Pikëpamje | Maqedonia

PSE NUK PO E PËRSËRIT HISTORIA VETËN NË MAQEDONI?

Nga - 06.06.2016

Maqedonët duhet t'i ikin mentalitetit të vjetër të politikës dhe të bëjnë ndryshime reale.

Shënimi i Redaktorit: Për të dielën me 17 maj, është bërë thirrje për një tubim masiv të opozitës në Shkup për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Nikola Gruevski. Kjo është ngjarja e fundit në një seri të protestave në kryeqytetin e Maqedonisë që prej fillimi të vitit, që kanë arritur gjendje krize në javët e fundit. Frustrimet janë të shumta dhe të llojllojshme, por janë nxitur nga lansimet javore të një serie të përgjimeve të paligjshme, të zbuluara nga opozita. E emëruar ‘bombat’, këto zbulime gjoja përziejnë zyrtarë të lartë në krime si mashtrim elektoral dhe komplot për të fshehur vrasje. Artan Sadiku është një aktivist që është përfshirë në protestat e vazhdueshme.

Mund të themi pa pikë dyshimi se në Maqedoni, e kemi jetuar një eksperiment për disa vite. Një eksperiment që bëhet i mundur vetëm nëpërmjet një gjesti të manipulimi politik etnik. Në 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë e saj, u quajt ‘Oaza e Paqës’, sepse doli nga Jugosllavia e paprekur; asnjë plumb i vetëm nuk u shkrep në atë kohë të konfliktit historik ballkanik. Megjithatë, ndoqi rrugën e ndërtimit etnocentrik të kombit, një proces që u dëshmua të jetë model për të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë. Shqiptarët, që përbënë gati 1/3 e popullsisë, u lanë anash nëpërmjet legjislacionit diskriminues.

Përjashtimi i parë u pagua në 2001 pas një konflikti të vogël të armatosur, dhe një zgjidhje paqësore, por vijat e ndarjës vazhduan të jenë të pranishme nëpër shoqëri, media, shkolla, rrugë e bare; tema kryesore e ditës mbeti e fshehur brenda dy botave paralele. Politika shfrytëzoi rastin mjaft mirë, duke ndjekur një ndarje deri në ekstreme dhe duke shpërfillur statusin dëmtues socio-ekonomik të shumicës. Vendi u bë më i varfër e më i varfër nën udhëheqjen e nacionalizmit me dy koka; maqedone dhe shqiptare.

Aktivistët janë njerëz të zakonshëm, ata refuzojnë të normalizohen, formalizohen dhe të modelohen nga gjuha dhe praktikat e partive politike. Përgjatë viteve të vështira plot mosbesim e mungesë të mbështetjes, një lëvizje sociale po krijohej ngadalë, edhe pse fillimisht me mbështetje të kufizuar prej popullit. Në 2011, zbulimet e OJQ-së për një vrasje të një djali nga prej një anëtari të policisë shkaktuan një kryengritje serioze që shumë njerëz nxituan për ta emëruar si ’68 Maji i vonuar’. Ishte gabim; sikur me 68 Maji i vërtetë, politikat formale mbetën të pandryshuara, dhe nuk u bënë më të përgjegjshme ndaj jetëve të njerëzve. Por diçka mbeti në sferën e popullit, një ndryshim që kishte ardhur, por ishte duke fjetur. Ne vazhduam me sjelljet e njejta deri sa një lëvizje tjetër erdhi; Nisma AMAN!. Ajo i rezistoi rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, adresoi nevojat e vërteta dhe të përditshme të popullit, dhe dështoi në qëllimin e saj. Partitë politike u ngritën përsëri si përcaktuesit kryesor të tërësisë së së tashmës dhe së ardhmës së shoqërisë.

Tani jemi në 2015, vitet më të qeta sa i përket incidenteve ndër-etnike, që – veçanërsith gjatë dy viteve paraprake – ishin bërë pjesë e jetës së përditshme. Një qeveri e përbërë prej një partie maqedone dhe një partie shqiptare kanë udhëhequr vendin për gati një dekadë, me mungesë të ndonjë vizioni koherent politik. Ata e kanë kthyer Maqedoninë në një vend me kurrëfarë vizioni për të ardhmën dhe kanë shkatërruar shumë gjëra përgjatë rrugës; liria e mediave ka qenë e kufizuar, të drejtat e punëtorëve dhe standardi i jetës janë degraduar seriozisht, autonomia e universitetit dhe të ardhmet e studentëve i janë kanosur rrëzikut, dhe kjo e ka mbajtur gjallë tendencën e etnocentrizmit në politikëbërje. Shkurtimisht, Maqedonia është bërë ankth i çdo analisti politik që përpiqet të përdorë koncepte klasike politike. Diçka e rrëzikshme ka qenë në bërje e sipër. Gruevski është bërë simbol i një lloji të ri të politikanëve populist, nacionalist, konservator dhe autoritar.

Shumë grupe të aktivistëve, punëtorëve, gazetarëve, mësuesve, studentëve dhe të rinjve filluan të organizojnë rreth interesave të tyre. Një seri e protestave dhe demonstratave u mbajtën për disa muaj. Që prej janarit, nuk ka pasur asnjë javë pa protesta të ndonjë grupi social. Numri dhe frekuenca e këtyre protestave është shenjë se vendi ka rrugë të gjatë në një shteg jodemokratik, një që qeveria aktuale e ka menaxhuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Iu ka bërë shantazh e i ka shtypur ata që kanë kërkuar drejtësi, liri dhe barazi.

