Blogbox | Art

Në përpjekje për të shfaqur të rinjtë e Kosovës

Nga - 08.08.2018

A mundet një fotograf gjerman të ndryshojë perceptimet e kosovarëve të rinj?

Në DokuFest të këtij viti, fotografi gjerman Julian Mährlein është ftuar të flasë për artin e tij social-politik dhe për të paraqitur të rinjtë e Kosovës në foto për të provuar dhe t’i heq imazhet e vjetra të konfliktit dhe luftës. K2.0 e ndoqi atë në përpjekjen e tij, për të zbuluar sfidat dhe kënaqësitë që vijnë kur një gjerman përpiqet të lidhet me realitetin kosovar …

Është 7 gusht në Prizren. Një masë njerëzish po ecin nga A në B, gjersa tingujt nga xhamia e minares jehojnë nëpër rrugë. Disa gra janë të veshur me fund të shkurtër, të tjerat me hixhab. Njerëzit po duken pak të çorientuar, por të kënaqur – ka një numër të madh të të rinjve. Një atmosferë energjike. Tridhjetë gradë, era e përkëdhelur. E ardhmja e Kosovës? Ndoshta.

Është ajo kohë e vitit. DokuFest është në mes të edicionit të tij të 17-të. Julian Mährlein ecën ngadalë por me vetëbesim nëpër rrugët historike të Prizrenit. Ai shpjegon se ka bërë tashmë disa fotografi, por ai dëshiron të kapë më shumë të rinj për ta bërë koleksionin e tij më të larmishëm.

Në shpinë ka një çantë shpine që mban rroba të bardha e të hirta dhe shirit të zi. Ai ndalon në një nga rrugët anësore te një mur publik për 20 minuta. Mënyra e tij e punës është formuar nga intuita dhe gjendja shpirtërore, e cila me pak fat kthehet në një sesion të fotove spontane por të suksesshëm.

Sesionet e fotove të Julianit hedhen së bashku, me një leckë të bardhë të mbledhur shpejtë për të siguruar prapavijën. Foto: Edona Kryeziu / K2.0.

Pa pritur shumë, Julian gjen një të ri me flokë të gjata para kamerës. Papritmas, çdo gjë lëviz shumë shpejtë, thuajse në mënyrë hektike. Julian përdor kamera të shumta dhe jep udhëzime të drejtpërdrejta. I pyetur se cilat kritere ai bazon zgjedhjet e tij për tii vënë njerëzit para kamerës, Julian nuk ka përgjigje konkrete: përsëri intuitë, ndoshta estetikë apo energji, diçka e shquar që është e pashpjegueshme.

Julian u rrit në një fshat të qetë dhe idilik të Gjermanisë perëndimore, ku familja e tij jeton për breza. Megjithëse nuk ka ndonjë sfond të migrimit apo përvojë personale me luftën dhe vuajtjet politike, vepra fotografike e Julian vë në qendër të vëmendjes të prekurit nga konfliktet e brendshme të identitetit dhe shtypjes së imponuar. Ajo që qëndron në thelbin e punës së tij është ambicja e tij për të riformuar imazhet keqinterpretuese të njerëzve të stigmatizuar dhe për të thyer ciklin vicioz të keqinterpretimit në mediat masive.

Ai ka punuar më parë me njerëz të etiketuar si ‘fëmijë të dyshimtë’ në Londër, duke u përpjekur për të gjetur njerëzimin dhe individualitetin në një brez shpesh të anashkaluar dhe patronizuar. Në përgjigje të përfaqësimit homogjen të refugjatëve, Julian u përgjigj me një seri fotografish që i jepnin ngjyra dhe personalitet grupit të individëve që kalonin Evropën.

Nocionet e kulturës dhe identitetit rishfaqen në punën e tij dhe bëhen pothuajse një temë qendrore. Por si mundet dikush që kurrë nuk ka jetuar në Kosovë të kuptojë tiparet dhe zakonet kulturore të rajonit që i bëjnë njerëzit ata që janë? A nuk është diqka e pakuptueshme ngase ai nuk ka përvojë të jetës së një kosovari? Puna e Julian rrezikon të bëhet një koncept sipërfaqësor i një vendi të ri, i cili në vetvete duket të jetë në një luftë të vazhdueshme me vetëidentifikimin.

Ndërsa mbante masterklasën e tij në fotografitë “socio-politike” të hënën (6 gusht), Julian e prezantoi audiencën e tij me estetikën e tij fotografike dhe etikën e tij të punës. Ai shton një citim të rëndësishëm nga regjisori gjerman Hito Steyerl: “Supozimet stereotipike për të ashtuquajturat kultura mund të nxisin dinamika sociale të rrezikshme dhe të bashkojnë realitetin hap pas hapi me karikaturën e saj”.

Një tjetër citim që ai nxjerr në pah është nga teoricienja mbi gjininë dhe filozofja amerikane Judith Butler, e cila ndoshta më së shumti kap atë që ai po kërkon: “Diçka që tejkalon kornizën, që e shqetëson ndjenjën tonë të realitetit. Me fjalë të tjera, diçka që ndodh që nuk përputhet me kuptimet tona të vendosura të gjërave. “

Në fund të prezantimit, një vizitor i drejtohet pikës kryesore dhe pyet: “Si mundeni ju, gjersa e rishqyrtoni dhe dëshironi të përfaqësoni saktësisht një grup, të jeni të sigurtë që vetë nuk do ta keqinterpretoni po atë grup?”

