Blogbox | Feminizmi

Në mendjen e një artisti mizogjinist

Nga - 25.06.2019

Roli i grave në artin delikat të mizogjinisë.

Nëse secila vepër artistike ka në parapavijë aspektin politik, personal dhe biografik të artistit, atëherë çfarë prapavije ka një veprim individual i tij, dhe a është në thelb egocentrike marrëdhënia e një artisti me artin? 

Kur artisti kërkon t’i kuptojë dhe shprehë ndjenjat dhe impulset e tij përmes pikturës, muzikës e teatrit, nëpërmjet këtyre ndjenjave të shprehura që lidhen me nënvetëdijen e tij të dalluar, ai objektifikon gratë dhe vajzat. 

AJO portretizohet si një bollëk ngjyra, jetë dhe ndjenja, që vizualisht dhe shpirtërisht ndërlidhen me ndjeshmërinë e artistit. Një portretizim që reflekton aspektin personal të përjetimit dhe perceptimit imagjinar, por prapë edhe në këtë stad ky portretizim mbetet i kufizuar në minimizim të rolit shoqëror. Dhe pikërisht atëherë kur publiku i gjerë gjatë analizimit të veprës artistike arrin të dallojë dhe të kuptojë këtë lloj raporti, gjithçka që është dukur në rregull deri në këtë pikë, fillon të ndryshojë.  

Sepse AJO portretizohet si e varur, për fantazi seksuale, varshmëri, çlirim. Dhe të gjitha këto “justifikohen” me ndjeshmërinë dhe perceptimin personal, i cili del të jetë i lidhur me nënvetëdijen e dalluar për gjinitë. Një vepër artistike që shpërfaqë pikëpamje të tilla mund të themi se është reflektim në pasqyrën narcisiste të maskulinitetit. E pamja që shpesh na ndodhë të shohim, nuk është ajo që çfarë feministët, dhe të gjithë që avokojnë për barazi, do të dëshironin të shihnin.

Dhe gratë shpesh hezitojnë të kritikojnë artin që i objektifikon, dallon dhe përul, sepse duan t’i shmnagen presionit social të krijuar pikërisht nga pamundësija e tyre për ta perceptuar estetikën.

Nuk ka grua e vajzë që nuk është parë si objekt ndonjëherë gjatë jetës së saj; qoftë duke blerë mëngjesin, në një dyqan lulesh, në rrugë, duke hipur në tren, apo duke pritur një telefonatë. Por, përveç kësaj, gratë dhe vajzat janë bërë shpesh objekt edhe janë diskriminuar përmes artit. Po, janë diskriminuar në një nivel kaq të sofistikuar të komunikimit të ideve, në bashkëveprimin shumë unik me botën, në krijimtarinë e dikujt që mijëra adhurues e ndjekin si udhërrëfim. 

Jemi dëshmitar të veprave artisitike ku karakteret vajza dhe gra portretizohen si dekor dhe ky portretizimin bëhët i pashmangshëm. Ashtu si një ushqim i mirë, një kafe në kohë darke, vepra e artit asimilohet me seksizëm, një nevojë esenciale në shprehjen e ndjenjave artistike. Si tek Twin Peaks”, ku burrat janë burra, ndërsa gratë sensuale, servile, pa ambicie, ose të vdekura. 

Por bota e artit e toleron abuzimin sepse beson që artistët janë mbi të gjithë dhe rregullat nuk vlejnë për ta. Të mbrosh artin mizogjinist nuk mund të ndahet prej justifikimit të gjithçkaje tjetër të keqe mizogjiniste në jetën reale. Mizogjiniteti në vepra të artit krijohet mbi pasiguritë intelektuale të grave për të kuptuar një të vërtetë më të madhe dhe më të lartë. Shpesh nuk mund të kritikosh artin për veprime seksiste sepse cilësohesh njëjtë si një injorant që krahason punimet në një galeri arti me punimet e bllokut të vizatimit të klasës së tretë. 

Dhe gratë shpesh hezitojnë të kritikojnë artin që i objektifikon, dallon dhe përul, sepse duan t’i shmnagen presionit social të krijuar pikërisht nga pamundësina e tyre për ta përceptuar estetikën.

Njëjtë siç është artistikja politike dhe personalja politike, është edhe artistikja personale.

