Blogbox | Trillim

Rrethana fatkeqe

Nga - 12.05.2017

Tregim i shkurtër.

Ishte mëngjes i vranët i së dielës dhe Vesna po përgatiste drekën për dy koleget e saj të punës, Cornelia dhe Aurelia. Që të trija ishin emigrante nga Evropa Lindore me të kaluar të ngjashme, të tashme të krahasueshme dhe të ardhme të tmerrshme. Gjatë rinisë së tyre ishin optimiste të pavetëdijshme, por me disa goditje dobësuese gradualisht u shndërruan në pastruese nervoze të nevojtoreve, të cilat nuk kanë llogari që ta mendojnë fundin që po i afrohet.

Vesna u ngrit në ora gjashtë, e bëri një kafe, i piu dy gllënjka para se t’i përvilej punës. Tre muaj kishin kaluar që prej herës së fundit kur ajo kishte pritur mysafir në apartmentin e vogël të saj. Shpeshherë me admirim i kujtonte dëshmitarët e vjetër të Jehovait që ia lëvdonin bakllavën e që i luteshin që t’i dorëzohej mirësisë së pamerituar të Zotit.

AtĂ« mĂ«ngjes, Vesna nĂ« menynĂ« e saj kishte supĂ« me kĂ«purdha, gjellĂ« me peshk dhe dollma me patate tĂ« shtypura, si dhe bombica tĂ« kumbullit. Derisa ishte duke i mbushur specat e gjelbĂ«rt me mish tĂ« bluar, oriz e lloj-lloj erĂ«za, Vesna e pĂ«rjetoi njĂ« moment tĂ« rrufeshĂ«m tĂ« lumturisĂ« qĂ« e ndjente me javĂ« tĂ« tĂ«ra gjatĂ« sezonĂ«s sĂ« pushimeve nĂ« vendlindjen e saj. MĂ« sĂ« shumti i mungonin ritualet e festat pĂ«r shenjtorĂ«t mbrojtĂ«s tĂ« familjes sĂ« saj. ShtĂ«pia ishte plot mysafirĂ« qĂ« hanin e ngacmoheshin me njĂ«ri – tjetrin, me orĂ« tĂ« tĂ«ra.

Në atë moment, Vesnës iu kujtua fqinji i saj Milivoje, dhe ajo ia plasi së qeshuri. Milivoje ishte një beqar i vjetër dhe një farë poeti i njohur në mesin e vendasve. Edhe kur fliste, fliste duker rimuar, e asgjë nuk i ipte më shumë kënaqësi në jetë se kur i bënte njerëzit që të qeshnin. Askush nuk dinte të rrëfente tregime si Milivoje. Vesnës iu kujtua një prej tregimeve të preferuara të tij, që do të ndajmë me ju tani:

Kragujevac, Serbi. 1941.

Herr Kommandant:

“Është vendosur. Bëje gati ekipin e pushkatimit. Sot do ta ekzekutojmë klasën 8c”.

Asistenti administrativ i oficerit të lartë:

“Jawohl, mein Kommandant!”

Herr Kommandant:

“Për shkak të sabotimeve e sulmeve të shpeshta ndaj ushtrisë sonë, si qortim e paralajmërim për juve tjerëve, kemi vendosur që ta ekzekutojmë një klasë të tërë në këtë shkollë. I kemi nxerrë me short prej një stahlhelm, emrin e klasës 8c. Lëreni librat e rendituni te sheshi i lojërave”.

MĂ«suesi:

“Bëhuni të guximshëm, fëmijët e mi. Tregojuni që nuk keni frikë”.

E gjithë klasa rreshtohet në shesh të lojërave dhe ushtarëve u ipet urdhëri për të marrë shenjë.

MĂ«suesi:

“Fëmijë, t’u tregojmë fashistëve që nuk kemi frikë. Ta këndojmë një këngë!”

