S`fundmi | K2.0

Po kërkojmë: Organizator/e i/e Redaksisë

Nga - 16.11.2018

Aplikoni tani për ta ndihmuar organizimin e prodhimit dinamik medial të K2.0.

Vitit 2018 shpejtë po i afrohet fundi dhe sa hap e mbyll sytë do të jemi në vitin e ri. E ku ka më mirë se me fillu vitin e ri me një punë të re?

K2.0 ka hapur një mundësi shumë interesante për një lider/e të dëshmuar, për të qenë në qendër të punëve tona të përditshme. Personi që do ta punësojmë do të punojë nga afër me kryeredaktoren dhe redaktorët e tjerë për ta koordinuar punën tonë të përditshme mediale, si dhe me menaxheren e programit dhe menaxheren e Burimeve Njerëzore, për t’u siguruar që të ketë koordinim efektiv organizativ.

Ju do të jeni në qendër të prodhimeve tona mediale, nga koordinimi i stafit të redaksisë dhe kontribuesve të jashtëm, te mbikëqyrja e uebfaqes dhe postimeve në rrjete sociale. Këtu do të përfshihet edhe prodhimi dhe zbatimi i planeve afatshkurtër dhe afatgjatë për prodhimet tona mediale, si dhe mirëmbajtja dhe zhvillimi efektiv i proceseve dhe praktikave të punës.

Po kërkojmë një person të shoqërueshëm që ka përvojë të menaxhimit të projekteve dhe njerëzve. Duhet të jeni zgjidhës proaktiv të problemeve, person që kënaqet me sfidën e vendimmarrjes dhe punën në një ambient në të cilin punohet shumë dhe në një organizatë që gjithnjë është duke u rritur.

Përvoja e punës në një ambient medial ju jep përparësi, por nuk është thelbësore përderisa përshtateni dhe mësoni shpejtë. Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, organizimit dhe përgjegjësisë që të mund të mbështetemi tek ju — janë të domosdoshme.

Nëse jeni të gatshëm ta organizoni ekipin tonë dinamik të redaksisë, na kontaktoni.

Pozita: Organizator/e i/e Redaksisë

Orari: 40 orë në javë

Lokacioni: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E enjte, 29 nëntor (mesnatë)

Puna fillon: Janar 2019

Përgjegjësitë:

  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e përditshme e aktiviteteve dhe proceseve të prodhimit të redaksisë ndërmjet redaktorëve, fotografëve, gazetarëve, përkthyesve dhe kontribuesve të jashtëm;
  • Krijimi dhe vendosja e afateve përfundimtare, koordinimi që puna të kryhet brenda tyre, organizimi dhe drejtimi i takimeve për të prodhuar;
  • Zbatimi i vendimeve të redaksisë që merren nga kryeredaktorja dhe redaktorët e tjerë, dhe koordinimi i publikimeve të përditshme në tri gjuhë;
  • Prodhimi dhe mirëmbajtja e planeve ditore, javore dhe më afatgjate të redaksisë;
  • Caktimi i artikujve për stafin e redaksisë dhe kontribuesit e jashtëm, në koordinim me kryeredaktoren dhe redaktorët e tjerë, dhe mbikëqyrja e proceseve deri në publikim;
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore të redaksisë në përputhje me politikat e Burimeve Njerëzore dhe në bashkëpunim me Menaxheren e Burimeve Njerëzore;
  • Planifikimi i kërkesave të burimeve njerëzore, paisjeve për prodhime të redaksisë dhe nevojave të redaksisë;
  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i buxheteve të përditshme të redaksisë për prodhim të përmbajtjeve etj.;
  • Koordinimi me Menaxheren e Programit të K2.0 për t’u siguruar që të ketë mbulim efektiv të ngjarjeve dhe aktiviteteve të K2.0, dhe të prodhohen përmbajtjet e planifikuara;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e politikave të redaksisë;

Kandidati/ja ideal/e për këtë rol:

  • Është lider/e, i/e përgatitur për të marrë vendime të vështira nën presion;
  • Është dinamik/e dhe shumë i/e organizuar dhe pëlqen punën në ambient në të cilin punohet shumë, brenda afateve të caktuara;
  • Shquhet në planifikim efektiv dhe mbikëqyrje të planeve deri në përfundimin e tyre;
  • Është person në të cilin mund të mbështetesh, efektiv në përfundimin e punëve të shumta;
  • Është person i/e shoqërueshëm, i/e aftë për të frymëzuar, inkurajuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive një ekip dinamik;
  • Është zgjidhës/e proaktiv/e të problemeve dhe person pozitiv e optimist;
  • I kushton vëmendje detajeve dhe njëkohësisht punon për synimet e mëdha;
  • Është i/e aftë për të marrë informata komplekse nga disa burime dhe të veprojë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me politikat;
  • Është shumë profesional/e kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë bachelor/master në Gazetari, Komunikim Masiv, Shkenca Politike dhe/ose Sociale, Menaxhment (apo ndonjë fushë të ngjashme, relevante).
  • Përvojë me koordinim të projekteve/aktiviteteve dhe ekipeve;
  • Minimum 3-5 vite përvojë pune si lider/e të ekipit, menaxher/e apo në ndonjë rol të ngjashëm në ambient dinamik (preferohet përvoja e punës në gazetari apo media, por nuk është e domosdoshme);
  • Gjuhët: Është e domosdoshme të jeni të rrjedhshëm në shqip dhe anglisht (njohuria e gjuhës serbe është përparësi, por jo thelbësore);
  • Komunikim të shkëlqyer në të gjitha format, përfshirë këtu komunikim të fortë verbal dhe të shkruar për të artikuluar ide për kolegët dhe partnerët;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe lidershipit.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në info@ktwopointzero.com me subjektin “Organizator/e i/e Redaksisë” deri në mesnatën e 29 nëntorit (e enjte). Në shkrim përfshini:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojë K2.0 për të marrë referencë.K

Foto kryesore: Creative Commons.