Në këto rrethana, nuk mund të kritkosh filmat me përmbajtje seksuale sepse cilësohesh që po shfaq ndjenja seskuale të shtypura e komplekse, nuk mund të kritikosh sepse vetë paraqitja jote e shpreh të kundërtën e asaj që deklaron. 

Më të vertëtë?! Pse duhet gratë dhe vajzat ta besojnë ketë? Pse duhet të besojmë që nuk mund të jemi të zëshme ndaj çdo gjëje që na pengon? Atëherë, pse mos të kritikojmë gjithçka mizogjiniste rreth nesh? Gjithçka që nuk na lejon të marrim frymë lirishëm dhe të ndërrojmë konstrukte sociale të parapërcaktuara? 

Nëse kritikon pikturat e Eduart Manet për degradim komercial të paraqitjes së femërores në pikturim, mund të cilësohesh si feministe e padurueshme dhe arrogante. S’mund të jesh kritik i artit nëse nuk e kritikon atë për paraqitjen apo përshfytyrimin e çështjeve feministe. S’mund të jesh artist, dhe nuk ke asgjë për të na interpretuar kur në jetën personale krijon dhunë, urren dhe minimizon rolin e vajzave dhe grave në shoqëri. 

Njëjtë siç është artistikja politike dhe personalja politike, është edhe artistikja personale. Kur u kritikua në vitin 2009 poeti dhe romancieri Jay Parini për novelën që u shndërrua në film “The Last Station”, mori si referencë Pikason për të ndarë artin nga artisti. Ai tha: “A mund ta ndash me të vërtetë artin nga burri apo gruaja që krijon atë art?” 

Përgjigjja është po, patjetër. Duke kërkuar të krijojmë parale mes rrafshit personal dhe artistik. Por ka shumë shembuj në histori të artistëve të mëdhenj që ishin njerëz me të meta të tmerrshme, që silleshin shumë keq dhe dëmtonin ata përreth tyre. Dhe nëse dikush mund ta matë punën e artistit, është audienca, dhe ky rrafsh personal i raportit të artistit me gratë dhe vajzat në shoqëri, do të duhej të ishte indikator i vlerësimit artistik. 

Një grup feministësh që dëshirojnë t’i bëjnë me dije audiencës që kanë arritur të njohin mendjen e një artisti seksist.

Por, askush nuk shikon një pikturë të Pikasos në një muze dhe thotë, “nuk duhet ta marr seriozisht këtë punim, sepse Pikaso i mashtroi gratë e tij të shumta dhe ishte abuziv ndaj djalit të tij”, dhe fakti që Carl Andre, artisti minimalist i cili supozohet se shtyu gruan dhe artisten Ana Mendieta nga një dritare prej katit të 33-të, nuk ndikon drejtpërdrejt në skulpturat e tij minimaliste. 

Të gjitha veprat e artit, pikturat, skulpturat, dramat, filmat dhe veprat muzikore që shfaqin seksizëm, urrejtje dhe minimizojnë rolin e grave në shoqëri, dhe mënyra se si këto janë parë dhe janë trajtuar si trashëgimi artistike, janë tragjike, dhe për këtë ia vlenë të protestojmë. 

Andaj, mund të protestojmë në një formë tjetër të poezisë, sic është Slam Poetry për shembull. Një grup feministësh që dëshirojnë t’i bëjnë me dije audiencës që kanë arritur të njohin mendjen e një artisti seksist. E kanë parë dhe dëgjuar tek urren gratë dhe mbivlerëson pozitën e tij në shoqëri. E kanë parë dhe dëgjuar tek vlerëson estetikën me përmasa trupore, e keqinterpreton sensualen dhe zhvillimin shoqëror përparimtar, dhe e redukton në rol gjinor të parapërcaktuar. Dhe…

Tani jemi të zemrume, oh sa shumë!

Artist Mizogjinist

Ti veç art s’bon

Artist 

Trupi ynë s’osht shtëpi e egos tonde

Artist Mizogjinist 

S’je rritë tu mësu me dasht’ njejt në krejt gjinitë

Tash jemi të zemrume, e ti ki faj! 

Artist Mizogjinist 

Kjo osht zhurmë, për artin tonë të barazisë!

Foto kryesore: Faton Selani / K2.0.