Monografitë | LGBTQ+

VIDEO: Zbrazëti në sistemin ligjor

Nga - 10.10.2017

Legjislacioni duhet të merret me martesën ndërmjet personave të të njëjtit seks, me krimet e urrejtjes dhe me fluiditetin e identiteteve gjinore.

A mund të martohen dy persona të të njëjtit seks në Kosovë? Mund të mendoni që jo, meqë nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë – na besoni, do t’ia dëgjoni krismën kur të ndodhë – por realiteti është shumë më i ndërlikuar. Në këtë video ne i eksplorojmë kufizimet e legjislacionit të Kosovës sa i përket përballjes me këtë çështje për të cilën po luftojnë lëvizjet LGBTI nëpër botë.

E analizojmë gjithashtu situatën sa i përket realizimit të tranzicionit të një identiteti gjinor. A mund të ndryshohet lehtësisht dhe në mënyrë administrative ginia e një personi? Çka nevojitet tjetër?

Në përgjithësi, legjislacioni i Kosovës duhet t’i adresojë përsëri qasjet kyçe ndaj realiteit të fluiditetit gjinor dhe orientimit seksual përtej rregullave heteronormative. I analizojmë disa shembuj specifikë të cilët flasin qartë për nevojën e rishqyrtimit të sistemit ligjor.

Shikojeni videon dhe mësoni se ku janë zbrazëtitë në sistemin ligjor, dhe si duhet të veprojnë ligjvënësit në Kosovë para se të bëhet shumë vonë.

Hulumtimi i tekstit: Venera Cocaj

Video gazetare: Dafina Halili

Kamerman dhe montazher: Mathieu Jouffre

Video e prodhuar nga K2.0.

E drejta e autorit i takon K2.0.K

Kthehu prapa tek Monografia