Pikëpamje | TWIK

Duke kërkuar pajtim

Nga - 09.09.2016

Përmbledhja javore e lajmeve kryesore në Kosovë nga K2.0.

Raportimi shtesë nga Eraldin Fazliu.

—–

Në një vit të historisë sportive për Kosovën, edhe një kapitull u shkrua këtë javë, në ndeshjen e parë konkurruese të ekipit kombëtar të këti shteti të ri. Qindra mbështetës i rezistuan kushteve të vjeshtës në qendër të Prishtinës të hënën në mbrëmje për ta shikuar në ekran të madh Kosovën që luante me Finlandën në një ndeshje kualifikuese për Kupën Botërore 2018.

Për gjashtë lojtarë të Kosovës pati pasiguri deri në orët e fundit para fillimit të ndeshjes, sepse nuk dihej se a do të mund të marrin pjesë për shkak se ende nuk u ishte dhënë e drejta për t’u zgjedhur nga FIFA. Pavarësisht kësaj, ekipi i ri e dha një performancë shumë bindëse, duke siguruar barazim 1-1 me një gol të shënuar nga një penallti në minutën e 60. Në anën tjetër të statujës së Skendërbeut, një ekran i dytë e shfaqi ndeshjen Shqipëri – Maqedoni, ku Shqipëria në fund fitoi 2-1 në pasditen e ditës së nesërme, pasi që 14 minutat e fundit u shtyen për shkak të stuhive.

Këto dy ndeshje i ndanë besnikëritë e disa kosovarëve, megjithatë lideri i Vetëvendosje Visar Ymeri si duket nuk pati ndonjë dilemë të tillë. Ai nxiti reagime të përziera pasi postoi një mesazh në Facebook në mbështetje të shtetit që sapo i kishte dhënë ati pasaportë të re, dhe harroi ta përmendëdebutimin historik të shtetit që ai e përfaqëson në parlament.

Nuk pati ndonjë shenjë të debatit në Kosovë në lidhje me një lajm tjetër të madh të kësaj jave, kur u kanonizua Nëna Terezë si shenjtore nga Papa të dielën. Nderime për misionaren shqiptare katolike, që është vlerësuar gjerësisht për punën e saj bamirëse – por që gjithashtu është kritikuar ashpër nga disa komentues ndërkombëtar – pati sa të duash në mediat lokale; të gjithë shprehën krenarinë e tyre me heroinën vendase. Si duket është të paktën një çështje mbi të cilën pajtohen të gjithë…

Në pritje të marrëveshjes

Bekim Çollaku dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Integrimit Evropian të premtën për ta ndjekur fuqinë e vërtetë. Anëtari i PDK dhe ish-shefi i kabinetit të Hashim Thaçit, kur Presidenti i tashëm ishte Kryeministër, lajmëroi se do të kthehej te padroni i tij i dikurshëm për ta pranuar një rol të ri si këshilltar. Ai tha se kontributi i tij do të jetë edhe më i madh.

Kur lajmëroi dorëheqjen e tij, Çollaku tha se ishte “i tronditur nga zhgënjimi” që Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, dhe si për ta kujtuar të kaluarën, për herë të fundit e përsëriti mantrën e tij të kahmotshme, se do të ndodh “deri në fund të vitit”. “Gjithmonë kam thënë se nuk do të largohem pa përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave”, tha ai për media.

Dorëheqja e Çollakut erdhi pas një vendimi që u morr të hënën nga Deputetët e Parlamentit Evropian në Komitetin për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) për të mos nisur negociata me Këshillin Evropian të Ministrave për liberalizim të vizave për Kosovën pasi që nuk ishin përmbushur të gjitha kriteret. “Një prej 95 kritereve që ky shtet duhet t’i përmbush para se t’i hiqen vizat është ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, që ende është në pritje”, shkroi në një kumtesë për media nga ana e LIBE.

Pas lajmit shokues nga Brukseli, KM i Kosovës Isa Mustafa i intensifikoi përpjekjet e tij në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për të kërkuar konsensus për pikëpamjen e tij. Mustafa lajmëroi se ai i kishte mbajtur dy takime “dobiprurëse” këtë javëm e përfaqësues të atyre që me gjasë preken nga marrëveshjet e propozuara, të mërkurën me kryetarët e komunave në rajonin e kufirit, dhe të enjten me banorët vendas; pas takimit të dytë, zyra e KM dha një deklaratë ku thanë se vërejtja më e përsëritur kishte qenë në lidhje me mungesën e komunikimit nga Komisioni i shtetit që po e mbikëqyrte procesin, gjë që kishte shkaktuar “keqinformim dhe paqartësi”.

Në mes të dy takimeve që synim kishin konsensusin, Mustafa e shfaqi anën pajtuese të tij duke insistuar që marrëveshja do t’i ketë votat për të kaluar në Kuvend herën e ardhshme. Më shumë se një vit pasi qeveria e nënshkroi marrëveshjen, ai gjithashtu aludoi se do t’i ftonte të gjithë liderët e partive në një takim për t’i diskutuar shqetësimet e tyre, në mënyrë që të mos politizohet kjo çështje.

Propozimi u prit me reagim të heshtur; AAK sugjeroi që së pari t’i ipet fund marrëveshjes aktuale, dhe negociatat të nisen nga fillimi; NISMA thanë se nuk kishin marrë ftesë, dhe Vetëvendosje nuk komentuan fare. Të premtën pasdite, AAK dhe NISMA megjithatë lajmëruan se do t’i japin fund bojkotimit shtatë muajsh të tyre në Kuvend.

