A je i/e pasionuar pas nismave kreative, ideve të reja dhe avokimit? A mendon se perspektivat e reja, bashkëpunimi dhe mësimi i vazhdueshëm mund të sjellin ndryshim në shoqëri? A je një “realizues/e”, që orientohet drejt zgjidhjeve dhe që lulëzon në një mjedis dinamik dhe të shpejtë?
Nëse iu përgjigjët të gjitha këtyre pyetjeve me “po”, ti mund të jesh personi që po e kërkojmë!
Prodhimi ynë i përditshëm editorial online plotësohet nga një program i gjerë i ngjarjeve offline që synon t’i bashkojë njerëzit në një hapësirë inovative. Dëshirojmë t’i inkurajojmë qytetarët aktivë që të flasin hapur për shqetësimet, shpresat dhe idetë e tyre dhe të përpiqen t’u gjejnë zgjidhje çështjeve shoqërore, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Dhe Menaxheri/ja i/e Projektit është thelbësor/e për të ofruar çka na duhet që të mund t’i arrijmë këto qëllime.
Kjo është mundësi entuziaste për një person që dëshiron të jetë pjesë e gazetarisë dhe medias progresive dhe të luajë rol vendimtar në suksesin dhe rritjen e vazhdueshme të organizatës sonë.
Po kërkojmë një Menaxher/e të Projektit që t’i bashkohet ekipit tonë energjik dhe të ndihmojë në realizimin e programeve tona dinamike.
Pozita: Menaxher/e i/e Projektit
Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 13 Janar, 2022
Fillimi i punës: Shkurt, 2023
Përgjegjësitë:
- Menaxhon projektet e caktuara në vazhdimësi, përfshirë përgatitjen e raporteve të progresit dhe përfundimtare narrative, lidhjen e drejtpërdrejtë me donatorët e caktuar, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që vijnë si rezultat i projekteve të caktuara, në koordinim me menaxherin e programit;
- Ndihmon kur dhe nëse ka nevojë në zhvillimin e projektit dhe shkrimin e propozimeve;
- Inicion, dorëzon dhe mbikëqyrë të gjitha ngjarjet, aktivitetet dhe programet e ngritjes së kapaciteteve të organizatës. Menaxhon orarin e ngjarjeve të përcaktuara, duke u siguruar se të gjitha aktivitetet e K2.0 po organizohen dhe zbatohen siç parashihet, përfshirë këtu organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të përzgjedhjes për thirrjet e hapura (për trajnime, punëtori, etj.) dhe bën të gjitha aranzhimet logjistike për ofrimin e projekteve individuale, përfshirë (por duke mos u kufizuar në) kontaktimin dhe konfirmimin e folësve dhe përkthyesve, rezervimin e vendeve dhe produkteve freskuese, aranzhimin e udhëtimeve dhe akomodimit, blerjen e burimeve të nevojshme, koordinimin me kontakte dhe komunikime, etj.;
- E drejton Hub 2.0 si vend dhe platformë programesh që i mbledh dhe angazhon të rinjtë përmes inicimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve;
- Mban lidhje me partnerë të jashtëm, si dizajnerë dhe kompani të printimit;
- Hulumton rreth temave dhe koncepteve të mundshme për ngjarjet e ardhshme, propozon ide të reja dhe i realizon ato, zhvillon strategji për organizimin efikas dhe të suksesshëm të ngjarjeve dhe programit të ngritjes së kapaciteteve;
- Organizon aktivitete ad-hoc, ngjarje dhe/apo projekte që mund të ndodhin ndërkohë, përfshirë por duke mos u kufizuar në ekspozita apo biseda;
- Mban sisteme të qarta organizative dhe hulumton të dhëna dhe informacione përkatëse për çdo ngjarje dhe aktivitet.
Kandidati/ja i/e duhur për këtë pozitë duhet të jetë:
- I/e organizuar dhe i/e sigurtë në menaxhimin e njerëzve, ngjarjeve dhe projekteve;
- Ka aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe detyrave të shumta në të njëjtën kohë;
- Është entuziast/e, i drejtuar nga zgjidhjet dhe i qëndrueshmëm;
- Është në gjendje të punojë brenda afateve dhe t’i plotësojë detyra nën presion në një mjedis dinamik;
- Është komunikues/e i/e shkëlqyer dhe i/e saktë;
- Është i/e vetë-motivuar dhe i/e pasionuar për të kontribuar në rritje të organizatës;
- Është i/e informuar mirë për zhvillimet aktuale në gazetari, media dhe çështjet e të drejtave të njeriut;
- Është shumë profesional/e gjatë tërë kohës që përfaqëson K2.0.
Aftësitë dhe përvoja që kërkohet:
- Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse;
- Së paku tri vite përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve komplekse në OJQ, duke përfshirë të paktën një vit përvojë në menaxhimin e ngjarjeve;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të shkruar;
- Gjuhët: Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (gjuha serbe është plus, por jo kusht).
Për të aplikuar, kliko këtu deri të premten, më 13 janar 2023. Ju lutemi në aplikim bashkëngjitni:
- C.V.;
- Letër motivimi;
- Emrat dhe detajet e kontakteve të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për të marrë një referencë.
Imazhi i ballinës: Ferdi Limani / K2.0.
Te punoj si Manager i projekteve .Jam e kyqyr ne OJQ te ndryshme me vite .