Disa sekonda heshtje dhe një përgjigje pothuajse shumë e përgatitur vjen nga ana e Julianit. Ai thotë që nuk e sheh veten si shikues të së vërtetës dhe shpjegon se ai gjithmonë punon nga një perspektivë personale. Është pikëpamja që vjen nga estetika e tij që punon për të.

Ajo që e bën fotografinë e tij të ndryshme nga ekspozitat e kaluara në DokuPhoto është estetika e re, larg klasikes dramatike bardhë e zi e drejtë në individualitet, ngjyra të lehta, nuanca të ngrohta.

Konfuzion. Duke folur me Julian privatisht lejon të dijmë ngjarje më të detajuara dhe personale të motivimit të tij për të bërë këtë projekt. Si një fotograf, një artist, motivi i tij kryesor në fotografinë është të krijojë vetëdije për individualitetin. Përzgjedhja e veprave rinore i përshtatet, pasi ai e sheh veten në personalitetet e të rinjve të tjerë. Kjo luan një rol më vendimtar në veprat e tij pasi që është burimi pas veprimeve të tij, dhe pas punës së tij.

Ai ndjehet i lidhur me të rinjtë dhe është i interesuar në fazën e tyre të soditjes, pasi është një periudhë shumë formuese dhe asgjë më pak se gjenerata e ardhshme. Duke e thënë këtë, shqetësimet fillestare mbi motivimet e tij nuk janë të gabuara kur kuptojmë se puna e tij nuk është vetëm në lidhje me gjetjen e ngjarjeve emocionale në zonat e pas-konfliktit, por edhe për thjesht lidhjen me frymën e të rinjve.

Kur merret parasysh perspektiva e miqve dhe familjes së tij gjermane, imazhet e lidhura me Kosovën karakterizohen shumë nga fotografitë e bardha dhe të zeza të luftës dhe konfliktit. Nga ky këndvështrim, projekti i tij ka të bëjë edhe me paraqitjen e një tabloje më të gjallë të Kosovës, një vendi, popullsia e të cilit shpesh idolizon Evropën Perëndimore.

Nëpërmjet vizitave të mëparshme në Kosovë dhe miqve nga rajoni, Julian identifikon konfliktin më të dukshëm të brendshëm të të rinjve, që nuk janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm. Së paku praktikisht, ata nuk mund të marrin pjesë në botën e madhe, pasi Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave.

Përmes fotografisë ai mund të jetë në gjendje t’u ofrojë të rinjve kosovarë ndihmë, për t’u dhënë atyre skenën ose hapësirën për të treguar identitetin e tyre në shoqërinë evropiane, e cila di aq pak për potencialin e kombit më të ri në Evropë.

I përshtatshëm për temën e të qenurit i mbyllur pa vizë, Julian përdor një aparat fotografik të vjetër të llojit ‘Passaport’, si një referencë në këtë situatë të pasigurt. Ajo që e bën fotografinë e tij të ndryshme nga ekspozitat e kaluara në DokuPhoto është estetika e re, larg klasikes dramatike bardh e zi, e drejtë në individualitet, ngjyra të lehta, nuanca të ngrohta.

Kontributi i Julianit mund të jetë i pari nga disa prej hapave drejt luftimit të një koncepti sipërfaqësor nëpërmjet diçkaje shumë të natyrshme dhe esenciale: një interes i ndershëm në rajone dhe njerëz të tjerë.

Po, është vështirë për të menduar se dikush nga jashtë rajonit do mund të kuptojë të rinjtë në Kosovë. Por kjo nuk ka të bëjë shumë për dëshpërimisht kërkimin e të vërtetës, ose frymën e vërtetë të re. Është pikërisht ajo që është … një fotograf i ri nga Gjermania, duke kapur përmes estetikës së tij të rinjtë në Kosovë, duke u dhënë kështu mundësinë për të arritur. Shpresojmë se, në këtë proces, kjo prodhon një imazh më të larmishëm të Kosovës në disa shoqëri të panjohura dhe në raste të tjera shoqëri injorante në Evropë.

Kontributi i Julianit mund të jetë i pari nga disa prej hapave drejt luftimit të një koncepti sipërfaqësor nëpërmjet diçkaje shumë të natyrshme dhe esenciale: një interes i sinqertë për rajone dhe njerëz të tjerë. Njerëz nga Ballkani. Punime si kjo mund të krijojnë një urë midis gjeneratave të reja në Evropën Qendrore dhe Jugore.

Kontekstualizimi është vendimtar për të siguruar që puna është e rrënjosur në një realitet kosovar dhe Julian pranon se ka qenë e vështirë të gjesh imazhe përfaqësuese në kohë aq të shkurtër. Sidoqoftë, nëse imazhet e tij të ngrohta të të rinjve kosovarë mund të transmetohen në pjesë të tjera të Evropës, të paktën mund të jetë fillimi i një ndryshimi në perceptimet e një grupi tjetër të stigmatizuar ….

Foto kryesore: Suer Celina / DokuFest.

Ekspozita e Julian Mährlein është hapur më 9 gusht në ora 20:00 në Kino N’Lum në DokuFest.