K2.0 PODCASTS

THYERJA E HESHTJES, TRANSFORMIMI I ZHURMËS

 

Mirësevini në K2.0 Podcasts!

Në K2.0, jemi në disponim për të eksperimentuar dhe këtë po e bëjmë me lansimin e podcast-eve. Nëpërmjet këtij formati të ri, do t’u sjellim më afër storjeve e mbi të gjitha do ta eksplorojmë një medium të mbushur me mundësi për të reflektuar. Në një kohë kur ka shumë zhurmë, me K2.0 podcasts ju mund të zgjedhni se kur dhe çfarë dëshironi të dëgjoni!

Për t’i përcjellur rregullisht dhe në mënyrën më të mirë K2.0 Podcasts, thjeshtë ndiqni kanalin tonë, Kosovo 2.0, në cilindo prej aplikacioneve të preferuara për podkaste – është krejtësisht pa pagesë. Mund të na gjeni në shumicën e aplikacioneve për paisje IOS dhe Android, përfshirë këtu Apple Podcasts, Google Podcasts etj. Duke e ndjekur kanalin tonë për podcasts, Kosovo 2.0, apo drejtpërdrejtë në emisionet tona, Outloud dhe Konteksti, do të informoheni sa herë që e lansojmë një episodë të re.

Nëpërmjet aplikacioneve të juaja, mund t’i dëgjoni podcast-et tona gjatë kohës kur jeni online, apo mund t’i shkarkoni në telefon dhe t’i dëgjoni kur të keni dëshirë edhe kur jeni offline.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të tregimeve personale dhe rrëfimeve, ideve që sfidojnë dhe na ndihmojnë t’i kuptojmë rrëfenjat rreth nesh dhe bisedave që e thyejnë heshtjen.

 

Outloud Autorët e K2.0 lexojnë për ju.

Ka shkrime të fuqishme, që thjeshtë janë më të fuqishme kur vijnë nga zemra. Ne i zgjedhim disa nga punimet më personale në K2.0 dhe i lexojmë me zë – sa më shpesh që është e mundur, nëpërmjet zërave të vet autorëve. Le t’i lexojnë për ju autorët e K2.0.

Ndiqni Outloud në Apple Podcasts · Google Podcasts

*Shkarkoni, filloni një bisedë apo ndani episodat tona të podcast-eve në rrjete sociale nëpërmjet faqes së episodave (thjeshtë klikoni titullin e episodës që e zgjedhni).

 

Konteksti — Shpjegimi i së tashmes

Përtej kryetitujve dhe zhurmës së lajmeve të përditshme, ‘Konteksti’ synon ta shpjegojë të tashmen duke eksploruar prapaskenën e narrativave dhe ngjarjeve kryesore, duke sjellë në sipërfaqe perspektivat politike, sociale dhe kulturore rreth çështjeve që kanë rëndësi.

DATA E LANSIMIT: SË SHPEJTI!K