Demonstruesit qartë i treguan kërkesat e tyre për disa muaj, deri sa u bë qështje e karakterit demokratik të institucioneve tona. Pasi që kërkesat specifike nuk mund të negocioheshin me institucionet – për shkak të procesit të tyre jodemokratik të vendimmarrjes mbi qështje serioze, si reforma arsimore, reforma të sistemit të drejtësisë, liri të shtypit dhe politika të taksave – grupet e ndara u bashkuan në një front më të gjërë, që tani kërkon ndryshime serioze dhe reale në mënyrën se si funksionojnë institucionet. Ne po kërkojmë mbikëqyrje civile të punës së forcave të sigurisë dhe proces pjesëmarrës të vendimmarrjes për qytetarët në të gjitha nivelet institucionale.

Deri sa kriza politike u thellua me zbulimin e skandaleve kriminale dhe të korruptuara të qeverisë, që u bë nga opozita, pakënaqësia u rrit. Mjaft interesante është se përgjatë gjithë këtyre mobilizimeve masive sociale, opozita e ka mbajtur vetën jashtë procesit. Ata u fokusuan në zbulimin e materialeve të përgjuara të quajtura ‘Bomba’. Të martën, me 5 maj, një demonstratë masive u mbajt, me raste të dhunës, që rezultoi në disa arrestime e lëndime. Diçka e re ishte shfaqur. Nga rrënojat e dështimeve të kaluara ose mbetjeve të suksesit, një forcë e re po paraqiste dinamikën e vet. Një lloj i ri i entuziazmit po vinte. Një proces i mobilizimit civil përtej vijave etnike të ndarjes – që pa u lodhur u mbrojt nga aktivizmi civil i bërë i mundshëm nga lëvizja e studentëve në 2015 – tani po bëhej simbol i bashkimit kundër një qeverie të korruptuar e kriminale, të përbërë prej një partie politike maqedone dhe një shqiptare. E gjithë kjo në një vend ku etnia ka luajtur rol të madh në politikën e partive politike etnocentrike.

Tri ditët pas 5 majit u shënuan me rrjedhë të njerëzve që dilnin në rrugë, të organizuar nëpërmjet organizatave aktiviste dhe lëvizjeve bazike sociale. Ne kërkuam dorëheqjen e qeverisë! Me 9 maj, e shtunë, një përplasje e rëndë në mes të një grupi të armatosur që i quajtën ‘kryengritës shqiptar’ dhe forcave policore të Maqedonisë, ndodhi në Kumanovë. Zyrtarisht rezultoi në 22 vdekje, me viktima në të dy anët. Çfarëdo interpretimi i ngjarjeve tragjike në Kumanovë me 9 dhe 10 maj në mënyrë të pashmangshme bjen në sferën e teorive të konspiracionit, prej përfshirjës së SHBA deri te ndërhyrja e Rusisë. Me siguri nuk do të dihet kurrë çfarë ka ndodhur pa pikë dyshimi, dhe pse pikërisht në këto dy ditë.

Opozita, që ka qëndruar kryesisht joaktive përgjatë viteve të qeverisjes autoritare të Gruevskit, ka lajmëruar një demonstratë qytetare me 17 maj. Është rrezikim. Shumë organizata civile kanë vendosur t’i bashkohen opozitës, duke u lidhur kundër frenimit të lirisë dhe demokracisë. Në fund të fundit, opozita është parti politike që do të garojë në zgjedhjet – e kërkuara – të radhës, të lira e të drejta. Shoqëria civile do të duhet të kthehet në pozitën e saj, duke u përpjekur të rindërtojë besueshmërinë e saj në kontekstin e ri.

Ndërkohë, një zhvillim i ri i rrëzikshëm ka ndodhur. Partia opozitare duket se ka monopolizuar luftën për drejtësi, liri dhe barazi. Ka kërkuar të bëhet ombrellë nën të cilën të gjitha forcat progresive sociale duhet të bashkohen; ata besojnë se unifikimi duhet të udhëhiqete nën ombrellën që ata e kanë quajtur ‘Qytetarët e Maqedonisë’. Shumica e aktivistëve civil papritmas e kanë gjetur vetën në mes të dy pushkave. E lufton regjimin aktual, duke rezistuar që të mos ngatërrohesh me opozitën, që i ka defektet e veta dhe gabimet e së kaluarës, për të cilat duhet të përgjigjet

Në këtë pikë, ka thirrje për unifikim të luftës. Qeveria, ditët e së cilës janë të numëruara, po rirregullon forcat e saja, ndërsa opozita është në nevojë për çdo person, në këtë luftë të deklaruar qartë; ‘ose je me ne, ose je me ata’. Nuk është vizion që i premton Maqedonisë të ardhme pajtuese. Në të vërtetë, paraqet një sfidë për vendosje të një vije të qartë kufitare në mes të kërkesave popullore për ndryshim real, dhe dy partive që luftojnë për fuqi politike. Ndoshta nuk është pozitë e mbështetur nga shumica e njerëzve për momentin, por është pa dyshim pozitë për të cilën ia vlenë të luftohet. Duke qenë dëshmitarë të unifikimit të quasi-majtës elitare, dhe së djathës së re reformiste, që po bëjnë thirrje për tubim të përbashkët me 17 maj, vetëm se e përforcon argumentin se duhet të heqim mentalitetin e vjetër të politikës dhe të shtrojmë rrugën për ndryshime reale. Por, kjo mund të jetë shenjë se regjimi i vazhdueshëm i Gruevskit është shumë më i madh se dallimet aktuale politike brenda grupeve e partive të ndryshme opozitare. Vetëm me mend pas kuvendit do ta dijmë se a është lëvizje e mençur politike, lënia mënjanë e përkohshme e vlerës demokratike të mbajtjes së dallimeve politike.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO