Më 27 qershor, prej orës 18.00 po mblidhemi në hapësirat e K2.0 për ta festuar 15-vjetorin tonë, një moment që duam ta ndajmë me juve, që keni qenë me ne çdo ditë këto 15 vjet.
Një nga ëndrrat tona të kahmotshme po bëhet realitet: po e hapim librarinë tonë konceptuale me botime të pavarura nga Kosova dhe rajoni, të mbledhura në një vend të vetëm. Përveç botimeve dhe produkteve tjera të K2.0, po sjellim edhe revista, libra artistikë dhe botime tjera për të cilat do t’ju tregojmë së shpejti. Kemi zgjedhur gjithçka me shumë kujdes e kureshtje, që ky vend të ketë diçka për të gjithë/a, derisa synojmë që librarinë ta zgjerojmë vazhdimisht me tituj të rinj.
Kjo librari do të jetë një hapësirë e re për të lexuar, diskutuar, punuar, ndarë rrëfime ose thjesht për t’u mbledhur e takuar.
Këtë çast të rritjes sonë do ta shënojmë edhe me një botim të ri “Fragmente të jetuara”, që përmban një përzgjedhje të rrëfimeve të botuara në K2.0 gjatë viteve 2010-2025. Me këtë botim kthehemi mbrapa, te blogu i parë në K2.0 e te rrëfimet, që autorë/e të ndryshëm i kanë treguar në dhe përmes K2.0.
Hajdeni prej orës 18:00, shiheni librarinë, festoni, shfletoni botimet, e edhe bleni ato që ju pëlqejnë.
Për muzikën do të kujdesen:
- Tesa & Rudi
- Agnes
- Adrian Berisha
Ju mirëpresim.