Nxënësit fillojnë të këndojnë, fillimisht më qetë, e më vonë me gjtihnjë më shumë zë. Kënga e tyre e shokoi e trazoi Herr Kommandantin. Ai i pa se si të gjithë ishin krenar e pa frikë, me gjasë duke kënduar ndonjë këngë partizane jugosllave, duke i sharë e përqeshë armiqtë e tyre. Megjithatë, në mes të rreshtit ishte një student që po i fërkonte faqet e tij të kuqe, e po qante shumë. Herr Kommandant iu afrua këtij nxënësi dhe filloi të zgërdhihej.

Herr Kommandant:

“Çka ndodhi? Pse ti s’po tregohësh i guximshëm si tjerët? Pak më herët isha i bindur që secili student në klasën 8c ishte i lumtur që të vdiste në prani të armiqve. Pse po qanë?”

Nxënësi:

“Qysh mos me qajtë…? Jam i klasës 8b e erdha n’8c veç m’e marrë shkumësin për klasën teme”.

***

Duke e përzier gjellën e peshkut, i morri erë thellë aromës së saj dhe mendoi se çfarë kishte ndodhur me Milivojen e vjetër, dhe se a ishte martuar apo jo ai. A thua a vërdallet ende duke i bërë disa njerëz të qeshin, e duke i vënë në siklet disa tjerë, me tregimet e tij morbide?

Gjella gati u bë dhe erdhi koha kur Vesna e pin cigarën e parë të ditës. Prej kur u bë astronomik çmimi i cigarës së preferuar të saj, ajo i premtoi vetës që nuk do të pinte më shumë se tri cigare në ditë. Sapo e ngrehi tymin e parë, fqinji i parë i Vesnës, Chris, me të cilin e ndante një ballkon, doli nga dhoma e tij dhe i kërkoi një cigare. Meqë Chris asnjëherë nuk i kishte marrë dikujt diçka pa e kthyer ose paguar të nesërmën, Vesna me kënaqësi ia ofroi një cigare fqinjit të saj, e madje i ofroi edhe një tjetër që ta kishte për më vonë.

Chris foli pak për karrierën e tij si shofer i Uber, e i tregoi se si shkon me veturë deri në punë në San Francisco çdo të premte, e flen në veturën e tij për të ruajtur para. Ai i tha Vesnës që si person i zi në Amerikë, ai duhet të punojë dyfish më shumë e të sillet dyfish më mirë se një person i rëndomtë i bardhë, për t’u konsideruar anëtar i pranueshëm i shoqërisë. “Jam pajtu me këtë gjë”, tha Chris, “dhe e konsideroj vetën me fat, si dhe jam krenar që mund t’i përballoj të gjitha këto që më hidhen fytyrës”.

Vesna deshi që t’ia thoshte disa fjalë mbështetëse e ta shprehte dhimbjen që e ndjente për këtë padrejtësi kaq të hapur, por nuk dinte se si t’i shprehte këto në anglisht. Psherëtiu dhe ngurroi, e momenti për të thënë diçka të tillë iku dhe u avullua.

Ata pinë cigare në heshtje deri sa arriti në ballkon aroma e këndshme e gjellës së peshkut, e kështu lindi edhe një temë diskutimi për dy fqinjtë.

“Po i vjen shumë era e mirë”, tha Chris. “Çka je duke përgatitë?”

“Po bëjë gjellë t’peshkut”, tha Vesna. “Është recetë e vjetër e Jugosllavisë”.

“Super”, tha Chris. “Qysh e bon?”

Tepër e lumtur që po i vie mundësia për të folur për fushën e saj të ekspertizës, Vesna i rregulloi pak pixhamet e saja që pa dashje e bënin që të dukej seksi, morri frymë thellë për t’i mbledhur mendimet, dhe filloi t’ia shpjegonte se si bëhej gjella jugosllave e peshkut.

“Po, i pjeki sardinat me një sos special. Është shumë i mirë, shumë i shijshëm. Duhet të shkosh në shitore për të blerë sardina të vogla. Blenë sos të domateve… më mirë të konservës, se janë më pak të thartuara. Merr gjethën e javorika… nuk e di si thuhet në anglisht. Duhet t’i fërgosh sardinat, por jo shumë. Pastaj e merr një tenxhere të madhe, e fut brenda një shtresë me sardina, një shtresë me lavorika, një shtresë me sardina, i shton majdanoz, pak kryp, pak biber, pak qepë, pak spec, pak vegetë… nuk e di si i thonë anglisht. Mbulon gjithçka me sos të domateve prej konservës, dhe shton pak ujë. E len deri sa të fillojnë të dalin fluska. Nxehtësia duhet me qenë e vogël, jo në nëntësh apo tetësh, por në dysh apo tresh, dhe e len të zihet për disa orë”.

