Në thelb | UEFA

Mbesin edhe disa pikëpyetje pas pranimit të Kosovës në UEFA

Nga - 09.06.2016

Kosova do të ketë ekip kombëtar - por kë, kur dhe si?

Këtë e tha Fadil Vokrri para Kongresit të 40 të UEFA të martën në Budapest. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po artikulonte kërkesën e Kosovës për pranim në UEFA, me argument kryesor izolimin sportiv me të cilin përballen kosovarët për shkak të shtetit të diskutueshëm të tyre. U duk gati si kërkesë e pashpresë nga burri i cili ka kaluar tetë vitet e fundit në krye të futbollit në Kosovë.

Ish-sulmues i KF Prishtina dhe i vetmi kosovar që luajti në përfaqësuesen jugosllave, Fadil Vokrri sigurisht se është një burrë për beteja të pashpresa. Në gjysmën e parë të viteve të 80-a ai i fitoi ekipit të tij një ndeshje të njohur si mysafir kundër Yllit të Kuq të Beogradit në Marakana stadium. Prej kur erdhi në krye të FFK në 2008, ai ka bërë fushatë të gjërë për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, dhe për t’i dhënë fund izolimit të vendit të tij në futboll. Në 2014, ai arriti të merr leje nga FIFA që klubet dhe ekipet përfaqësuese kosovare të luajnë ndeshje miqësore kundër anëtarëve të FIFA; ishte zgjidhje kompromisi që nuk lejonte Kosovën të paraqiste simbole kombëtare, e as të lëshojë himnin e vet kombëtar. Ndeshja e parë nën kushte të tilla ishte një barazim jo edhe aq mbresëlënës pa gola kundër Haitit në Mitrovicë me 5 mars, 2014.

Vokrri doli në skenë pasi Kongresi i UEFA kishte refuzuar një amendament për Statutet e UEFA, duke konfirmuar njohjen e OKB si kërkesë për pranim. Ishte lajm i mirë për Kosovën, që aktualisht njihet prej 108 anëtarë të OKB prej gjithsej 193, dhe pengohet nga Rusia me veto. Votimi për pranimin e Kosovës në UEFA vazhdoi sidoqoftë, dhe një vendim për të votuar në mënyrë sekrete u aprovua me shumicë 45-4. Aplikimi i Kosovës pastaj u pranua; 28 nga 54 delegatë votuan në favor, 24 kundër dhe 2 abstenuan. Është vendim që i mundëson Vokrrit që të kërkojë pranim të Kosovës në organin botëror qeverisës të futbollit në javën e ardhshme; Kongresit të FIFA në Mexico City (që do të mbahet me 13 maj) do t’i kërkohet të votojë mbi këtë çështje.

Por disa çështje kyçe ende nuk janë trajtuar, dhe rezultati është i pasigurt, pasi që pranimi i Kosovës në UEFA në shumë aspekte është i paparë në historinë e futbollit.

Kush do të luajë për kombëtarën e Kosovës?

Në vitet e fundit shumë kanë ëndërruar një ekip kosovar të ëndrrave, pasi që diaspora ka dalur të jetë prodhuese pasur e talentëve për disa ekipe kombëtare. Në 2014, Belgjika siguroi shërbimet e yllit të Manchester United, Adnan Januzaj. Zgjedhja e tij për kombëtare u bë kogja aferë në prag të Kupës Botërore 2014: Trashëgimia e tij bënte që ai të mund të luante për Turqinë, Shqipërinë, Serbinë dhe me gjasë ndonjë republikë tjetër ish-jugosllave (Kroacia gjithashtu u mundua ta josh lojtarin), vendlindja i mundësonte që të luante për Belgjikën, dhe vendbanimi i tij e bënte interesante mundësinë e lojës për Anglinë. Edhe Vokrri u mundua ta josh sulmuesin anësor për përfaqësuesen e Kosovës.