Deri sa Mustafa po kryente punë të shtëpisë, Ministrja për Dialog Edita Tahiri e kryesoi ekipin negociues të Kosovës në Bruksel në vazhdimin e procesit të ngecur të dialogut teknik me Beogradin. U duk sikur pati progres të enjten në mbrëmje, kur Tahiri lajmëroi se ishte arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për t’i njohur targat e njëra tjetrës.

Megjithatë, së shpejti doli se partitë negociuese në fakt nuk u morrën vesh se a kanë arritur marrëveshje, kur homologu i saj nga Serbia, Marko Djuric, mohoi se ishte arritur ndonjë marrëveshje. Një zëdhënës i BE më vonë konfirmoi se diskutimet në fakt ishin duke vazhduar.

Vëmendje policore

Vëmendja ishte tërësisht te Policia e Kosovës këtë javë pasi që ata e festuan ditëlindjen e 17. Të enjten qeveria lajmëroi zgjatjen e mandatit të kreut të policisë, Shpend Maxhunit, për pesë vite, pasi që e “vlerëson shumë” punën e policisë dhe menaxhmentit të saj.

Ky vendim u dënua nga Vetëvendosje, që theksuan se vetëm një muaj më parë njëri prej përgjimeve të lansuara zbuloi se si figura e lartë e PDK, Adem Grabovci, i kishte thënë një anëtarit të partisë se ai do të fliste me shefin e policisë për të garantuar pranimin e një aplikimi për punë. “Shpend Maxhuni është i kontrolluar nga qeveria, gjegjësisht klanit Pronto”, shkroi në një kumtesë për media nga kjo parti, që i referohej grupit të anëtarëve të lart të PDK, përfshirja e të cilëve në abuzim institucional të pushtetit po ekspozohet publikisht – Insajderi këtë javë nuk publikoi përgjime tjera. Nisma #protestoj e qytetarëve vazhdoi me aksione simbolike, duke dhënë viza për burg VIP të premtën për liderët e lartë që janë ngatërruar në këtë skandal.

Më herët gjatë javës, policia bastisi shtëpinë e familjes së sekretarit organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili reagoi duke thënë se ishte “kundërsulm dhe presion direkt” për ta heshtur atë. Një ditë më parë, Molliqaj mbajti një konferencë për shtyp gjatë së cilës ai akuzoi policinë duke thënë se ata po mundohen që ta lidhin partinë e tij me terrorizëm; gjashtë aktivistë të Vetëvendosje u arrestuan javën e kaluar në lidhje me rolet e supozuara të tyre në sulmin e muajit të kaluar në ndërtesën e Kuvendit – kjo parti pyeti se pse tre prej atyre që janë arrestuar u liruan në burg shtëpiak, nëse me të vërtetë konsiderohen si terroristë të mundshëm. Molliqaj ishte gjithashtu protagonist i posterëve të shpërndarë në mënyrë anonime nëpër Prishtinë të premtën, që e krahasonin atë me komandantin famëkeq të paramilitarëve serb, Zeljko “Arkan” Raznatovic.

Progres për gjykatën speciale

Për disa muaj u duk sikur ishin prioritet i ulët Dhomat e Specializuara – që më shumë po quhen gjykata speciale – por tani u kthyen në agjendë përsëri këtë javë, kur u emërua kryeprokurori. Avokati nga SHBA, David Schëendiman, do të jetë kreu i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, kur të merr përsipër detyrat e punëdhënësit aktual, Grupit Special Hetues Punues të BE.

Dhomat e Specializuara, të financuara nga BE, do të bazohen në Hagë, Holandë, dhe do të gjykojnë krimet që supozohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës me Serbinë. Ndryhimet në Kushtetutën e Kosovës që shtruan rrugën e themelimit të kësaj gjykateu aprovuan në mënyrë të diskutueshme në përpjekje të dytë në gushtin e kaluar. Megjithatë, edhe pse në prapavi, progresi për fillimin e punës së dhomave nuk ka qenë edhe bash i shpejtë. Sipas BIRN, paditë e para mund të bëhen ose në fund të këti viti, ose në fillim të vitit 2017.

Diçka për fundjavë

Pas një jave me politikë të rëndë, është koha për t’u relaksuar me diçka më ndryshe gjatë kësaj fundjave tre-ditëshe.

Të shtunën edicioni i Ecoweek në Kosovë nis në Prishtinë me disa ligjërata të arkitekturës së qëndrueshme – gjatë ditëve të ardhshme, do të mbahet një program i plotë i workshop-eve, ligjëratave dhe aktiviteteve tjera, të gjitha me synim të rritjes së ndërgjegjësimit për çështje të ambientit dhe ndryshimit klimatik, dhe promovimit të parimeve të qëndrueshmërisë. Vizitoni faqen e Ecoweek Prishtina 2016 në Facebook për lajmet e fundit.

Për diçka edhe më alternative, largohuni nga jeta urbane dhe shkoni në një festival në një kala mesjetare: Visions of Beyond, që mbahet te Kalaja e Harilaqit, 15 kilometra nga Prishtinë, dhe premton që të kombinojë artistë të mëdhenj të muzikës me trashëgimi kulturore mahnitëse. Për hollësi të plota për bileta, transport, si dhe planin B në rast të motit të ligë, vizitonifaqen e Visions of Beyond në Facebook.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO