Në thelb

VIDEO: Pengesë burokratike

Nga - 15.11.2016

Regjimi i vizave Kosovë-BiH po i pengon qytetarëve.

Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët kosovar kanë nevojë për vizë në mënyrë që të hynë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH). Një marrëveshje reciproke hyri në fuqi në vitin 2014 për qytetarët e BiH, sa i përket hyrjes në Kosovë.

Këto dy vende i kanë marrëdhëniet e tensionuara politike dhe ekonomike, dhe përveç kësaj, edhe bashkëpunimin në fusha kulturore e akademike e kanë tepër të kufizuar.

Në shumë raste, lidhjet miqësore e familjare bëhen të vështira për t’u ruajtur, sepse procesi i marrjes së vizës është tepër i ndërlikuar dhe i shtrenjtë, dhe rezultati i aplikimit për vizë është i pasigurt.

Ky film i shkurtër dokumentar është për atë se si qytetarët e BiH dhe Kosovës përballen me dhe përpiqen ta tejkalojnë këtë situatë, dhe për pasojat që regjimi i vizave i ka në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Xhirimi dhe montimi nga Amer Kapetanovic.

Produksioni nga Mediacenter Sarajevo.

Filmi u xhirua me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

  • PËR AUTORIN/EN Amer Kapetanovic
  • Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht/kroatisht/boshnjakisht.

KOMENTO