Januzaj nuk është rast i veçantë, siç nuk është as Përparim Hetemaj, që ka nënshtetësi finlandeze, por u lind në Skenderaj. Ai shkoi për të jetuar në Finlandë si gjashtë vjeçar. Me 11 qershor, 2016, kur të dalin në fushë Shqipëria dhe Zvicrra për ndeshjen e tyre në Euro 2016 në Francë, dy vëllezër kosovar mund ta gjejnë vetën të rreshtuar përkrah njëri tjetrit. Granit dhe Taulant Xhaka zhvilluan talentet e tyre së bashku në Bazel, ku të dy u lindën, dhe të dy luajtën për Zvicrrën në ekipe të të rinjve, para se të shkonin rrugëve të veta përkatëse. Granit debutoi për La Nati, kombëtaren zvicrrane, në ëembley, dhe deri më tani i ka luajtur 40 ndeshje, duke shënuar edhe një gol në Kupën Botërore 2014. Taulanti zgjodhi shtetësinë shqiptare dhe reagoi ndaj thirrjes së ekipit të Gianni De Biasi. Ai debutoi në shtator 2014 në një fitore historike si mysafir kundër Portugalisë, dhe më pas u bë lojtar i rregullt në këtë ekip, i cili arriti kualifikimin për Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e Shqipërisë.

Taulant dhe Granit Xhaka përfaqësojnë dy drejtimet kryesore, njërin prej të cilëve e ka zgjedhur secili futbollist nga disaspora kosovare. Përveç Taulant Xhakës, ekipi shqiptar ka edhe një kontigjent të gjërë të lojtarëve nga Kosova: prej portierit Etrit Berisha, te kapiteni i ekipit Lorik Cana (të dy të lindur në Prishtinë), te Migjen Basha e Shkelzen Gashi, që u lindën në Zvicërr prej prindërve shqiptarë të Kosovës, dhe vendosën të përfaqësojnë rrënjët e tyre, në vend të vendlindjes.

Zvicrra është pranuesja më e madhe e diasporës së shqiptarëve të ish Jugosllavisë. Kjo konfederatë është shtëpi për 300,000-400,000 shqiptarë etnik nga Kosova dhe Maqedonia: Shqiptarët përfaqësojnë 5 përqind të përbërjes etnike të Zvicrrës, dhe 4/5 shqiptarë të Zvicrrës janë nga Kosova. Një fakt i përfaqësuar mirë nga La Nati, që mbështetet në talentet e tre maqedonëve (Blerim Xhemajli, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi) dhe të paktën katër kosovarë: i lartpërmenduri Granit Xhaka, Shani Tarashaj, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri.

Prandaj disa po shpresojnë se pranimi i Kosovës mund t’i mundësojë ekipit që të bashkojë përsëri talentin e shpërndarë nën një flamur. Kjo ide i frikësoi delegatët zvicrran në Kongresin e UEFA, të cilët nxitën maturi në trajtim të kësaj çështjeje (ndërsa delegati shqiptar pranoi rrezikun e largimit të talentëve, por sidoqoftë kërkoi për dritë të gjelbërt për Kosovën).

Por ekipi kosovar i ëndrrave është me gjasë vetëm pjesë e futbollit fantastik, pasi që ligji i FIFA nuk lejon ndryshimin e ekipeve, pasi një lojtar luan të paktën një herë për ekipin kombëtar “A”. Statutet e FIFA(Neni 5, paragrafi 2, Seksioni III: Kushtet për t’u pranuar në ekipe përfaqësuese) qartë deklarojnë se “çdo Lojtar që veç ka marrë pjesë në një ndeshje (ose plotësisht, ose pjesërisht) në një Garë Zyrtare të çfarëdo kategorie ose çfarëdo lloj futbollit për një Asociacion, nuk mund të luaj ndeshje ndërkombëtare për një ekip përfaqësues të një Asociacioni tjetër”.

Neni 8, paragrafi 1 u jep leje lojtarëve që ta ndryshojnë kombësinë vetëm një herë – dhënë që nuk kanë luajtur në nivelin ndëkombëtar “A” për asociacionin e tyre. Ky rregull i dha leje Taulant Xhakës që të luaj për Shqipërinë pasi përfaqësoi Zvicrrën në ekip të të rinjve, por në mënyrë efektive e bënë të pamundur që Shaqiri, Januzaj dhe tjerë, ta përfaqësojnë Kosovën. I vetmi kusht që i mundëson një lojtari që të luaj për një Asociacion tjetër të Futbollit do të ishte rasti ku ai “e humb përherë kombësinë” e vendit të cilin e ka përfaqësuar “pa pëlqimin e tij ose kundër dëshirës së tij për shkak të një vendimi nga një autoritet qeveritar” (Neni 8, paragrafi 2).