“Ok, ok”, tha Chris, pak si me pa durim. “Kur e din që është gati?”

“Gati për disa orë”, tha Vesna. “Sardinat e vogla duhen me qenë të buta, edhe gjithçka tjetër e squllët”.

Chris i hedhi një shikim orës dhe tha se duhet të hajë mëngjes para se të nisej për punë. E falenderoi Vesnën për cigare dhe i tha që do t’ia blente një paqetë pas punës.

Vesna u kthye brenda për ta bërë gati tryezën e për t’i pritur shoqet e saja. U mundua por nuk arriti që të kujtonte herën e fundit kur ishte ndjerë kaq e lumtur e me kaq shumë vetëbesim.

Meqë gjithçka ishte gati, Vesna vendosi që të ulej, t’i vinte këmbët mbi karrige e të shikonte pak TV. E shikoi një emision komedi dhe kuptoi gati gjithçka që po thoshin aktorët. Madje i kuptoi edhe disa hajgare e qeshi me zë disa herë.

***

Në ora katër pasdite, thirri Cornelia dhe e informoi Vesnën që nuk mund të vinte sepse duhetj ta ruante nipin e saj. Në katër e gjysmë, Aurelia i dërgoi mësazh në të cilin kishte shkruar se i duhej të merrte pjesë në një takim me një grup studimi të Biblës, dhe i kërkoi falje.

Vesna u ul në tavolinë dhe i hëngri disa lugë gjellë të peshkut. “Shumë spec i kam qitë”, mendoi vetmevete. E bëri një çaj dhe hëngri bombica të kumbullës. Në TV ishte një emision në stilin e lojës me kuiz, por Vesna nuk po arrinte që t’i kuptonte rregullat, e nuk e kuptonte as pse po zgërdhiheshin garuesit. Së pari e uli volumin, e më pas e ndali TV krejtësisht. I erdhi koha për cigarën e dytë, e kështu doli në ballkon. Fryma ia ndalte vazhdimisht flakën e çibritit. Pesë i harxhoi para se ta ndezte cigarën.

Në një moment mendoi që e dëgjoi Chrisin duke dalur, por kur u zgjat në ballkon e pa se vetura e tij nuk ishte e parkuar në vendin e zakonshëm. “Po ia lë gjellën para derës”, mendoi Vesna vetmevete. E hodhi cigarën, nxitoi brenda dhe e derdhi pak gjellë në një enë të plastikës. Bombicat e kumbullës i mbuloi me fletë metalike, e dollmat i la në një tenxhere. Me kujdes i aranzhoi të gjitha në një qese të plastikës, doli jashtë përsëri, dhe i la para derës së fqinjit të saj.

Entuziazmi që e ndjeu më herët në mëngjes papritmas iu kthye dhe e bëri që të ndihej pak e trullosur. E kaloi pjesën e mbetur të mbrëmjes e ulur në divan, duke shikuar televizor e duke dëgjuar me kujdes për hapat e fqinjit të saj. Kohë pas kohe shikonte vjedhurazi nëpërmjet perdeve. Doli që ta pinte edhe një cigare, po Chris nuk ishte askund. Atë natë, Vesna u mundua që të flente por nuk arriti deri në ora tre të mëngjesit. U ngrit në ora shtatë dhe doli para derës me shpejtësi, duke mos e kryer ritualin e saj të mëngjesit me kafe. Shkoi te dera e fqinjit të saj. Qesja e plastikës ishte ende aty.

“Me siguri ka shku n’San Francisco”, mendoi Vesna vetmevete. “Ushqimi është i ftohët dhe me gjasë është prishur”. E piu edhe një cigare, e morri qesën dhe u kthye brenda për të bërë kafe.

Ilustrimi: Milan Djurasovic.

KOMENTO