Monografitë | Të drejtat e LGBTI | LGBTI

Populli për të drejtat LGBTI

Analizë e pesë viteve të fundit.

Nga - 10.10.2017

Gjatë viteve të fundit, një numër nismash të ndryshme politike, kulturore dhe artistike i kanë hulumtuar, promovuar dhe eksploruar të drejtat LGBTI në Kosovë. Kjo ese me fotografi i përmbledh disa prej tyre.

“Komuniteti LGBTI+ është pothuajse krejtësisht i padukshëm në Kosovë, e ndonëse kjo ka kuptim kur marrim parasysh faktin se jetojmë në shtetin me homofobik në Evropë, prapëseprapë është krejtësisht e papranueshme. Prandaj të gjithë ata që mendojnë ndryshe kanë përgjegjësi për t’i bërë ata që të mos ndihen si krejtësisht të harruar, e për t’u dhënë pak shpresë së gjërat do të ndryshojnë herët a vonë”. — Keka Berisha
“Kjo shoqëri ende nuk e pranon dashurinë ndërmjet personave të të njëjtit seks, e madje edhe e ndalon atë, për arsye ‘morale’. Le të triumfojë dashuria!” — Haveit për performancën e tyre.
"'Kushtetuta' vjen si pasojë e jetës së përditshme që e kam ndarë me Alvaron për disa vite në Berlin, dhe si pasojë e dëshirës për të menduar e për t’u ndier njëlloj edhe në Kosovë. Ishte gjithashtu e rëndësishme që nga fillimi ta kishim një mënyrë të lehtë dhe të arritshme të komunikimit të këtyre mendimeve nëpërmjet një zine që është e bazuar në një kollazh të ideve”. — Petrit Halilaj
"Ideja për këto grafiti ishte për t’u treguar qytetarëve të Prishtinës se komuniteti LGBT është pjesë e shoqërisë kosovare. Kjo ishte një ndër rastet e para kur komuniteti LGBT e ngriti zërin dhe u bë më i dukshëm në jetën aktive”. — Liridon Veliu
“Sulmet ndaj Kosovo 2.0 dhe komunitetit LGBT në vitin 2012 e frikësuan publikun e përgjithshëm - kryesisht për shkak se këto ngjarje e treguan faktin se policia ishte e anshme sa i përket mbrojtjes së qytetarëve. Mungesa e veprimit policor i fuqizoi grupet radikale, të cilat vepruan sikur kishin mandat për zbatuar rendin shoqëror në bazë të kushteve të tyre. Ky realizim u bë burim i zemërimit i cili më nxiti për ta treguar historinë e Seksit”. — Kaltrina Krasniqi
“George Orwell kishte thënë se të gjitha shkrimet duhet të jenë politike, në mënyrë që autorët t’i shmangen rënies në 'fragmente vjollcë' - paragrafe të cilat përdorin gjuhë elegante, por asgjë më shumë. Tregimi i historive dhe ndërtimi i botërave nuk janë të kufizuar vetëm në prozë. Në poezinë time, shiu është pak më i butë, dashuria është pak më e zhurmshme, dhe infrekuenca statistike e një trupi është e bukur. Arti joheteroseksual nuk është 'alternativ'. Kështu e njoh dashurinë, dhimbjen, padrejtësinë dhe shërimin. Nuk është fragment vjollcë nëse bukuria që e përshkruan i kundërshton stereotipet dhe i normalizon tabutë. Arti është aktivizëm.” — Lindon Krasniqi
Monografitë | Të drejtat e LGBTI | LGBTI

Më 7 shtator, 2017, u luajt premiera e shfaqjes së Nezirajt "55 shades of gay" në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje i trajton vështirësitë me të cilat përballet një çift gej gjatë përpjekjeve për t’u martuar. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Nga - 10.10.2017
“Në kontekstin kosovar, në rrethanat e një ambienti homofob, vetëm trajtimi si i tillë, në teatër, i një çështje që ka të bëjë me LGBTI, është i rëndësishëm dhe i dobishëm. Para së gjithash, sepse një çështje kaq e tabuizuar, ngrehet nga margjinat, nga hijet dhe nga ‘mosekzistenca’ dhe bëhet e dukshme, e qasshme dhe ekzistuese. Shpesh vetëm kjo është e mjaftueshme”. — Jeton Neziraj
"Filmi është arti më popullor pas muzikes, por përkundër muzikës, e cila shpeshherë përcjell vetem ndjenja, filmi e ka mundësinë të përcjellë edhe ide, dhe në këtë mënyrë mund të hapë mendjet e masave, por edhe të politikaneve të cilët i hartojnë ligjet dhe implementojnë ndryshimet në shoqëri. Dashuria është ndjenja më e bukur që mund të ketë njeriu dhe për mua gjithmonë ka qenë absurd se si mund t'i pengojë dikuj dashuria që dy të rritur e kanë për njëri-tjetrin deri në atë masë sa të luftojnë aktivisht kundër tyre". — Blerta Zeqiri
“Media nuk duhet të jetë vetëm pasqyrë e realitetit shoqëror, në këtë rast zëdhënëse e homofobisë, por të ketë rol emancipues e edukues në mënyrë që të ndikojë dhe pasurojë debatin lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut. Duke ditur se institucionet shtetërore nuk kanë bërë as minimumin në mbrojte të të drejtave dhe lirive të njeriut, mendoj që hapësira që kemi ne si gazetarë për të shtyrë përpara tema emancipuese është e domosdoshme të shfrytëzohet”. — Leonida Molliqaj
“Gjatë karrierës sime gati 18-vjeçare si gazetar, nuk kam ndier kurrë ngarkesë më të rëndë se derisa kam punuar një dokumentar për komunitetin LGBTI në Kosovë. Mundësia për të shkatërruar jetën e njerëzve apo sqarimit të një mori keqkuptimesh që ekzistojnë rreth komunitetit më të diskriminuar në Kosovë është një vijë tejet e hollë, për çka edhe titulli i dokumentarit u vendos të jetë 'Mallkimi LGBTI'”. — Artan Haraqija
“Njeriu duhet të jetë i lirë për të zbatuar çfarëdo ideje që i vjen në mend, në mënyrë që të ndihet rehat në trupin e tij/saj. Kur e pranojmë se secila ditë ofron mundësi për të ndryshuar, identitetet tona mund të jenë në tranzicion të vazhdueshëm. Ndonjëherë duhet të marrim vendime të jashtëzakonshme si ta ndryshojmë gjininë, apo ta rrisim prapanicën me transplant, apo ta shtojmë një sy apo dorë shtesë në trup. Definitivisht duhet ta bëjmë, por duhet të jemi të sigurtë që nuk po e bëjmë për shkak të presionit shoqëror”. — Astrit Ismaili