Përveç në këto rrethana të pazakonshme, nuk ka shumë gjasa që shumë lojtarë të mëdhenj do të ishin të gatshëm të ndërronin fanelën e tyre me një të një kombëtareje të re; në të kaluarën disa e kanë bërë të qartë se nuk do të ndryshonin kombëtarën, pavarësisht mirëpritjes së pranimit të Kosovës në futboll domethënës.

Nuk është vetëm ëndrra e një super-ekipi kosovar e vështirë për t’u realizuar, por edhe vet ekipi përfaqësues i Kosovës mund ta humb kapitenin e vet, portierin Samir Ujkani: Ky lojtar, që ka edhe shtetësi belge, në fakt e ka përfaqësuar Shqipërinë në nivel kombëtar, duke debutuar kundër Italisë në 2008 pasi morri pasaportë shqiptare. Edhe pse ka pasur mundësi që të luaj për ekipin përfaqësues të Kosovës në miqësore, ai nuk do të mund të luaj për ekipin kombëtar.

A do të mund të luaj Kosova në ndeshjet kualifikuese për Kupën Botërore 2018?

Javën e ardhshme Kongresi i FIFA në Mexico City do të votojë për pranimin e Kosovës dhe Gjibraltarit: Dy territoret mund të bëhen anëtarët numër 210 dhe 211 të FIFA. Ndonëse Gjibraltari u detyrua të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) për ta detyruar FIFA që ta konsiderojë aplikimin e vet, rruga e Kosovës duket se veç është shtruar. Për këtë arsye, kur e kemi parasysh se ndeshjet kualifikuese të UEFA për Kupën Botërore 2018 do të nisin në fillim të shtatorit, disa njerëz kanë spekuluar se Kosova mund të hyjë në garën paraprake për Kupë Botërore.

Në këtë rast, Kosova dhe Gjibraltari mund të shtohen në grupet H dhe I, që përbëhen prej vetëm pesë ekipeve, një më pak se të gjitha grupet tjera. Dhe Kosova mund të ketë energji dhe entuziazëm shtesë në rrugën e tyre drejt finaleve: shtet nikoqir është anëtari i Këshillit të Sigurimit të OKB që në mënyrë aktive po e kundërshton njohjen e Kosovës, madje edhe duke vënë veto – pra, Rusia.

Megjithatë, ka dyshime për atë se a është e mundshme të shtohen kombëtaret kaq vonë. Jo vetëm që një prej dy grupeve do të bëhet partner me Rusinë (dhe kështu do t’i mundësojë shtetit nikoqir – që nuk merr pjesë në procesin e kualifikimit – të luaj ndeshje miqësore kundër ekipit me një datë “të tepërt”), por shorti për kualifikueset e rajonit të UEFA veç se është tërhequr. Për më tepër, kualifikueset evropiane janë vetëm një pjesë e garës së plotë paraprake për Kupë Botërore, që ka filluar me 12 mars, 2015. FIFA theksoi se si për herë të parë të gjithë 209 anëtarët e FIFA e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre (edhe pse tri prej tyre – Indonezia, Zimbabue dhe Kuvajti – janë përjashtuar deri më tani) dhe rregullat për turnir thonë se “asociacionet do të plotësojnë dhe dërgojnë formular hyrës te sekretariati i përgjithshëm i FIFA në përputhje me afatin e fundit të përcaktuar në qarkoren relevante të FIFA” (Neni 19).

Edhe pse nuk është e mundur të gjehet një qarkore e tillë në uebfaqen zyrtare të FIFA, është shumë e diskutueshme se a mund ta fus në këtë mënyrë FIFA një asociacion në një garë qe vetëm ka filluar. Gjibraltari mund të ketë mundësi më të mirë, pasi që ata mund të argumentojnë se u parandaluan nga dorëzimi i formularit të tyre nga – sipas vendimit të CAS – refuzimi i jashtëligjshëm nga FIFA, për anëtarësim në FIFA, në vitin 2014.

E Statutet e UEFA?

