Shtëpitë e sportit kosovar - Kosovo 2.0
Sport | Monografi

Shtëpitë e sportit kosovar

Një vështrim brenda shtëpive të sportit në Kosovë, historisë dhe së ardhmës së tyre.

Nga , - 16.03.2017

Këto janë shtëpitë e sportit të Kosovës. Ato janë shpesh vende modeste. Mospërfillja e investimeve e kanë lënë infrastrukturën e sportit të Kosovës për gati dy dekada në një gjendje shpesh të improvizuar. Sportistët e Kosovës shpeshëherë janë stërvitur larg rrethanave ideale; tifozët e tyre është dashur që në mënyrë të guxishme ti pranojnë këto rrethana për të përkrahur klubet e tyre.

Por përkundër kësaj, disa vende mbeten të veçanta. Vende ku janë krijuar kampionë, madje kampionë olimpik; vite të kujtimeve historike të sportit janë të vendosura aty brenda; minutat e fitoreve të fundit të kampionateve; fitoret e derbive e rekordet e thyera. Sporti i Kosovës nuk ka pritur, edhe pse shtëpitë e tij nuk janë rinovuar për një kohë.

Por peisazhi ka filluar të ndryshojë. Investimet infrastrukturore nga Departamenti i Sporit në Qeveri janë duke u rritur. Dhe kjo mund të jetë ndër herët e fundit që e shohim sportin kosovar si në gjendjen e para njohjeve, para se çdo gjë të ndryshojë. Periudha tranzitore veç se ka filluar, dhe mund të jetë një udhëtim me gunga.

Në kërkim të një shtëpie për futbollin

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ishte pranuar në UEFA në maj të vitit 2016. Menjëherë pas kësaj ekipi kombëtar u rangua në grupin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror FIFA 2018, me ndeshje të nisura qysh në shtator 2016.

Megjithatë, ekipi ka për të gjetur akoma një vend që mund të quaj shtëpi.

Dy ndeshjet e para miqësore të FIFA-s ishin luajtur në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, mbrapa në 2014-ën, derisa ndeshje të tjera miqësore janë luajtur në Prishtinë, Gjenevë dhe Frankfurt. Ndeshja e parë vendore si pjesë e kualifikimeve në kampionatin botëror ishte luajtur në Shkodër të Shqipërisë, derisa ndeshjet e ardhshme, ajo e marsit me Islandën dhe e qershorit me Turqinë, po ashtu janë planifikuar të mbahen atje.

Vlera të mëdha të buxhetit nga departamenti i sportit janë në vënë në dispozicion për renovimin e dy stadiumeve, Adem Jashari në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit në Prishtinë, edhe pse asnjëra nuk do të jetë shtëpia finale e kombëtares së futbollit të Kosovës. Në vitin 2016, qeveria bëri të ditura planet për ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar për të cilin do të shpenzohen 23 milionë euro të parave publike.

Çështjet e licencimit i kanë penguar klubet lokale të Kosovës të marrin pjesë në garat e UEFA-s në sezonin 2016/17. FFK-ja njoftoi në shkurt të 2017-ës se garat e UEFA-s gjatë sezonit 2017/18 do të zhvillohen në stadiumin Adem Jashari, por një muaj më vonë, një vizitë inspektuese e UEFA- s kishte rezultuar me pakënaqësi me gjendjen e saj. Ekziston frika se ekipet e Kosovës mund të humbasin përsëri mundësinë që të garojnë në UEFA, për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Si një nga mbetjet arkitekturale nga koha e Jugosllavisë në qendër të Prishtinës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve u hap në vitin 1977, dhe fillimisht u quajt Boro dhe Ramizi, sipas dy ushtarëve partizanë: Boro Vukmiroviç dhe Ramiz Sadiku, një serb dhe një shqiptar.

Më 26 shkurt të vitit 2000 një zjarrë shkatërroi gjysmën e ndërtesës, përfshirë edhe sallën e madhe e cila mund të përballonte 8 mijë shikues. Salla e madhe vazhdon të qëndrojë e papërdorur, përveç parkingut të saj, edhe pse pjesa e mbetur e pashkatërruar e ndërtesës përdorët për shumë sporte. Salla e vogël ka pritur ekipe kombëtare të hendbollit të Kosovës, si dhe klubin e basketbollit Prishtina, të cilët kanë fituar 11 tituj të Kosovës në Super Ligë dhe dy tituj ndërkombëtarë në Ligën Ballkanike të Basketit. Brenda objektit ka edhe klube për pingpong, boks dhe paintball.