S`fundmi | K2.0

Puno në K2.0

Nga - 03.10.2015

Na vjen keq — aktualisht nuk ka vende të hapura pune si staf i rregullt i K2.0.

Megjithatë, nëse je autor i pavarur, gazetar, bloger, fotograf apo dizajner dhe dëshiron ta prezantosh një ide, na shkruaj në contact@kosovotwopointzero.eu me temën “Ide përmbajtësore”.

PROGRAMI I PRAKTIKËS NË K2.0

Kërkojmë studentë dhe të sapodiplomuar nga Kosova dhe më gjerë, të cilët i kanë pasion idetë inovative dhe kanë interes në gazetari, shkrime për revista, blogë e të tjera.

Si praktikant, mund të jesh pjesëmarrës aktiv në punën javore të redaksisë, si dhe pjesë e ngjarjeve që organizohen në K2.0.

Duhet të dish së paku njërën nga këto gjuhë: shqip, serbisht, anglisht — e nëse je nga Kosova, dy gjuhë janë përparësi.

Megjithëse jemi fleksibilë kur flasim për orarin e punës, për praktikë duhet të përkushtohesh për një muaj të plotë në mënyrë që të përfitojnë të dy palët.

Aplikacionet i pranojmë vazhdimisht në contact@kosovotwopointzero.eu me temën “Aplikacioni për praktikë”. Aplikacionit duhet t’ia shtosh CV-në, letrën e motivimit, si dhe disa shembuj shkrimesh nëse ka të tillë.