Një aspekt i paqartë i pranimit të Kosovës në UEFA ishte votimi për ndryshimin e propozuar për Statutet e UEFA. Aktualisht, Statutet specifikojnë se “Anëtarësimi në UEFA është i hapur për asociacione kombëtare të futbollit, të vendosura në kontinentin e Evropës, të bazuara në një shtet që njihet prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si shtet i pavarur, dhe që janë përgjegjëse për organizimin dhe zbatimin e çështjeve të lidhura me futboll në territorin e vendit të tyre” (Neni 5 “Anëtarësimi”, paragrafi 1, Seksioni III. Anëtarësimi). Amendamenti i propozuar i statutit pati nevojë për shumicë me dy të tretat për t’u miratuar, por dy vota munguan: 34 nga 54 delegatë e favorizuan këtë ndrshim.

Delegatët serb dhe malazez, Tomislav Karadzic dhe ish-legjenda e futbollit Dejan Savicevic, deri sa debatuan kërkesën e Kosovës për anëtarësim, theksuan se pranimi nuk do të kishte bazë ligjore dhe gjyqësore. Ish-ylli i Red Star Belgrade dhe AC Milan pyeti: “Nëse e pranojmë Kosovës në UEFA, a do të thotë kjo se kongresi është mbi Statutet?” Kjo çështje u adresua nga Alasdair Bell, Drejtor i Çështjeve Ligjore të UEFA, duke nxitur debat mbi definicionin e shtetësisë. Bell deklaroi: “OKB nuk njeh shtete, shtetet njohin shtete”, duke e kthyer pyetjen në çështje interpretuese.

Gjithçka sillet rreth paqartësisë së formulimit: “njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si shtet i pavarur” në Nenin 5. Ndonëse Serbia dhe Mali i Zi argumentojnë se anëtarësimi në OKB është kusht paraprak, kreu ligjor i UEFA deklaroi se formulimi është i interpretueshëm, dhe se, pasi që Kosova njihet nga më shumë se gjysma e anëtarëve të OKB, atëherë mund të konsiderohet si e njohur nga OKB. Ministrja serbe e sportit Vanja Udovicic (ish-kapitene e kombëtarës së vaterpolit) dhe kryetari i zyrës për Kosovë të qeverisë serbe, Marko Djuric, lajmëruan se Federata e Futbollit Serb do të apelonte kundër pranimit të Kosovës në CAS.

Rezultati i një apeli të tillë është vështirë të parashikohet, pasi që nuk ka shembull paraprak gjyqësor. I vetmi anëtar tjetër që nuk është pjesë e OKB dhe është pranuar në UEFA prej kur hyri në fuqi rekuizita statutore, është Gjibraltari, por ky rast është mjaft ndryshe. “Territoret e Jashtme” Britaneze në fakt kishin dorëzuar aplikacion para se të përfshihej rekuizita e OKB në Statute, fakt që i ka mundësuar atyre ta shfuquzojnë refuzimin para CAS. Të martën CAS gjithashtu mbështeti edhe një apel nga Federata e Futbollit të Gjibraltarit kundër vendimit të FIFA për të mos dorëzuar aplikimin e anëtarësimit të tyre në Kongres, dhe kështu e fituan të drejtën për të votuar javën e ardhshme në Mexico City.

Nuk është e qartë se cili do të jetë vendimi i CAS. Si do ta gjykojë paqartësinë ligjore? A do t’i kërkojë UEFA-s që t’y ndryshojë Statutet? A do ta shfuqizojë vendimin e Kongresit për Kosovën apo do ta konsiderojë si fait accompli? Rezultati mund të ketë pasoja me ndikim të gjërë, pasi që UEFA dhe FIFA dëshirojnë t’i mbajnë nën kontroll situatat e pakëndshme politike si Çipro Verior dhe republikat e vetshpallura të ish-Bashkimit Sovietik. Asgjë nuk ka përfunduar deri të thotë fjalën e fundit CAS, por – në një javë në të cilën pati gjithashtu hapa të rëndësishëm si heqja e regjimit të vizave në zonën Shengen për Kosovën – Kosova pati ndjenja të ngazëllimit dhe do të jetë më e vendosur se kurrë për të luftuar deri sa të ketë mundësi të luaj futboll domethënës.K

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO