Shkurt | Bisedë e Shkurtë

Bisedë e Shkurtër: “Evropa” – me çfarë çmimi?

Nga - 11.07.2017

Hajdeni të Enjten, me 13 Korrik, në K2.0 prej orës 18:00.

Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian ka sjellë politikëbërje, investime institucionale, dhe reforma demokratike të pafundme – e po, edhe para. Ka sjellë gjithashtu, mes tjerash, edhe një dialog të vështirë me Serbinë fqinje, një politikë të rreptë të lirisë së lëvizjes, e disa thonë edhe standarde të dyfishta. Çfarë është e gatshme të pranojë Kosova në emër të integrimit evropian? Kush janë fituesit e humbësit kryesor të evropianizimit stagnues? A mund ta përballojë Kosova procesin e zgjerimit me çdo kusht?

Bashkangjituni bisedës tonë me 13 korrik në 18:00 në Dit’ e Nat’ dhe ndani mendimet tuaja për këto e tjera pyetje. Në këtë ngjarje do të prezantohet edhe libri i Miruna Troncotas, ligjëruese rumune në shkenca politike. Për ta nisur diskutimin do të na bashkohen:

– Jeton Mehmeti (Instituti GAP)
– Remzije Istrefi (Universiteti i Prishtinës)
– Katarina Tadic (European Policy Centre, Beograd)
– Albana Merja (Grupi për Studime Ligjore dhe Politike)
– Rudinë Hasimja (Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur)

Diskutimi do të moderohet nga Eraldin Fazliu, gazetar i K2.0 që mbulon çështje politike.

Do të ofrohet edhe përkthim anglisht-shqip.

Shihemi!

———————

Për librin:

“Evropianizimi pas konflikteve dhe Lufta e Kuptimeve. Sfidat ndaj Kushtëzimit të BE-së në Bosnje dhe Kosovë”, (Shtëpia Botuese ‘Tritonic’, 2016) nga Miruna Troncota, hulumtuese në Universitetin Kombëtar të Shkencave Politike dhe Administrimit, në Bukuresht, Rumuni, e specializuar në integrimet evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kur i erdhi fundi luftës me armë, ishte gati për të nisur një tjetër – ‘lufta mizore e kuptimeve’, që nuk i kishte cak trupat, por mendjet e njerëzve, me synim që të thellonte mospërputhjet në mes të etnive të ndryshme. Me fjalë tjera, në shtete të pasluftës, secili rrëfim publik bëhet ‘armë’. Koncepti kryesor i librit shpaloset rreth kësaj ideje, duke treguar që veçantia e shtetevet të pasluftës në Ballkanin Perëndimor ka të bëjë me faktin që etnitë e ndryshme lidhin kuptime të kundërta me të njëjtat realitete politike, e kështu ndërlikohet enigma e transformimit të pasluftës në kontekstin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Për një vëzhguese të huaj – si autorja e këtij libri, e cila me origjinë është nga Rumunia e fokusohet në hapësirat e ish-Jugosllavisë – ky proces simbolik i ndërtimit të ‘realiteteve paralele të diskursit politik’ ka ngritur shumë sfida. Në këtë diskutim janë të ftuar të gjithë që janë të interesuar për koston e stagnimit aktual të procesit të zgjerimit dhe efektet e etnonacionalizmit në evropianizim.

Fotografia nga  Dan Perjovsci, Balkan 2003.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO