të gjithëve që e ndjejnë vetën të fyer… ndërsa pjesën tjetër unë ja kam lanë drejtësisë, sepse besoj në shtet”.

‘Kërkimi i faljes’ nga ana e Grabovcit u prit me nërvozë nga ulëset e opozitës. Deputeti i Vetëvendosje Fisnik Ismaili u ngrit në këmbë dhe bërtiti duke thënë se Grabovci duhet të jetë në burg. Veseli e praktikoi pakëz anglishtën duke i thënë Ismailit “take it easy” (merre shtruar).

Aktivistët e opozitës arrestohen për shkak të dyshimeve të terrorizmit

Duke i shtuar tensioneve të seancës dhe protestës, dy ditë më parë, të martën, policia i arrestoi gjashtë aktivistë të Vetëvendosje, përfshirë zëdhënësin e partisë Frashër Krasniqi, për shkak të dyshimeve të terrorizmit. Arrestimet u kryen në një operacion të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, që thanë se kishte dëshmi që i lidhin të arrestuarit me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit më herët gjatë muajit.

(Vetëvendosje)

(Vetëvendosje)

Policia publikoi fotografi të armëve që u gjetën në lokacionet ku u kryen arrestimet, lëvizje që Vetëvendosje e dënoi duke e etiketuar si “propagandë”. Kjo parti mohoi kategorikisht se aktivistët e saj ishin përfshirë në sulm kundër Kuvendit, dhe pyetën pse incidenti në fillim ishte quajtur “sulm me lëndë shpërthyese”, e tani po quhet terrorizëm. “Ky është veprim klasik i persekutimit kundër kundërshtarëve politik”, tha Visar Ymeri në një konferencë për shtyp pas arrestimeve.

Të enjten Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që tre prej atyre që janë arrestuar duhet të mbahen për 30 ditë deri sa të vazhdojnë hetimet, ndërsa tre tjerë do të mbahen në arrest shtëpiak.

Sulm i dytë në RTK

Në një incident tjetër të dielën në mbrëmje, një sulm u raportua në shtëpinë e Drejtorit Gjeneral të transmetuesit publik (RTK), Mentor Shala. Ky sulm vjen pas një incidenti tjetër javën e kaluar ku u hodh një granatë në zyret e RTK – askush nuk u lëndua në këto dy incidente, por të dyja janë dënuar gjerësisht si sulme ndaj lirisë së mediave.

Një deklaratë zyrtare të hënën në mbrëmje nga RTK – që shpeshherë kritikohet për anësi pro-qeveritare – aludoi se Vetëvendosje është përgjegjëse për sulmet. “Ne vazhdojmë të besojmë se gjuha e urrejtjes e përdorur nga forcat e ndryshme politike, veçanërisht lëvizja ‘Vetëvendosje’, paraqet rrezik real dhe serioz ndaj funksionimit normal të transmetuesit publik”, shkroi në këtë deklaratë.

Partia e opozitës më herët e kishte dënuar sulmin, duke thënë se nuk pajtohet me metodat e përdorura së fundmi kundër institucioneve publike, por e përsëriti qëndrimin e vet se “RTK është kapur”.

Shenjë respekti për personat e humbur

Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjes me Forcë u shënua në Prishtinë të martën me një shfaqje prekëse të respektit për 1,665 personat që ende janë të pagjetur pas luftës në Kosovë. Në qendër të qytetit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e shfaqi dokumentarin e fuqishëm “Depth Tëo”, që dokumenton disa prej mizorive të kryera nga regjimi i Slobodan Milosevic dhe operacionin e orkestruar të mbulimit të këtyre mizorive. Pas dokumentarit, Kutia e Zisë, një kuti e zezë me emrat e 116 fëmijëve që nuk janë gjetur pasi u zhdukën me forcë gjatë luftës në Kosovë, u djeg në sheshin Zahir Pajaziti.

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

(Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

Mund ta lexoni këtu artikullin e plotë të K2.0 për Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë.

Diçka për fundjavë

Pas një jave të zënë, nuk ka mungesë të aktiviteteve në fundjavë. Sonte, një vit pas setit të tij maratonik 10-orësh në Prishtinë, DJ-i i madh i muzikës elektronike gjermane, Solomun, do t’i mbledh njerëzit përsëri në Zone Club.

Nëse doni diçka më të relaksuar, shkoni në Rahovec për Hardh Fest, festivalin e përvjetshëm që feston të gjitha gjërat që lidhen me venë, me koncerte, aktivitete, dhe dy tri gota. E sa jeni atje, shkoni edhe nëFestivalin Ndërkombëtar të Poezisë, që mbahet në të njejtën kohë.

E për fund, pasi që është fundjavë – dhe veç për qejf – ju lëmë me një këngë. Në një javë ku marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është poaq e pazgjidhur sa ishte edhe në fillim, ju lëmë me “You Keep Me Hangin On” nga Supremes.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO