
Test_9 Qershor 2026
Titulli shkon ketu.
Në këto zgjedhje, qytetarëve nuk iu kërkua të zgjedhin mes vizioneve të ndryshme politike, por të marrin pjesë edhe një herë në përpjekjen e partive për ta shmangur nevojën për kompromis me njëra-tjetrën.
25Pershkrimi i numrit ketu.
Titulli
Në një bisedë që K2.0 pati me Bind Skejën, profesionist i shëndetit mendor, rreth nismës për hartimin e një ligji për parandalimin e vetëvrasjes, u pa se edhe çështjet më urgjente mbeten peng i zhvillimeve politike. Ky ligj, është i nevojshëm që të institucionalizohet, ndër tjera, ndihma e parë për personat që kanë mendime vetëvrasëse, linjë e cila mezi po mbahet nga Linja e Jetës pa fonde të mjaftueshme, i ka shkurtuar orët e punës. Në prill, Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e komisionit ad-hoc për hartimin e këtij projektligji, por me ndryshimin e legjislaturës, procesi rrezikon të shtyhet edhe më tej.
Njëjtë, në bisedat që zhvillova me Agon Maliqin, analist i politikave dhe aktivist i shoqërisë civile, dhe Augustin Palokajn, korrespodent i grupit Koha nga Brukseli, që e ndjek për së afërmi nga fillimi procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), të dytë e vendosën mungesën e stabilitetit institucional në thelb të pasigurisë së Kosovës, kur bëhet fjalë për tema të mëdha siç janë dialogu me Serbinë, integrimi në BE dhe anëtarësimi në organizata të tjera ndërkombëtare që e forcojnë sovranitetin e vendit, veçanërisht në një periudhë kur gjeopolitika globale po ndryshon vazhdimisht.
Këto procese kanë mbetur pezull, ndërsa Kosova vazhdon të sillet në të njëjtin rreth vicioz. Pa institucione stabile, vendi nuk ka kapacitet të shënojë hapa përpara në dialog me Serbinë, t’i zbatojë reformat e kërkuara për integrim evropian, apo të shfrytëzojë momentet diplomatike kur ofrohen ato.

Agnesa Mehanolli
Agnesa Mehanolli është koordinatore e përmbajtjes digjitale në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet për Dramaturgji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.