Shkurt | Qeveria

THAÇI ZGJEDHET PRESIDENT I KOSOVËS

Nga - 27.02.2016

Zgjedhet figura polarizuese për ta udhëhequr një shtet të ndarë.

Në një Seancë Plenare të Kuvendit të Kosovës që u mbajt dje (e premte, 26 shkurt), ministry i punëve të jashtme dhe zëvendës kryeministri (si dhe ish-kryeministri) u zgjedh në rundin e tretë dhe përfundimtar të votimit. Në dy rundet e para të votimit, Thaçi nuk arriti të mbledhte dy të tretën e votive të kërkuara, duke marrë 50 vota në rundin e parë dhe 64 në të dytin. Megjithatë, në rundin e tretë, pragu u zvogëlua në shumicë të thjeshtë (61 vota), dhe kështu ai e siguroi mbështetjen e 71 deputetëve – kundërshtari formal I tij, kolegu i partisë, nuk e morri asnjë votë në rundin përfundimtar, pasi që 10 vota ishin të pavlefshme.

Lajmërimi për fitoren e tij nxiti shfaqje të madhe me fishekzjarre mbi Kuvend, dhe qindar mbështetës të Thaçit dolën në rrugët e Prishtinës për të festuar, me flamuj në dorë, duke brohoritur “UÇK”, pasi që ai dikur ishte në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pati qytetarë që edhe shkrepën me pushkë gjatë festës.

t1

Para se ta zëvendësojë kreun actual të shtetit, Atifete Jahjaga, kur t’i përfundojë mandate në prill, Thaçi duhet t’i dorëzojë të gjitha pozitat e tij politike, përfshirë rolin e tij si kreu i partisë së koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kushtetuta e Kosovës thotë se roli i presidentit është të përfaqësoje “unitetin e popullit”.

Megjithatë, emërimi i Thaçit si president erdhi gjatë një krize gjithnjë e më të thellë politike, një gjatë së cilës është bllokuar puna e Kuvendit të Kosovës prej shtatorit, dhe dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë dolën në rrugë në muajt e fundit për të marrë pjesë në grumbullime të udhëhequra nga opozita. Kriza u nxit nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve ndërkombëtare në gusht nga ana e qeverisë; një me Serbinë, që do të themelonte një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, dhe një me Malin e Zi, që i cakton kufijtë ndërkombëtar në mes të dy vendeve. Në dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaroi se kishte elemente të marrëveshjes së Asociacionit me Serbinë të cilat ishin jokushtetuese.

Më herët gjatë ditës, në një përsëritje të taktikave që janë parë shumë herë gjatë pesë muajve të fundit, seanca e Kuvendit u ndërpre dy herë nga opozita, e cila përdori gaz lotsjellës në sallë, dhe kështu 11 deputetë të opozitës u pezulluan. Para se ta pengonin seancën, deputetët e opozitës së pari dolën për të dhënë fjalime, duke dënuar historinë e Thaçit në detyrë, dhe duke i nxitur anëtarët tjerë që të mos marrin pjesë në votim, për të cilin nevojitej kuorum prej 80 deputetëve pjesëmarrës. Po të kishte dështuar Kuvendi në zgjedhje të një presidenti të ri pas tri rundeve të votimit, parlamenti do të ishte shpërbërë, dhe do të ishin thirrur zgjedhje të reja.

Para Kuvendit, mijëra protestues pritën jashtë në shi për pjesën më të madhe të ditës, duke brohoritur “me hajna nuk ka shtet” dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Në një pikë filluan përleshje të dhunshme në mes të një grupi të vogël të protestuesve që hedhnin koktej molotovi dhe gurë, dhe policisë që gjuante me gaz lotsjellës dhe top uji. Pati prani të madhe policore në Prishtinë gjatë gjithë ditës. Pasi e kishin siguruar një zonë të gjërë rreth ndërtesës së Kuvendit, policia filloi ta largonte kampin e protestës që ishte ngritur në Sheshin Skendërbe prej të martës.

t2

Në një fjalim të shkurtër për Kuvendin, pasi u zgjedh president, Thaçi tha: “Ky është besim për një detyrë dhe përgjegjësi për t’i shërbyer më tej vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. I falenderoj të gjithë ambasadorët që qëndruan me neve gjatë gjithë ditës. Dua t’i falenderoj gjithë deputetët e të gjitha partive politike, që janë këtu sot në votim”.

Thaçi vazhdoi duke i garantuar audiencës së tij se me besimin e tyre do të sjellte shpresë të re për Kosovën. “Gjithmonë do të punoj në shërbim të vendit dhe qytetarëve, duke respektuar Kushtetutën gjithmonë”, tha ai.

Pak më pas, liderët e opozitës mbajtën konferencë për shtyp, për të dënuar emërimin e Thaçit. Visar Ymeri (Vetëvendosje), Ramush Haradinaj (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma për Kosovë), shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar me kundërshtim, duke thënë se do t’i informonin qytetarët për qëllimet dhe hapat e tyre të ardhshëm, në kohën e duhur.

Kosova do të ketë president të ri, por qytetarët e vendit duken më pak të unifikuar se kurdo më parë.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO