S`fundmi | Hapësira Publike

T’i marrim përsëri terrenet e përbashkëta për Prishtinën

Nga - 29.06.2017

Bashkohuni me K2.0, Temporiuso dhe Termokiss për një bisedë të gjerë për këtë.

Në vitet e fundit në Kosovë është zhvilluar me vrull e drejta e qytetarëve për të përdorë hapësira publike. Nismat publike për mbrojtje dhe ringjallje të kino “Lumbardhi”, në Prizren, mandej kinos “Jusuf Gërvalla” në Pejë, dhe pjesës së papërdour të kompleksit Termokos në Prishtinë – e njohur sot si Termokiss – janë vetëm disa prej shembujve më të mirë.

Por, si mundemi me u siguru që këto hapësira nuk janë vetëm të përkohshme, ose nuk përdorën vetëm prej disa personave? Si mundemi me u siguru që Termokiss nuk është suksesi i fundit për vitet e ardhshme? Cilët janë mekanizmat për ringjalljen e një hapësire publike nëpërmjet parimeve transparente dhe përfshirëse? A kemi mbetë vetëm me alternativën e okupimit të paligjshëm të hapësirave të pabanuara? Sa ‘Termokissa’ mundet me i sjellë në jetë Prishtina?

Bashkohuni me neve të premtën, me 30 qershor, për një ngjarje gjithëpërfshirëse në të cilën do t’i analizojmë thellë mundësitë e ringjalljes së hapësirave të braktisura publike, në bashkëpunim me Termokiss dhe Temporiuso.

Nga ora 17:00:

Diskutimi i Hapur 1: Si t’i mbajmë të qëndrueshme hapësirat publike në komunitetet tona? Çfarë funksioni kemi dëshirë me kry ato, e për kënd duhet me shërby ato? Me pjesëmarrje dhe përvojë të ofruar nga Termokiss (Prishtinë), Temporiuso (Milan), Jusuf Gërvalla (Pejë). Moderuar nga Cristina Mari (K2.0).

Nga ora 19:00:

Diskutimi i Hapur 2: Okupim i paligjshëm por me aprovim – bashkëpunimi me komunat lokale. Cilët janë mekanizmat në dispozicion për qasje afatgjate në prona publike? Si mundemi me u siguru që Termokiss është pjesë e fillimit të një trendi, e jo përjashtim? Moderuar nga Rozafa Basha.

Me:

– Besart Vllahinja, kreu i departamentit të Kulturës nga Komuna e Prishtinës;
– Dren Kukaj, kreu i departamentit të Pronës nga Komuna e Prishtinës;
– Visar Hoxha nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
-Giulia Cantaluppi, Temporiuso.
– Krenare Juniku, arkitekte dhe hulumtuese.

Nga ora 21:00:

Jamming sesione me pjesëmarrës të Punëtoris Muzikore.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Which Common Ground for the Balkans, që është financuar nga Balkan Arts dhe Culture Fund BAC.

BAC mbështetet nga Qeveria Zvicrrane nëpërmjet Agjencisë Zvicrrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Fondacionit Kulturor Evropian (ECF).